Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ishin në qendër të takimit mes presidentit Bajram Begaj dhe kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, në Tiranë.
Pas bisedës, Begaj tha se Shqipëria do të vazhdojë të mbajë një qëndrim të fortë në mbrojtje të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut për të përballuar sfidat në këtë rajon.
“Me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, biseduam për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe për sfidat me të cilat përballen. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të tyre”, tha Begaj.
Edhe Sinani foli për temat që u trajtuan gjatë takimit, duke thënë se e informoi presidentin për zhvillimet në Preshevë dhe për vështirësitë me të cilat përballet komuniteti shqiptar.
Sipas saj, në bisedë u prekën edhe projektet zhvillimore dhe mënyrat për të forcuar bashkëpunimin me institucionet e Shqipërisë në fusha që lidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve.
“Shpreh mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Shqipërisë në sensibilizimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në afirmimin e të drejtave tona në arsim, kulturë dhe zhvillim ekonomik”, tha Sinani.
U.D/K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54%
-
Jo
34.9%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 3913
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
17 vite në NATO/ Begaj: Shqipëria aleate e denjë! Hoxha: Kemi dëshmuar besim dhe përkushtim ndaj Aleancës
1 Prill, 08:30
-
‘Me zemër në Prishtinë’, presidenti Begaj uron fitore për Kosovën
31 Mars, 18:50
-
Gjeneral Brigade Edmond Voci dekretohet Komandant i Forcës Ajrore
30 Mars, 09:51
-
Fitorja e Kosovës, presidenti Begaj: Urime, kualifikim historik
27 Mars, 09:07
-
27 vjet nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, Begaj: Një fushatë që solli lirinë në Kosovë dhe paqen në rajon
24 Mars, 10:32
-
27 vjet nga nisja e bombardimeve të NATO-s kundër genocidit serb, Osmani: Kosova nuk harron! Begaj: Shqipëria mirënjohëse aleatëve që sollën lirinë në Kosovë
24 Mars, 08:20
-
Festa e ‘Sulltan Nevruzit’, politika uron besimtarët bektashinj! Rama e Begaj: Simbol i rilindjes dhe fillimeve të reja
22 Mars, 15:34
-
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Nevruzit krah Baba Mondit: Sa më shumë paqe, begati dhe lumturi për çdo shqiptar
22 Mars, 09:31
-
Fitër Bajrami në Golem, Begaj mes besimtarëve: Të udhëhiqemi nga përkushtimi, vetëpërmbajtja dhe sakrifica!
20 Mars, 12:34
-
Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!
19 Mars, 18:56
-
Vizita e Princit të Maltës në Shqipëri, pritet nga presidenti Begaj
19 Mars, 10:14
-
Thoma Gëllçi: Problemi nuk është iftari, por liria e medias
18 Mars, 19:35