Trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho është kundër zgjerimit të listës së futbollistëve që do merren në Europian. Lajmi i befasishëm vjen nga italia ku thuhet se trajneri i kuqezinjve bashkë me Didier Deschamps të Francës nuk preferojnë që lista të zgjerohet nga 23 në 26 futbollistë.
Uefa ka thirrur në Duseldorf të Gjermanisë 24 trajnerët e kualifikuar për Euro 2024 dhe do diskutojë nëse lista do zgjerohet apo jo. Kjo në një kohë kur shumë trajnerë të ekipeve të njohura si Southgate i Anglisë, Naglesman i Gjermanisë dhe Koeman i Holandës kanë kërkuar të marrin në Europian 26 futbollistë. Nga dy që janë kundër sipas ‘Corriera dello Sport’, bën pjesë edhe braziliani Sylvinho.
Ky vendim bën jo pak përshtypje në një kohë kur në Shqipëri është disktuar shumë për listën dhe opinionistët kanë qenë të shumtë pro zgjerimit për faktin se shumë lojtarë në sulm janë në formë dhe duhet të thirren për Euro 2024.