Bedri Pejani, një
jetë për Kosovën!

Bedri Pejani, një<br />jetë për Kosovën!
Bedri Pejani (1885-1946) lindi në Pejë. Ndoqi kolegjin e famshëm “Robert College” në Stamboll ku studioi histori në Universitetin e Stambollit. Pejani ishte firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë në Vlorë, në nëntor 1912.

Ai ishte ndër përfaqësuesit e Komitetit të Mbrojtjes së Kosvës, që përfaqësoi interesat e saj edhe në Konferencën e Versajës në 1919. Më pas u bë anëtar i Parlamentit shqiptar në vitet 1921-1923, nën siglën e Partisë Popullore.

U arratis nga Shqipëria kur Ahmet Zogu erdhi në pushtet në vitin 1924 dhe iu bashkangjit lëvizjes kombëtare me pikëpamje majtiste, e njohur me emrin KONARE (“Komiteti Nacional Revolucionar”) deri në vitin 1927.

Pejani formoi më vonë Komitetin për Çlirimin e Kosovës dhe u dënua me vdekje (në mungesë) nga qeveria zogiste. Në vitet 1941-1943, ai gjendet i internuar nga italianët, por lirohet pas kapitullimit të tyre dhe rikthehet në vendlindje.

Nën asistencën e emisarit gjerman, Franz von Schëeiger, Bedri Pejani dhe Xhaferr Deva themelojnë “Lidhjen e Dytë të Prizrenit” që kishte si synim të mbronte trojet etnike shqiptare, në atë kohë të vëna në rrezik, duke u vënë hapur kësisoj në bashkëpunim me gjermanët e braktisur plotëisht idealet rinore, pasi kishte kuptuar se ato ishin devijuar nga udhëheqja komuniste shqiptare.

Ndërkohë, ai kishte konflikte edhe me vetë kreun e trupave pushtuese gjermane, Neubacher, i cili kishte urdhëruar deri arrestimin e tij nga “Regjenca” në vitin 1944, por pa sukses.

U kap nga komunistët shqiptarë në territor shqiptar në vitin 1945, dhe iu dorëzua autoriteteve jugosllave që e dënuan me vdekje. Fati i tij mbeti i pazbardhur derisa u mor vesh pas viteve ’90 se vdiq i helmuar në një spital të Prizrenit në korrik 1946.

Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.02.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë