Ditën e djeshme mbërritjen në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës këngëtarja dhe kompozitorja me famë botërore Bebe Rexha e ka përjetuar me gëzim.
 
Ajo është pritur nga një grup të rinjsh të kryesuar nga vajza e kryetarit të kuvendit Ilir Meta. "Jam e lumtur që jam në Shqipëri", ka thënë ajo.
 
E lindur në një familje shqiptare në Amerikë, Bebe Rexha nuk e ka harruar as gjuhën shqipe as të afërmit e saj: “Jam e lumtur që jam në Shqipëri.
 
Jam krenare që jam shqiptare”, është shprehur e emocionuar Bebe Rexha në gjuhën shqipe, duke u shprehur më tej se “Do të më shihni në koncert!”.
 
Koncerti i këngëtares Bebe Rexha do të jepet sot në orën 6.00 të mbrëmjes në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com