Bebe Rexha hap zemrën,tenton të
bashkojë Rita Orën me Dua Lipën
Bebe po nxit një lloj bashkimi midis Rita Orës dhe Dua Lipës, bashkim i cili ekziston tashmë midis Bebes dhe Ritës.
Bebe Rexha ka vendosur të hapë zemrën në Instagram. Ajo ka postuar një foto të listës së iTunes në Britani, ku 3 këngëtare shqiptare ndodheshin në top list. Bëhet fjalë për vetë Bebe Rexhan, në vend të 13, për Rita Orën, në vend të 4 dhe Dua Lipa në vend të 6. Ajo shprehet e entuziazmuar me këtë fakt, duke u ndjerë krenare jo vetëm për arritjet e saj në muzikë, por edhe për arritjet e bashkëatdhetareve të saj të suksesshme.
Rexhe ka gjetur rastin të falenderojë babanë e saj, duke përmendur se familjet e tre yjeve të muzikës, kanë sakrifikuar shumë që ato të jenë aty ku janë.
"Jam në vend të 13 në iTunes në Britani. 3 vajza shqiptare janë pjesë gjithashtu. Kjo është e pabesueshme! E di që prindërit tanë kanë punuar fort për të na siguruar një jetë më të mirë. Babai im ka ardhur në Amerikë në vitet ’80 dhe ka bërë shumë për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që kam arritur kaq larg. Jam akoma më shumë krenare për gratë shqiptare që po korrin sukses bashkë me mua tani! Kjo i dedikohet babait tim”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.
Duket sikur Bebe po nxit një lloj bashkimi midis vajzave, bashkim i cili ekziston tashmë midis Bebes dhe Ritës. Tashmë, pritet që vajzat të mos jenë të renditura vetëm në Top listën e këngëve së bashku, por t’i shohim të treja në një foto, apo, pse jo, në një bashkëpunim muzikor.
d.gj/ Shqiptarja.com
45/2
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
66.8%
-
Edi Ramën
27.3%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6068
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kievi 'uron' për ditëlindje Putin, hakerat ukrainas sulm kibernetik ndaj medias shtetërore të Rusisë
7 Tetor, 17:07
-
VIDEOLAJM/ Në 18:00 nis protesta, FNSH prapa kryeministrisë, forcat Shqiponja tek kryesia e Kuvendit
7 Tetor, 17:06
-
VIDEO/Protesta e opozitës, blindohet edhe Kuvendi
7 Tetor, 17:05
-
Kosova heq kufizimin e importeve të mallrave nga Serbia, Kurti: Do të ketë kontrolle të shtuara
7 Tetor, 16:47
-
‘Vetëm ai punonte’, flet i ati i të riut që humbi jetën pas shpërthimit me tritol në banesën e motrave Nikolli: Po priste vizën për Gjermani
7 Tetor, 16:38
-
Foshnja 5 ditëshe vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi
7 Tetor, 16:06
-
Përmbytja e Vlorës, inxhinieri Bushi: Hidrovoret janë ndërtuar mbi 40 vite më parë, kanë nevojë për investime! Nëse ka rënë shi mbi kapacitetin e tyre...
7 Tetor, 15:52
-
Studentët preferojnë Infermieri, Ekonomik, Inxhinieri! Mësuesitë në pikën kritike, Rektorët: Duhet t’i reformojmë!
7 Tetor, 15:47
-
Lajçak tentativa për të rinisur dialogun Kosovë-Serbi: Shpresoj që të ketë takime javët e ardhshme
7 Tetor, 15:35
-
Gjykatës së Fierit i shtohen 5 gjyqtare të reja, shkon në 17 numri total i trupës gjykuese (EMRAT)
7 Tetor, 15:34
-
Artur Ajazi: Berisha si Lenini
7 Tetor, 15:28
-
Ilir Meta dhe anëtarët e PL i bashkohen protestës së thirrur nga Berisha
7 Tetor, 15:15