Këngëtarja me origjinë shqiptare është nderuar në “Variety Hitmakers Brunch 2018” me çmimin “Kompozitorja e vitit”, në Ëest Hollyëood, Kaliforni. Ylli i hitit “Say my name” u përlot në fjalimin që mbajti pas vlerësimit dhe videoja po bën xhiron e rrjetit.
Bebe Rexha e cilësoi këtë çmim si një “Grammy” dhe tha se aftësinë për të shkruar këngë nuk do ta neglizhonte asnjëherë, as kur të ndalonte së performuari.
“Ndonjëherë gjendemi duke kërkuar gjithnjë e më shumë e më shumë nga vetja dhe jeta por ky çmim për mua është një “Grammy”. Dikur e krahasoja veten time me atë të të tjerëve, por një ndër gjërat për të cilat jam krenare dhe mirënjohëse është aftësia ime për të shkruar këngë, aftësi që do ta kem edhe kur një ditë të ndaloj së performuari,”- thotë Rexha. Në event ishte gjithashtu e pranishme Dua Lipa e cila u vlerësua me çmimin “Artistja e vitit”.