Mediat në Kroaci shkruajnë se vetëm 2 ditë pas ndeshjes në Europa League, ku Arbër Hoxha luajti me Dinamo Zagreb kundër Hapoel Beer Sheva, Hoxha ka pranuar të transferohet te skuadra e Al Wahda. Për kartonin e 27-vjeçarit, siç zbulon ‘Sportske Novosti’, kroatët do të fitojnë 2.5 milionë euro pa përfshirë bonuset dhe 10% të kartonit në rast se shitet në të ardhmen.
Largimi surprizë i Arbër Hoxhës vjen pas gati 3 vitesh te Dinamo Zagreb, ndërsa në këtë kampionat gjatë verës u transferuan edhe futbollisti tjetër i kombëtares Kristian Asllani, ndërsa së fundmi është përfolur edhe për Armando Brojën.








Komente
Komento