Bebe Rexha hap zemrën,tenton të
bashkojë Rita Orën me Dua Lipën
Bebe po nxit një lloj bashkimi midis Rita Orës dhe Dua Lipës, bashkim i cili ekziston tashmë midis Bebes dhe Ritës.
Bebe Rexha ka vendosur të hapë zemrën në Instagram. Ajo ka postuar një foto të listës së iTunes në Britani, ku 3 këngëtare shqiptare ndodheshin në top list. Bëhet fjalë për vetë Bebe Rexhan, në vend të 13, për Rita Orën, në vend të 4 dhe Dua Lipa në vend të 6. Ajo shprehet e entuziazmuar me këtë fakt, duke u ndjerë krenare jo vetëm për arritjet e saj në muzikë, por edhe për arritjet e bashkëatdhetareve të saj të suksesshme.
Rexhe ka gjetur rastin të falenderojë babanë e saj, duke përmendur se familjet e tre yjeve të muzikës, kanë sakrifikuar shumë që ato të jenë aty ku janë.
"Jam në vend të 13 në iTunes në Britani. 3 vajza shqiptare janë pjesë gjithashtu. Kjo është e pabesueshme! E di që prindërit tanë kanë punuar fort për të na siguruar një jetë më të mirë. Babai im ka ardhur në Amerikë në vitet ’80 dhe ka bërë shumë për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që kam arritur kaq larg. Jam akoma më shumë krenare për gratë shqiptare që po korrin sukses bashkë me mua tani! Kjo i dedikohet babait tim”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.
Duket sikur Bebe po nxit një lloj bashkimi midis vajzave, bashkim i cili ekziston tashmë midis Bebes dhe Ritës. Tashmë, pritet që vajzat të mos jenë të renditura vetëm në Top listën e këngëve së bashku, por t’i shohim të treja në një foto, apo, pse jo, në një bashkëpunim muzikor.
d.gj/ Shqiptarja.com
162/2
Sondazhi i ditës:
PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
16%
-
Të gabuar
80.2%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 1070
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shefi i NATO-s konfirmon prezencën e trupave koreano-veriore në Rusi: Përshkallëzim i madh për luftën në Ukrainë
28 Tetor, 14:04
-
Policia zbardh ‘atentatin’ e mbrëmshëm në Pllanë të Lezhës: S’u gjetën as gëzhoja dhe as armë, babë e bir nën hetim për kanosje
28 Tetor, 13:53
-
Manchester United shkarkon trajnerin Ten Hag
28 Tetor, 13:39
-
Avokati i Popullit nis hetim për procedurat e arrestimit të Ilir Metës nga Forcat Operacionale
28 Tetor, 13:31
-
SHBA zgjedh presidentin/ Harris ose Trump, këto shtete mund të vendosin
28 Tetor, 13:25
-
Letra e Ali Ahmetit, analisti për Report Tv: Alarm për të tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar! Në Maqedoninë e Veriut mund të ketë rritje tensionesh
28 Tetor, 13:13
-
Sali Berisha propozon të zhbëjë sistemin e ri të drejtësisë: SHBA e BE të heqin dorë! Të angazhojmë Komisionin e Venecias për rishqyrtimin tërësor
28 Tetor, 13:04
-
Linjat e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në BE dhe përfshirja e shqiptarëve! Dumani me 4 prokurorë të SPAK në Brazil
28 Tetor, 13:01
-
Pagesat për koncesionet në vitin 2025 arrijnë në 14.2 mld lekë! Rruga e Arbrit dhe kontratat në shëndetësi marrin vlerat më të mëdha
28 Tetor, 12:54
-
Bledion Nallbati goditi Vullnet Sinën në parlament, GJKKO pushon hetimet! Pranon kërkesën e SPAK
28 Tetor, 12:43
-
Komisioni Antikorrupsion, Xhafaj: Projekti unë, jo i ndërkombëtarëve, por i kërkuam asistencë e monitorim
28 Tetor, 12:27
-
PD kundërshton pr.ligjin për kërkimin shkencor, Zhupa: Cënon Kushtetutën! Zhbën titujt e gradave të profesorëve
28 Tetor, 12:19