Befasuese nga Raphael Varane, mbrojtësi tërhiqet nga futbolli në moshën 31-vjeçare

Befasuese nga Raphael Varane, mbrojtësi tërhiqet nga futbolli në moshën 31-vjeçare

Raphael Varane

Raphael Varane ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 31-vjeçare. Kampioni i Botës me Francën dhe i shumë trofeve me Real Madridin e Manchester United e ka marrë këtë vendim për shkak të lëndimeve të shumta, duke e konfirmuar në kanalet e tij të komunikimit. Këtë verë mbrojtësi kaloi te Como në Serie A si lojtar i lirë.

“Ata thonë se të gjitha gjërat e mira duhet të marrin fund. Në karrierën time jam përballur me shumë sfida, shumica prej tyre ishin të pamundura. Emocione të pabesueshme, momente të veçanta dhe kujtime që do të zgjasin gjithë jetën. Duke reflektuar mbi këto momente, me krenari dhe kënaqësi të madhe njoftoj tërheqjen tim nga loja që të gjithë e duam.

Dua të dal i fortë. Duhet shumë guxim për të dëgjuar zemrën dhe instinktin tuaj. Dëshira dhe nevoja janë dy gjëra të ndryshme. Jam rrëzuar dhe jam ngritur mijëra herë, dhe këtë herë, është koha të ndalem dhe të 'var këpucët' me një trofe të fituar në Uembley në ndeshjen time të fundit", tha francezi mes të tjerash.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!