Kënëtarja shqipatare me famë botërore Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen me manikyrin e saj të ri në ngjyrë smeraldi, duke sjellë një ide elegante për ata që duan t’i japin pamjes së tyre një prekje Halloween-i.
Këngëtarja u shfaq me këtë stil të veçantë thonjsh në natën e hapjes së shfaqjes Lincoln in the Bardo, në Metropolitan Opera të Nju Jorkut. Ajo la pas thonjtë e zinj, që janë kthyer në një nga elementet e saj karakteristike, për të zgjedhur një nuancë të errët jeshile me efektin “cat-eye”.
Manikyri u realizua nga artistja e njohur e thonjve, Mei Kawajiri, dhe dallohet për shkëlqimin e thellë, që të kujton gurët e çmuar, mollët e karamelizuara në ngjyrë të errët apo edhe luspat e gjarprit.
Ky stil konsiderohet një alternativë e përsosur për ata që duan të përfshijnë atmosferën e Halloëeen-it në pamjen e tyre, duke ruajtur njëkohësisht elegancën dhe finesën.












Komente
Komento