Presidenti i Bajram Begaj, mori pjesë mbrëmë në “Sofrën e Elbasanit”, një festë tradicionale e këtij qyteti, që organizohet nga bashkia çdo fillim pranvere.
Begaj përshëndeti mikpritësit elbasanas për mbajtjen gjallë të traditës së shtrimit të kësaj tryeze, si dhe uroi ardhjen e një stine të begatë për çdo familje shqiptare.
Kreu i Shtetit u shpreh se me ruajtjen e traditës së lashtë të Sofrës së “Ditës së Verës” Elbasani përcjell vlerat e bujarisë dhe dashamirësisë.
“Kjo është një festë që i afron njerëzit dhe ndihem i nderuar të jem sot në këtë sofër pranvere që na bën bashkë e të jemi falënderues për të gjitha begatitë që gëzojmë. Uroj ta ruajmë e ta trashëgojmë traditën e mikpritjes së shqiptarit”, – u shpreh Presidenti i Republikës.
Kreu i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, në fjalën e tij gjatë sofrës uroi që kjo verë të jetë edhe më e mbarë.
“Gëzuar ditën e verës dhe faleminderit që na zbukuruat sofrën. S’ka si të bëhet më bukur sofra me miq të mirë. Faleminderit që jeni këtu sot. Faleminderit që keni mbështetur Elbasanin. Faleminderit që mendoni dhe vlerësoni qytetin tonë të Elbasanit. Uroj që ky sezon veror të jetë edhe më i mbarë”, tha Llatja.
Të pranishëm tek “Sofra e Elbasanit” ishte dhe drejtuesi politik i PS në Elbasan, Damian Gjiknuri si dhe Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Mars, 23:04
Play-off i Botërorit, mendoni se Shqipëria do e kalojë Poloninë?
-
Po
54.4%
-
Jo
34.1%
-
Nuk e di
11.5%
Vota total: 1145
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
27 vjet nga nisja e bombardimeve të NATO-s kundër genocidit serb, Osmani: Kosova nuk harron! Begaj: Shqipëria mirënjohëse aleatëve që sollën lirinë në Kosovë
24 Mars, 08:20
-
Festa e ‘Sulltan Nevruzit’, politika uron besimtarët bektashinj! Rama e Begaj: Simbol i rilindjes dhe fillimeve të reja
22 Mars, 15:34
-
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Nevruzit krah Baba Mondit: Sa më shumë paqe, begati dhe lumturi për çdo shqiptar
22 Mars, 09:31
-
Fitër Bajrami në Golem, Begaj mes besimtarëve: Të udhëhiqemi nga përkushtimi, vetëpërmbajtja dhe sakrifica!
20 Mars, 12:34
-
Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!
19 Mars, 18:56
-
Vizita e Princit të Maltës në Shqipëri, pritet nga presidenti Begaj
19 Mars, 10:14
-
Thoma Gëllçi: Problemi nuk është iftari, por liria e medias
18 Mars, 19:35
-
Begaj shtron iftar për gazetarët dhe punonjësit e mediave: Le të jetë e vërteta ajo që na udhëheq dhe mirësia ajo që na bashkon!
17 Mars, 20:57
-
Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro në qendër të Elbasanit
15 Mars, 16:08
-
Dita e Verës në Tiranë: Muzikë, tradita dhe shumë aktivitete me One Albania
15 Mars, 15:06
-
FOTOLAJM/ Urimi i Elisa Spiropalit për Ditën e Verës: Gëzuar dhe përpara
14 Mars, 18:55
-
50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës
14 Mars, 17:35