Bukuroshja Trixa e cila garoi për gjysmëfinalen e “Dancing With The Stars” prezantoi zyrtarisht të dashurin e saj. Ajo ka shprehur se ka përjetuar emocionet më të mëdha në jetën e saj. Konkurrentja e DWTS Beatrix Ramosaj ka përzgjedhur pikërisht të dashurin si partner në skenë, për të dhuruar një performancë romantike teksa interpretonin këngën e famshme “Dhoma 609”, të cilën Triksa ia ka dedikuar pikërisht atij.
Edhe pse çifti i ka kaluar suazat e flirtit dhe janë prezantuar zyrtarisht si çift, të dy i kapluan emocionet në skenë, e megjithatë anëtarët e jurisë i komplimentuan për atë çfarë përcollën.

Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com