Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut ku u takua me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, kreu i shtetit deklaroi se zbatimi i ligjit për gjuhët është thelbësor pasi shqiptarët janë faktor shtetformues.
“Si presidenti i Shqipërisë, duhet të flisja për rolin dhe kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët këtu janë shtetformues dhe kontribues, konstruktiv. Shqiptarët mbeten faktor kyç për stabilitetin politik. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe maqedonasit në Shqipëri mbeten urë bashkëpunimi mes dy vendeve tona. Shqipëria e konsideron historike marrëveshjen kornizë të Ohrit. Ne besojmë se përfaqësimi i drejtë dhe dinjitoz i shqiptarëve në institucionet shtetërore, zbatimi i ligjit të gjuhës shqipe dhe ruajtja e mekanzimit të barazisë, janë elementë kryesorë për stabilitetin dhe perspektivën europiane. Koha na ka mësuar se çdo vendimmarrje e balancuar dhe gjithëpërfshirëse, është zgjidhja më e mirë për qytetarët. Folëm me presidenten, për integrimin europian, i cili nuk është vetëm objektiv kombëtar i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Verut, por objektiv i përbashkët. Objektivi ynë është të mbyllim kapitujt në 2027 dhe të jemi në BE brenda 2030. Vlerësuam edhe bashkëpunimin e dy vendeve tona në fushën e sgiurisë dhe mbrojtjes. Ky bashkëpunim i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përballen me sfida të përbashkëta sigurie", tha Begaj.
Begaj u ndal edhe te Korridori VIII si një projekt që shënon një epokë të re bashkëpunimi.
“Vendi juaj konsiderohet partner i rëndësishëm ekonomik, veçanërisht në fushën e turizmit dhe të transportit. Mendoj që përmes zbatimit të projekteve të nënshkruara më parë kemi realizuar rezultate konkrete përfshi dhe lehtësimin e lëvizjes në vendkalimet kufitare. Ne duhet ta thellojmë më tepër bashkëpunimin politik, ekonomikë dhe shoqërori dhe të krijojmë sinergji të reja në energjinë e gjelbër, ekonominë digjital. Korridori VIII është simbol i kësaj epoke të re bashkëpunimi, ky është korridor është energjetik, hekurudhor dhe rrugor, dhe mbi të gjitha korridor i sigurisë evropiane që lidhë Mesdheun me Detin e Zi duke i vendosur dy vendet tona në zemrën e këtij aksi strategjik”, theksoi ai.
Ndërsa presidentja Siljanovska-Davkokva u shpreh se në një kohë pasigurish politike dhe sfidash në sigurinë evropiane, bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe paqes.
Sipas saj, pakicat etnike dhe statusi i shqiptarëve përbëjnë ura të rëndësishme lidhëse, duke e cilësuar takimin si një nxitje të re për thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë dypalëshe.
“Ajo që është e rëndësishme në këtë botë të pasigurt, është lidhja e dyanshme e politikës së jashtme dhe të sigurisë mes BE-së dhe vendeve të tjera. Kjo na bën edhe më rezistentë. Gjithmonë kemi dhënë dhe do të vijojmë të japim kontribut në ruajtjen e paqes. Në këtë vizitë është bashkangjitur edhe rektori i Universitetit të Tiranës, dhe kjo përbën një dorë të zgjatur bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe shkencës. Lidhshmëria mes institucioneve do të kontribuojë në forcimin e miqësisë mes dy vendeve.
Një urë e rëndësishme është edhe pakica etnike në Shqipëri, por gjithashtu edhe statusi i shqiptarëve tek ne. Para së gjithash, ju falënderoj për vizitën, President Begaj, dhe dëshiroj të theksoj se ky takim i sotëm për mua është një stimulim dhe nxitje shtesë për bashkëpunimin bilateral, si edhe një shtesë në miqësinë dhe përkrahjen e ndërsjellë mes dy vendeve”, tha presidentja.

Bajram Begaj dhe Gordana Siljanovska-Davkova
Presidenti Bajram Begaj u pyet nga gazetarët në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten maqedonase, nëse do të ndërtohet kamp emigrantësh në Pustec, ku banon minoriteti maqedonas.
Begaj tha se nuk është çështje e cila domosdoshmërisht ka për efekt vendosjen e emigrantëve në Pustec dhe është ndërtuar një kampus i tillë. Begaj shtoi se është marrë plan masash nga qeveria shqiptare, nëse do ketë flukse migratore.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë tradicionalisht të mira. Pusteci është zonë shumë e rëndësishme, i trajtojmë minoritetet me ligj të veçantë, ku i kanë të mbrojtura të drejtat e tyre. Gjatë zgjedhjeve të fundit, partia që përfaqëson maqedonasit në Shqipëri, ishte në aleancë me partinë që fitoi zgjedhjet. Sa i përket çështjes së lidhur me kampet e refugjatëve, nuk është çështje e cila domosdoshmërisht ka për efekt vendosjen e emigrantëve në Pustec, apo është ndërtuar një kampus i tillë. Është plan masash i marrë nga qeveria shqiptare, nëse do ketë flukse migratore nga vendet që supozohen që do vijnë. Kufiri i Shqipërisë kryen kontrolle të rregullta për mospranimin e refugjatëve në territorin e Shqipërisë", theksoi Begaj.
Ndërsa presidentja maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova deklaroi se Shqipëria është vend demokratik dhe pret që qeveria shqiptare të konsultohet me qytetarët për këtë çështje.
"E kam të njohur këtë problem, bëhet fjalë për çështje që është në kompetencë të qeverisë të Shqipërisë. Kuptohet, duke e trajtuar Shqipërinë si një shtet demokratik, pres të konsultohet me qytetarët, por edhe me homologun, të informojnë qeverinë tonë. Këtu nuk bëhet fjalë për kompetencë presidenciale, por në frymën e respektimit të të drejtave të pakicave. Pres të dëgjoj edhe mendimet e qytetarëve lidhur me Pustecin dhe të gjendjet zgjidhje demografike", nënvizoi Davkova.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova
Presidenti Bajram Begaj ndodhet në një vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë konferenës për shtyp presidentja Siljanovska-Davkokva tha se në një kohë pasigurish politike dhe sfidash në sigurinë evropiane, bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe paqes.
Siljanovska-Davkova shtoi se pakicat etnike dhe statusi i shqiptarëve përbëjnë ura të rëndësishme lidhëse, duke e cilësuar takimin si një nxitje të re për thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë dypalëshe.
“Ajo që është e rëndësishme në këtë botë të pasigurt, është lidhja e dyanshme e politikës së jashtme dhe të sigurisë mes BE-së dhe vendeve të tjera. Kjo na bën edhe më rezistentë. Gjithmonë kemi dhënë dhe do të vijojmë të japim kontribut në ruajtjen e paqes. Në këtë vizitë është bashkangjitur edhe rektori i Universitetit të Tiranës, dhe kjo përbën një dorë të zgjatur bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe shkencës. Lidhshmëria mes institucioneve do të kontribuojë në forcimin e miqësisë mes dy vendeve.
Një urë e rëndësishme është edhe pakica etnike në Shqipëri, por gjithashtu edhe statusi i shqiptarëve tek ne. Para së gjithash, ju falënderoj për vizitën, President Begaj, dhe dëshiroj të theksoj se ky takim i sotëm për mua është një stimulim dhe nxitje shtesë për bashkëpunimin bilateral, si edhe një shtesë në miqësinë dhe përkrahjen e ndërsjellë mes dy vendeve”, tha presidentja.
Komente











