Bebe Rexha merr një dhuratë 
nga fansat, një xhaketë flamu

Bebe Rexha merr një dhuratë <br />nga fansat, një xhaketë flamu
E njohur për arritjet e saja në tregun ndërkombëtar muzikor, Bebe Rexha, këngëtarja me origjinë shqiptare ka marrë një dhuratë shumë të veçantë nga fansat e saj.
 
Një xhaketë të kuqe me shqiponjën me gur të zi të shndritshëm, është kjo dhurata që kishin zgjedhur ata për të “shpërblyer” Bebe Rexhën.
 
Ka qenë vetë ylli i hitit “I Got You” e cila ka postuar në llogarinë e saj në Instagram fotot me xhaketën kuq e zi ku shkruan “E nisa nga zero, tani jam këtu. Kjo është dhurata më e bukur”
 
Bebe Rexha këtë muaj po zhvillon një turne më shumë se 20 shtete të SHBA-ve për të promovuar albumin e saj: “All Your Fault”. 

[gallery]21482[/gallery]


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit