“Dua të përgëzoj kushërirën time Monika Kryemadhi që është gruaja e parë që drejton një parti politike në Shqipëri,Jam krenare për të “ është ky mesazhi që këngëtarja Bebe Rexha i dërgon Monika Kryemadhit e cila do të drejtojë LSI.

Sipas Bebes  e cila e ka publikuar mesazhin në Instagram Kryemadhi do të bëjë më të mirën për Shqipërinë.

Pak kohë më parë Monika Kryemadhi dhe këngëtarja me origjinë dibrane që jeton në SHBA me famë kudo në botë tashmë, Bebe Rexha kanë qenë bashkë në një dasmë ku edhe kanë kërcyer me njëra-tjetrën.

bebe rexha
Postimi i Rexhës

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com