Bebe Rexha hap zemrën,tenton të
bashkojë Rita Orën me Dua Lipën
Bebe po nxit një lloj bashkimi midis Rita Orës dhe Dua Lipës, bashkim i cili ekziston tashmë midis Bebes dhe Ritës.
Bebe Rexha ka vendosur të hapë zemrën në Instagram. Ajo ka postuar një foto të listës së iTunes në Britani, ku 3 këngëtare shqiptare ndodheshin në top list. Bëhet fjalë për vetë Bebe Rexhan, në vend të 13, për Rita Orën, në vend të 4 dhe Dua Lipa në vend të 6. Ajo shprehet e entuziazmuar me këtë fakt, duke u ndjerë krenare jo vetëm për arritjet e saj në muzikë, por edhe për arritjet e bashkëatdhetareve të saj të suksesshme.
Rexhe ka gjetur rastin të falenderojë babanë e saj, duke përmendur se familjet e tre yjeve të muzikës, kanë sakrifikuar shumë që ato të jenë aty ku janë.
"Jam në vend të 13 në iTunes në Britani. 3 vajza shqiptare janë pjesë gjithashtu. Kjo është e pabesueshme! E di që prindërit tanë kanë punuar fort për të na siguruar një jetë më të mirë. Babai im ka ardhur në Amerikë në vitet ’80 dhe ka bërë shumë për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që kam arritur kaq larg. Jam akoma më shumë krenare për gratë shqiptare që po korrin sukses bashkë me mua tani! Kjo i dedikohet babait tim”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.
Duket sikur Bebe po nxit një lloj bashkimi midis vajzave, bashkim i cili ekziston tashmë midis Bebes dhe Ritës. Tashmë, pritet që vajzat të mos jenë të renditura vetëm në Top listën e këngëve së bashku, por t’i shohim të treja në një foto, apo, pse jo, në një bashkëpunim muzikor.
d.gj/ Shqiptarja.com
77/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.8%
-
Jo
75.7%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 2521
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erdogan në Tiranë me Ramën zotohen të thellojnë bashkëpunimin! Shqipëri - Turqi firmosin 3 marrëveshje të përbashkëta! Hapet dega e Universitetit Teknik të Stambollit
10 Tetor, 14:12
-
Lezhë/ Dalja nga shtrati e kanalit kullues la pas dy ura të dëmtuara në Fishtë, dëme të vogla në bujqësi
10 Tetor, 14:02
-
I jepte tenderë kompanisë së tij, Apeli i Posaçëm lë në burg ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi
10 Tetor, 13:56
-
LIVE-Vizita në Tiranë, Erdogan e Rama deklaratë për shtyp
10 Tetor, 13:52
-
Nga 20 mijë - 100 mijë lekë'! Qeveria miratohen shtesat mbi pagën mujore për forcat e armatosura
10 Tetor, 13:48
-
Sarandë/ Vrau shokun që e strehoi një vit në shtëpi, 40-vjeçari lihet në burg: Isha i dehur, s’e kam kontrolluar dot veten
10 Tetor, 13:47
-
Liga e Kombeve nis sot aktin e tretë, spikat Itali - Belgjikë! Në fushë edhe Franca me Anglinë
10 Tetor, 13:40
-
Protesta e dhunshme e 7 tetorit, Gjykata liron nga burgu 2 protestues, i cakton 'arrest shtëpie'
10 Tetor, 13:39
-
Nesër reshje shiu e shtrëngata, qarqet me rrezik! Moti ndryshon në fundjavë, vetëm vranësira
10 Tetor, 13:36
-
VIDEO/ Takimi Tête-à-tête i Kryeministrit Rama me Presidentin Erdoğan, detajet në dhomën e bisedimeve
10 Tetor, 13:31
-
Begaj i 'ankohet' Erdoganit: Zyrat shumë të vogla, 600 metër katror! Po i them Edit na duhet ndërtesë tjetër (VIDEO)
10 Tetor, 13:10
-
Ylli Manjani revoltohet me shqiptarët: O legena, që mendoni veç për bukën e gojës! Racë e poshtër (VIDEO)
10 Tetor, 13:09