Rexhe ka gjetur rastin të falenderojë babanë e saj, duke përmendur se familjet e tre yjeve të muzikës, kanë sakrifikuar shumë që ato të jenë aty ku janë.
"Jam në vend të 13 në iTunes në Britani. 3 vajza shqiptare janë pjesë gjithashtu. Kjo është e pabesueshme! E di që prindërit tanë kanë punuar fort për të na siguruar një jetë më të mirë. Babai im ka ardhur në Amerikë në vitet ’80 dhe ka bërë shumë për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që kam arritur kaq larg. Jam akoma më shumë krenare për gratë shqiptare që po korrin sukses bashkë me mua tani! Kjo i dedikohet babait tim”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.
Duket sikur Bebe po nxit një lloj bashkimi midis vajzave, bashkim i cili ekziston tashmë midis Bebes dhe Ritës. Tashmë, pritet që vajzat të mos jenë të renditura vetëm në Top listën e këngëve së bashku, por t’i shohim të treja në një foto, apo, pse jo, në një bashkëpunim muzikor.
d.gj/ Shqiptarja.com