Becaj:Largimin nga puna
ma komunikuan me telefon
Selvi Becaj, që paditi dy ditë më parë në Gjykatën e Tiranës Ministrinë e Jashtme, tregon se urdhëri për largim nga puna i është komunikuar në telefon nga ambasadori Vili Minarolli. Sipas saj, largimin nga puna e kishte dëgjuar nga disa miq, por për të konfirmuar këto zëra, Selvi Becaj ka telefonuar privatisht ambasadorin, i cili i ka komunikuar urdhërin për largim nga detyra.
Selvi Becaj, vajza e kryetares së Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, shprehet se Ministria e Jashtme ka bërë të gjitha veprimet në kundërshtim me ligjin, gjatë shkarkimit nga detyra të saj. Becaj s'qaron se zyrtarët e ministrisë së Jashtme nuk i kanë komunikuar urdhërin për largim nga puna gjatë ushtrimit të detyrës së saj në Vjenë, por kanë pritur deri në një moment kur ajo ka marë lejën e shtatzanisë dhe nisur nga kjo situatë kanë vendosur që Selvi Becaj të lirohet nga detyra e diplomates pranë misionit të organizatës së
OSBE në Vjenë. Në një prononcim për gazetën "Shqiptarja.com" vajza e kryetares së Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, Selvi Becaj tregon se para shkarkimit nuk ka pasur asnjë takim me ministrin Haxhinasto si dhe asnjë komunikim tjetër me zyrtarët e tjerë të ministrisë së Jashtme. Ajo pohon se, urdhëri për shkarkimin nga detyra është dërguar në ambasadën tonë në Vjenë, e cila i ka bërë dhë komunikimin për largimin nga detyra, pasi pozicioni ku Becaj ushtronte detyrën e diplomates ishte zënë nga një tjetër punonjës me urdhër të drejtuesve të ministrisë. Sipas Becaj, komunikimi nuk është bërë sipas rregullave dhe dispozitave ligjore, por largimi nga puna i është komunikuar me telefon nga ambasadori i vendit tonë në Austri.
Biseda me ambasadorinQë prej datës 24 janar të këtij viti, ministria e Jashtme urdhëroi shkarkimin nga detyra të Selvi Becaj, e cila mbante postin e sekretares së parë në OSBE Vjenë. Sipas Becaj, pas depozitimit të padisë në gjykata ska pasuar ansjë reagim nga ministria e Jashtme. "Këtë çështje jam e vendosur ta ndjek deri në fund, pasi shkarkimi është bërë në mënyrë të paligjshme. Veprimet që kanë bërë zyrtarët e ministrisë, janë kryer sipas dëshirës së tyre dhe në asnjë moment nuk më kanë pyetur apo parë rezultatet e punës. Unë momentalisht jam e papunë dhe se në asnjë rast s'kam tentuar të bisedoj me drejtuesit e ministrisë së Jashtme, pasi tashmë këtë çështje kam vendosur ta zgjidh nëpërmjet rrugëve ligjore"-shprehet Selvi Becaj dy ditë pasi ka depozituar padinë në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës. Ajo shton se kishte dëgjuar zëra për lirimin e saj nga detyra dhe nisur nga këto rrethana ka marë në telefon ambasadorin Shqiptar Vili Minarolli. Gjatë bisedës me të, ai i ka komunikuar urdhërin për largim nga detyra megjithëse urdhëri ishte firmosur disa ditë më parë nga ministri Jashtëm Edmond Haxhinasto. Becaj shton se aktualisht gjykimi është në fazën fillestare dhe se në një moment të dytë ajo do flasë më tepër rreth detajeve të shkarkimit të saj nga detyra.
Objekti i padisë Çështja që mban numrin 9002, bazohet në nenet 121 dhe 129 të Kodit Civil dhe ka si objekt shfuqizimin e aktit administrativ të firmosur nga Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto. Në padi kërkohet pavlefshmeria e urdhërit nr. 21 datë 24.01.2012 të Ministrit të Punëve të Jashtme "Për lirim nga detyra" si akt administrativ i dhënë në kundërshtim me ligjin Rregullimin e pasojave që vijnë nga ky akt i kundërligjshëm duke u kthyer në detyrën e Sekretares së parë në Misionin e përhershëm të RSH pranë OSBE Vjenë si dhe pezullim i zbatimit të urdhrit të mësipërm deri në përfundimin e gjykimit të çështjes. Aktualisht kjo padi do gjykohet nga gjyqtarja Elda Vrioni.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7520
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56