1754996617_bajrambegaj.JPG

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta ditën e sotme të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Anagnosti.

Në profilin e tij në Facebook, Begaj shkruan se shqiptarët do të vijojnë të admirojnë punën e vyer të Anagnostit ndërsa nga radhët e njerëzve të shquar, u shkëput një yll.

“Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll.

Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti! 

Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”,  u shpreh Presidenti.

Postimi i Bajram Begajt 


Lajmi kryesor:

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Arti dhe politika kujtojnë ‘babain’ e kinematografisë: U shua një institucion! Trashëgimia e tij, monument i pavdekshëm