Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin e ri për ndarjen administrativo territoriale.
Dekreti i kreut të shtetit është firmosur të shtunën e 31 tetorit por Begaj ka zgjedhur të mos e shoqërojë me argumente dekretimin, nisur nga fakti që ky ligj u shumëdebatua dhe u kundërshtua fuqishëm nga qytetarët.
Por me dekretimin e tij dhe hyrjen në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare, hapet rruga që PD ta godasë në Gjykatën Kushtetuese, ashtu sic kishte paralajmëruar.
Reforma territoriale u votua rreth orës 01:00 të mëngjesit të 9 tetorit me 85 kartonë jeshilë të siguruar me vështirësi nga socialistët për shkak të kundërshtimeve që u hasën edhe nga vetë rradhët e. saj
Edhe zgjedhjet vendore të 9 majit të 2027 pritet të zhvillohen sipas hartës së re me 46 bashki.
Njoftimi i plotë:
Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
DEKRETOJ:
Shpalljen e ligjit nr. 100/2026, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.






Komente
Komento