Bebet, si të qetësojmë
të qarat pa pushim

Bebet, si të qetësojmë <br />të qarat pa pushim
Kolika është një gjendje ku foshnja qan në mënyrë të përsëritur. Përkufizimi që përdorin mjekët është: foshnja qan për më shumë se 3 orë në ditë, për
më shumë se 3 ditë në javë, për të pakten 3 javë. Kolika është e shpeshtë dhe stresuese. Zakonisht largohet në moshën 3-4 mujore. Një bebe e sapolindur dhe e shëndetshme ka periudha të qari.
Fëmija qan sikur të ketë dhimbje edhe pse pa arsye. Metodat e zakonshme për ta qetësuar nuk funksionojnë shumë mirë. Nuk pranon të ushqehet dhe mund të mbledhë gjunjët te barku. Ndonjëherë dëgjohen gurgullima nga barku i fëmijës. E qara mund të duket ndryshe dhe më e mprehtë se normalisht. Duket sikur po qetësohet kur papritur shpërthen përsëri në të qara. Mund të qetësohet dhe të acarohet herë pas here deri sa e zë gjumi.
Pjesën tjetër të kohës është shumë mirë. Gjithsesi krizat e të qarave shpërthejnë rregullisht, zakonisht darkave, po mund të ndodhin në çdo kohë. Këto atake gradualisht pakësohen dhe largohen në moshën 3-4 muajshe.

Të ndihmosh beben me kolikë dhe prindërit e tij
Nuk ka kurë që trajton kolikat. Çdo prind ka mënyrën e vet të qetësimit të fëmijës. Nuk duhet të dëshpëroheni. Mbani parasysh që ju si prind nuk keni qenë shkaktarët e kolikës. Gjithashtu, kolika largohet në moshën 3-4 mujore, ndonjëherë më herët.

Kontrolloni për shkaqe parehatie
Sigurohuni që fëmija nuk ka ftohtë, nuk ka uri dhe që ndrrohet herë pas here.

Reduktoni ankthin
Edhe të sapolindurit ndjejnë ankth. Kjo i përkeqëson gjërat. Përpiquni të krijoni një atmosferë relaksuese. Nëse mundet, hani një vakt para se kolika të fillojë (sidomos në krahë ndërkohë që qan e ndihmon ta pushojë. Gjithsesi, një bebe me kolikë mund të mos e qetësosh dot. Në të tilla raste është e pranueshme ta lësh beben të qaj për pak, kur je i sigurtë që nuk ka as uri, as ftohtë, as vapë, as nuk është lagur që të mos ndihet rehat. Ki parasysh – asnjëherë mos e tund beben.
Nëse ke nevojë për t’u larguar pak nga e qara e madhe, vendoseni beben me kujdes në krevat dhe ikni nga dhoma për 10 minuta. Mund të bëni diçka që t’iu ndihmojë juve – t’i telefononi një miku apo të pini një filxhan çaj.

Pauzë
Miq dhe familjarë dëshirojnë të ndihmojnë. Gjithsesi, përpiquni të shmangni praninë e shumë njerëzve njëherësh, pasi kjo krijon ankth. Është më mirë sikur të lihet një person pastaj një tjetër. Bëjeni me rradhë nëse ju ofrojnë ndihmë. Pra nëse keni mundësi, lini dikë tjetër të kujdeset për beben tuaj dhe bëni pak pushim. Nëse keni partnerin, mund t’iu ndihmojë edhe ai që të kujdeseni për fëmijën me “turne”. Shumica e nënave, edhe me partnerë, gjithmonë përpiqen që t’ibëjnë vetë turnet e natës. Kjo rezulton në tejlodhje. Duhet të lejoni edhe bashkëshortin tuaj në mënyrë që të keni shplodhje të mjaftueshme që të prodhoni sasinë e duhur të qumështit për fëmijën.

Intoleranca ndaj laktozës
Studime kanë treguar që bebe me kolikë mund të mos e tolerojnë laktozën. Mund të provohet zëvendësimi i qumështit të lopës me qumësht që ka pak ose aspak laktozë (psh. qumësht soje). Ky lloj qumështi quhet ndonjëherë qumësht hipoalergen. Një metodë që mund të përdoret është hedhja e disa pikave laktazë në qumësht, e cila shkatërron laktozën. Sapo bebi të ketë përmirësim duhet të provoni përsëri me qumështin e zakonshëm.

Dieta e nënave që ushqejnë me gji
Nqse jepni gji, ka evidence që tregojnë se është mirë të ndërprisni qumështin e lopës, produktet bulmetore, vezët, lajthitë dhe kafeinën. Disa gra gjithashtu ndërpresin edhe djegëset dhe qepët edhe pse kjo nuk është e vërtetuar shkencërisht. Nqs fëmija nuk ka ndryshim pas ndryshimit të dietës tuaj, mund t’i ktheheni asaj të mëparshmes.

Po medikamentet?
Nëse gjërat e thjeshta nuk funksionojnë, mund të përdorni medikamente të quajtura simetikon. Dicikloverina është përdorur dikur por tani konsiderohet e pasigurtë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza