I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka ishte astrologu Jorgo Pulla, i cili bëri një parashikim për 12 shenjat e zodiakut për muajin Prill. ”Muaji Prill është muaj ku lidhjet e shkëputura do të rilidhen, është muaji i eklipseve dhe nën ndikimin e Mërkurit, na jepet një mundësi që të ndreqim gjërat që kemi bërë gabim. Me pak fjalë mund të themi se muaji Prill është ideal me gërma shtypi” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke shtuar që pritet që ‘haka’ të vejë tek i zoti. Po si do të ndikojë eklipsi diellor tek 12 shenjat e zodiakut përgjatë muajit Prill?
Dashi
Për shenjën e Dashit është një moment i mirë për pjesën ekonomike-financiare si dhe në lidhje me anën shpirtërore. Lidhjet me Virgjëreshë dhe Bricjap janë perfekte. Në një takim që do të kenë tani, nga data 15 prill e në vazhdim, duket se është momenti më i mirë.
Demi
Është shenjë e mundësive dhe shenjë e tokës. Disa lekë të pamarra Demi i merr. Do u bëhet një ofertë shumë e rëndësishme pas datës 11 prill ku ka ndikime të rëndësishme në karrierë. Në çështje shpirtërore, duhet të kenë pak kujdes dhe vëmendje me Ujorin.
Binjakët
Ndikimi i datës 8 prill me eklipsin e diellit u jep mundësi për të zgjidhur problematika të ndryshme që kanë patur. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Bricjap dhe Virgjëreshë janë ideale. Duhet të kenë pak kujdes me Akrepin.
Gaforret
Hëna e re dhe ndikimi i eklipsit më datën 8 prill ndikojnë në ekonominë dhe financat. Do të kenë një stabilizim të ekonomisë, pasi pritet të marrin dhe një ofertë shumë të mirë për punë shtetërore. Në çështjet shpirtërore, lidhjet me Akrep dhe Dem janë perfekte, ndërsa Gaforre-Gaforre është idealja.
Luani
Kanë gurin dhe arrën në dorë. Kanë mundësi në lidhje me biznesin dhe çështjet ekonomike-financiare, si dhe në nisma të reja apo sipërmarrje. Do kenë udhëtime që kanë të bëjnë me biznesin e tyre. Në fushën shpirtërore lidhjet më të mira janë me Shigjetar dhe Dash.
Virgjëresha
Virgjëreshat vijnë, stabilizojnë, arrijnë. Kanë shumë mundësi në punën e tyre, veçanërisht pas datës 17 prill. Një çështje punë është në zgjidhje për ta, gjithashtu presin një dokument të rëndësishëm shtetëror. Pas datës 17 prill kanë të gjitha mundësitë për të bërë një blerje.
Peshorja
Janë më të favorizuarat në këtë muaj Peshoret. Në fushën ekonomike financiare apo disa takime janë shumë mirë. Do zgjidhin një problem të vjetër që nga viti 2010 apo 2014. Gjithashtu fitojnë një çështje ligjore që e prisnin. Në fushën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Ujor dhe Binjak janë perfekte, ndërsa një njohje e re mund të shkojë dhe në martesë.
Akrepi
Kanë ndryshime në lidhje me punën e tyre dhe çështjet ekonomike financiare. Do të kenë gjëra të mëdha Akrepët në fushën e karrierës. Është momenti më i mirë për të firmosur dokumentacione. Sa i përket anës shpirtërore, lidhjet me Peshk apo Virgjëreshë janë perfekte, ndërsa pak kujdes duhet të tregojnë me Demin.
Shigjetari
Janë me fat në çështjet ekonomike-financiare. Do të marrin vendime historike për punën dhe karrierën e tyre. Mund të blejnë një pasuri të paluajtshme dhe është momenti i tyre pikërisht gjatë muajit Prill. Eklipsi i ndihmon shumë në çëshjet ekonomike. Në fushën sentimentale lidhjet me Peshk dhe Luan janë perfektet.
Bricjapi
Janë në dilemë për marrjen e një pune të re. Por kanë shumë mundësi në punë dhe karrierë. Kanë një takim këto ditë shumë të rëndësishëm Bricjapët, do ishte ideale t’a realizojmë në datën 8 prill. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Binjak dhe Virgjëreshë janë perfekte. Me Peshk duhet të bëjnë pak kujdes.
Ujori
Kanë një mundësi tani favorite në lidhje me disa çështje ekonomike-financiare. Ndërsa duket se kanë një problem të vogël përgjatë këtij muaji me çështjet shtetërore. Në fushën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Peshore dhe Gaforre kanë ndikime shumë pozitive, ndërsa duhet të tregojnë pak vëmendje me Akrep.
Peshqit
Kanë shumë planete në shenjën e tyre Peshqit dhe kanë një ndikim shumë të mirë në punën e tyre dhe në nismat e reja. Do të arrinë në çdo shkallë, veçanërisht në çështjet ekonomike-financiare. Një lidhje serioze është e mundur për të palidhurit nga data 1 deri në datën 7 prill ose nga data 22-29 prill.