Gjatë vizitës në Nju Jork, SHBA, ku kryeson delegacionin zyrtar të Shqipërisë në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua edhe me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.
Presidenti shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet e partneritetit strategjik me SHBA dhe për të eksploruar të gjitha mundësitë që ofron partneriteti strategjik dhe lidhjet e forta midis dy vendeve.
Situata në rajon dhe bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor, si edhe proceset integruese të këtij rajoni në Bashkimin Evropian, zunë një vend të rëndësishëm në bashkëbisedimin e Presidentit Begaj me zyrtarin e lartë amerikan. Ai i përcolli falenderimet për dedikimin e Presidentit Biden dhe administratës së SHBA për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në rajon, duke vlerësuar si thelbësor, rolin e SHBA-ve për rajonin tonë.
Në takim u vu theksi tek domosdoshmëria e uljes së tensioneve në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së dakordësuar me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-ve.
Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë një partner i ngushtë i SHBA-ve për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.4%
-
Jo
38.5%
-
Nuk e di
13.2%
Vota total: 2246
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Raporti i prokurorit Jack Smith: Trump do të dënohej nëse nuk do të ishte zgjedhur president
14 Janar, 08:37
-
Lufta në Gaza/ Orë vendimtare për armëpushimin! Biden: Marrëveshja kurrë nuk ka qenë kaq afër
14 Janar, 07:46
-
Elon Musk gati të blejë TikTok, ideja kineze për të shmangur ndalimin në Shtetet e Bashkuara
14 Janar, 07:26
-
Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës
13 Janar, 20:37
-
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
13 Janar, 18:29
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2.5 milionë dollarë për të prekurit
13 Janar, 18:15
-
Zbulohet tuneli i karteleve të kokainës mes SHBA dhe Meksikës! I blinduar, 4 metra i gjerë dhe 6 metra i lartë (VIDEO)
13 Janar, 17:36
-
Zyrtarët: Përparim në negociatat për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit
13 Janar, 16:13
-
Biden dhe kryeministri izraelit bisedë telefonike për armëpushim në Lindjen e Mesme
13 Janar, 12:58
-
Spiropali i shkon Begajt në Presidencë, në fokus zgjedhjet parlamentare dhe sesioni i ri parlamentar
13 Janar, 12:24
-
Millanoviç rizgjidhet president i Kroacisë, sipas rezultateve fillestare! Begaj:Urimet më të përzemërta për mikun tim
13 Janar, 11:22