Nuk dihen shumë detaje mbi këtë video që po bën xhiron e rradhës në mediat sociale dhe ato ndërkombëtare, pasi është vetëm pak sekonta e gjatë. Megjithatë ajo çka e bën të veçantë është fakti që në të është filmuar nxjerrja e një bebeje, që duket vetëm pak muajshe, nga rrënojat e një ndërtesë të bombarduar në Siri.
Duket sikur personi që gërmon për nxjerrjen e bebes e bën vetëm për të tërhequr kufomën, por pasi gërmon pak ai mund të dëgjojë foshnjën që qan dhe të gjithë presin me ankth nxjerrjen e tij. Pasi arrin ta tërheqë me sukses duke treguar kujdes për të mos e lënduar, videoja mbyllet me brohoritjet e të gjithëve njerëzve të mbledhur në shpëtimin e foshnjës dhe me babain që i përlotur e mban në krahë.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
VIDEO
/Shqiptarja.com