Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, presidenti Bajram Begaj tha se integrimi europian i Tiranës dhe Shkupit varet edhe nga vetë marrëdhënia mes 2 vendeve fqinje.
"Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe maqedonasit në Shqipëri janë urë e fortë miqësie mes 2 vendeve tona. Bashkëpunimi rajonal mbetet element kyç në afrimin tonë me BE. Integrimi evropian nuk është vetëm objektiv i Shqipërisë, por rrugëtim strategjik i vendeve tona. Zgjerimi nuk është kosto për Evropën. Evropa nuk është vetëm destinacion, është standard. Maqedonia e Veriut ka bërë zgjedhje të guximshme, ka marrë vendime të vështira për të ecur përpara, dhe Shqipëria ju mbështet pa ekuivok",- tha Begaj.
Lajmi kryesor:
Begaj nga Shkupi: Zbatimi i ligjit për gjuhët është thelbësor, shqiptarët rol shtetformues! Davkova: Pakicat etnike, ura lidhëse mes dy vendeve











