Bedinaj: Vlora do një kryetar që
mos ta zgjojë kryeministri nga gjumi

Bedinaj: Vlora do një kryetar që<br />mos ta zgjojë kryeministri nga gjumi
TIRANE - Kandidati i Pavarur në qarkun e Vlorës Vasil Bedinaj shprehet në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, se është krenar për kandidimin në qytetin e tij dhe se do të punojë me përkushtim për të ndryshuar, jo vetëm konceptin për Vlorën turistike, por edhe për t’u kthyer qytetarëve buzëqeshjen e munguar gjatë dy dekadave. Z. Bedinaj nuk ngurron të thotë me të madhe se programi i tij dhe mbështetësve i kanë dhuruar optimizëm për të sjellë një Vlorë tjetër, ku punësimi dhe zhvillim ekonomik do të jetë suprizë, jo vetëm për Vlorën, por dhe për ata që do  të besojnë tek njerëzit e thjeshtë.
 
Z.Bedinaj, cila është strategjia juaj në këtë fushatë, duke parë faktin që ju vini nga bota e biznesit dhe jo politikës. Sa të vështirë do ta keni që të bindni elektoratin e Vlorës që t’iu votojnë ju?
Nuk është se të tre vijmë nga biznesi apo shoqëria civile. Në një mënyrë apo në një tjetër dy kandidatët duken se paskan qenë në struktura partiake përsa kohë u prezantuan nga partitë respektive. Të jesh me partinë, nuk do të thotë që të dalësh vetëm në mitingje me partinë, por ka dhe punë të tjera që mund të bësh që këto nuk i kemi parë ndonjëherë.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos