Serie A e futbollit në Itali vijoi të shtunën me katër ndeshjet e radhës për raundin e dytë. Tri pikë siguruan Juventusi, Frosinone, Sassuolo dhe Udinese.

Në 'Allianz Stadium' Juventusi vuajti, por ia doli të mposhtte 2-0 Parmën me golat e 'të padëshiruarve' nga tifozët, Nicolas Gonzalez dhe Teun Koopmeiners. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa 'Zonja e Vjetër' do të zhbllokohej me golin e Gonzalez. Në minutën e 62-të argjentinasi lëshoi një 'predhë' nga jashtë zone, me sferën që u stampua në shtyllë dhe u kthye pas. Sërish Gonzalez nuk hezitoi të godiste dhe në tentativën e dytë, duke përfituar nga një devijim i mbrojtjes, topi u ndal në rrjetë për festën bardhezi. Juvja më pas kontrolloi lojën dhe shënoi golin e dytë me autor Teun Koopmeiners, për të siguruar fitoren e dytë në po kaq javë të këtij sezoni në Serie A.

Këtë të diel në Serie A do të zhvillohen tre ndeshjet e radhës; Napoli - Como, Cagliari - Inter dhe Lazio - Genoa.

Serie A, raundi i 2-të:

E premte, 28 gusht 2026

Milan 2-0 Venezia

E shtunë, 29 gusht 2026

Fiorentina 0-3 Frosinone

Monza 2-3 Udinese

Sassuolo 2-1 Torino

Juventus 2-0 Parma

E diel, 30 gusht 2026

18:30 Napoli - Como

20:45

Cagliari - Inter

Lazio - Genoa

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:11
VIDEO/ Golat e 'të padëshiruarve' i japin fitoren, Juvja mposht 2-0 Parmën

1788077556_nicolasgonzalez.jpg

Në 'Allianz Stadium' Juventusi vuajti, por ia doli të mposhtte 2-0 Parmën me golat e 'të padëshiruarve' nga tifozët, Nicolas Gonzalez dhe Teun Koopmeiners. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa 'Zonja e Vjetër' do të zhbllokohej me golin e Gonzalez. Në minutën e 62-të argjentinasi lëshoi një 'predhë' nga jashtë zone, me sferën që u stampua në shtyllë dhe u kthye pas. Sërish Gonzalez nuk hezitoi të godiste dhe në tentativën e dytë, duke përfituar nga një devijim i mbrojtjes, topi u ndal në rrjetë për festën bardhezi. Juvja më pas kontrolloi lojën dhe shënoi golin e dytë me autor Teun Koopmeiners, për të siguruar fitoren e dytë në po kaq javë të këtij sezoni në Serie A.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
5.0 / 5 (1 vlerësim)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16

    Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?