Begaj me përfaqësuesit e vendeve të NATO: Shqipëria, promovuese e paqes dhe sigurisë në Rajon

Begaj me përfaqësuesit e vendeve të NATO: Shqipëria, promovuese e paqes dhe sigurisë në Rajon

Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në Presidencë pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, përfaqësues nga vende të ndryshme të NATO-s dhe ato partnere.

Presidenti i Republikës theksoi gjatë këtij takimi se Shqipëria është promovuese e paqes dhe sigurisë në rajon e me gjerë nëpërmjet politikës së dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit.

Gjithashtu, Begaj theksoi se Shqipëria beson dhe ka treguar në angazhimet e saj ndërkombëtare se multilateralizmi është mekanizmi i duhur që ofron zgjidhje të pranueshme në përballje me sfidat e përbashkëta të vendeve tona në fushën e sigurisë dhembrojtjes.

Kryetari i Shtetit përcolli vizionin e tij për Shqipërinë e sëardhmes në përgjigje të interesit të studentëve të këtij kursi.

Ai u shpreh se e sheh Shqipërinë të vendosur drejt realizimit të objektivave dhe ëndrrës shqiptare të kamotshme Euroatlantike.

Pjesëmarrësit në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes u njohën nga Këshilltarët e Kreut të Shtetit me rolin dhe funksionet e Presidentit në një Republikë Parlamentare, si edhe në politikën e jashtme dhe atë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Nëntor, 10:35

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Apeli i Posaçëm cakton datën për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës mbi masën e arrestit

Tiranë/ Apeli i Posaçëm cakton datën për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës mbi masën e arrestit