Debate në KS, Rama replika me ambasadorin rus: Ndalni luftën dhe Zelensky s'flet para jush! Lideri ukrainas thirrje OKB-së: Pezulloni veton ruse

SHBA-  Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kundërshtoi Rusinë e cila u përpoq të ndalonte Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky të mbante fjalën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork që u mbajt të mërkurën e 20 shtatorit 2023.

Delegacioni rus, i drejtuar nga ambasadori Vasily Nebenzya, u shpreh i indinjuar nga prania e liderit të Ukrainës, duke kundërshtuar vendimin e presidencës shqiptare që Zelensky të flasë i pari dhe jo vendet e anëtare. Me ironi Rama iu përgjigj ambasadorit rus, se nuk është një operacion special i presidencës shqiptare por një referencë ndaj emërtimit të Rusisë për ofensivën e saj kundër Ukrainës.

Ambasarori rus Vasily Nebenzya:  Zoti President, u nxituat të thoni ‘’pra, u vendos’’. Kemi dy pyetje. Së pari e mbi të gjitha dua t’ju pyesim mbi ç’bazë propozoni që t’i jepnit presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy fjalën përpara se të flasin anëtarët e Këshillit të Sigurimit, shumica e të cilëve përfaqësohen po kështu në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive. Pyetja e dytë që dua të bëj është  mbi ç’bazë ftoni ju ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut  në takimin e sotëm në cilësinë e kryetarit të OSBE-së? 

Kryeministri shqiptar Edi Rama: "Dua të siguroj kolegët tanë rusë se të gjithë ata që janë këtu, se ky nuk është një operacion special i Presidencës Shqiptare, por një vijimësi e një praktike kohëgjatë e të konsoliduar të këtij Këshilli, për rrjedhojë është në përputhje të plotë me udhëzimet dhe praktikat e Këshillit"

Në përgjigje, ambasadori rus në OKB, replikoi se Shqipëria i kishte vendosur besimet e saj politike dhe ideologjike mbi detyrimet e këshillit.

Ambasarori rus Vasily Nebenzya: “Ne nuk besojmë se argumentët që na paraqitët janë bindëse. Doja të na shpjegoni pse i është dhën përparësi presidentit të Ukrainës.  Nëse bëni këtë atëherë do përballeni me praktika shkelëse. Anëtarëve të KS kanë dëgjuar këto fjalë të Zelenskyt nëpërmjet video mesazheve. Këtu ka një shkelje flagrante sepse udhëtim i presidentit Zelensky për të ardhur këtu e për të folur, shihet si një privilegj në vend të të cilit gjatë seancës së fundit përfaqësuesi i Kievit vendosi të flasë përmes një video mesazhi.

Zelensky gjatë vitit të kaluar su largua për shkak të rrethanave por kjo se ka ndaluar atë të udhëtojë drejt SHBA. Kjo shkelje ka rreziqe në KS sepse rrezikon të kthehet në një shfaqje. Kjo e sotmja do të jetë më shumë një sspektakël. Ne nuk kundërshtojmë pjesëmarrjen e Zelenskyt por të bëhet sipas rregullave. Ata që nuk janë vende anëtare të flasin pas vendeve anëtare. Presidenca shqiptare ka treguar shkelje flagrante. Shqipëria ska mundur ta mbajë një gjë të tillë sot”

Më tej Ambasadori rus shtoi se Shqipëria kishte shkelur gjithashtu rregullat, duke ftuar një numër të madh përkrahësish (të Ukrainës) nga vende te NATO, si edhe ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, si kreun e radhës së OSBE-së. Por Rama, në vijim të polemikës, i propozoi që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, në mënyrë që edhe Zelensky të mos mbajë fjalën e tij.

Ambasarori rus Vasily Nebenzya: Pjesëmarrja e zotit Osmani shërben për të çuar përpara rregullat e njëanshme të lojës. Iu bëjmë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të mbajnë një qëndrim parimor në këtë drejtim dhe të flasin kundër këtyre qasjeve. Presidenca shqiptare ka treguar në fakt mospërfillje flagrante ndaj këtyre praktikave dhe ka vendosur bindjet ideologjike dhe të NATO-s mbi të gjitha mbi praktikat e Këshillit të Sigurimit i cili është një rojtar i qëndrimeve objektive. Për fat të keq Shqipëria nuk ka mundur ta menaxhojë një gjë të tillë sot" 

Kryeministri shqiptar Edi Rama: Më duhet të them se duke ardhur nga ju gjithë ky leksion i shkeljes së rregullave në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse,  por duke qenë se e përsëritët shumë herë që shkelja këtu ka të bëjë me faktin që presidenti Zelenski do të flasë përpara anëtarëve të Këshillit, ka një zgjidhje për këtë. Nëse bini dakord. Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelenski nuk do të mbajë fjalën. Ajo çfarë e bëri të rëndësishëm atë për të gjithë ne ta dëgjojmë e mbase diskutojmë vjen nga diçka që e keni bërë ju, jo ne.

Nga Presidenti Zelenskyy, kryeministri Rama mori një mesazh falenderimi për këtë gjest në platformën X, të njohur më parë si Twitter.

“I dashur Edi Rama, sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ju i treguat botës se si ta trajtojë ashtu siç duhet Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, shprehet ai.

Ishte hera e parë që Presidenti ukrainas merrte pjesë personalisht në punimet e këtij organi të OKB-së që kur Moska ndërmori agresionin ndaj Ukrainës në shkurt 2022.

Me ftesë të kryeministrit Edi Rama si drejtues seance, Zelensky i veshur këmishën e tij të gjelbër të ushtrisë mbrojti kërkesën për të ndihmuar Ukrainën të zbrapsë forcat ruse. Fjalimin e hapi duke shprehur mirënjohjen presidencës shqiptare për organizimin e këtij takimi.

Volodymyr Zelensky:  Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet... 
Nuk do të isha këtu në qoftë se Ukraina të mos kishte propozime konkrete lidhur me disa zgjidhje të posaçme. 

-tërheqje e plotë, së pari, e të gjithë trupave ruse, formacioneve ushtarake përfshirë dhe flotën e Detit të Zi, ruse apo ato mbetje që tashmë janë, si dhe tërheqjen e mercenarëve dhe formacioneve ushtarake ruse nga i gjithë territori sovran i Ukrainës brenda kufijve tona të njohura ndërkombëtarisht qysh prej 1991. 

-Kthim i menjëhershëm i kontrollit të territorit të kufijve të Ukrainës gjithashtu dhe shërbimit të transportit dhe atij ekonomik në Detin e Zi dhe në të gjitha kufijtë. Vetëm përmbushja e këtyre dy elementeve do të çojë në ndërprerjen e armiqësive dhe sulmeve."

Lideri i Ukrainës kërkon caktimin e sanksioneve të fuqishme kundër çdo agresori jo vetëm në fazën kur ka ndodhur lufta, por gjithashtu edhe në fazat e tjera. Zelensky propozon që këto sanksione të paraqiten në mënyrë automatike për t’u marrë parasysh nga Këshilli i Sigurimit në rast se çdo anëtar i Këshillit të Sigurimit raporton apo paraqet kërcënimin për agresion.

Volodymyr Zelensky: Dua të paraqes disa detaje specifike mbështetur në formulën e paqes.Konkretisht ajo quhet “Zbatimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe kthimit të integritetit të territorit ukrainas dhe i rendit botëror.  Pavarësisht se kush jeni, sistemi aktual i Kombeve të Bashkuara sërish ju bën më me pak ndikim sesa pushteti i vetos që përdoret nga disa dhe keqpërdoret nga një i vetëm, Rusia. Kjo është në dëm të të gjithë anëtarëve të tjerë të Kombeve të Bashkuara. ”

Ushtarët ukrainas duke dhënë gjakun e tyre, bëjnë atë që duhet të bëjë Këshilli i Sigurimit, po sprapsin Rusinë dhe po ruajnë parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Duke folur për tërësinë territoriale, ky është një element i Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe lidhet pazgjidhshmërisht me largimin e pushtuesit.

Presidenti i Ukrainës prezantoi dhe 4 hapat  për t'i dhënë fund luftës 19-mujore duke theksuar se rikthimi i të gjithë territorit nën kontrollin e Ukrainës është çelësi për paqen.

Hapi 1 - Pezullimi i vetos për Rusinë 

Ajo çfarë konstatojmë në Kombet e Bashkuara është që për rastet e agresionit, masakrave, mizorive masive, e drejta e vetos duhet të mos përdoret megjithatë Asamblesë së Përgjithshme i duhet dhënë pushtet i vërtetë për të tejkaluar veton. Ky do të ishte hapi i parë i nevojshëm, do të ishte i nevojshëm për të ndalur luftën sepse të gjitha përpjekjet bien nën veto nga agresori dhe ata që e dënojnë këtë agresion duhet ta sjellin këtë çështje në vëmendje të Asamblesë së Përgjithshme.

2/3 e votave reflektojnë vullnetin e përgjithshëm të vendeve nga e gjithë bota, nga Azia, nga Paqësori, nga Amerika. Pra, në momentin që ka një shumicë të cilësuar atëherë vetoja duhet të tejkalohet efektivisht dhe kjo rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme duhet të jetë e detyrueshme për të gjitha shtetet.

Hapi 2 - Gjermania vend anëtar i përhershëm

"Këshilli i Sigurimit duhet t’u japë llogari plotësisht të gjitha vendeve të botës. . Ukraina e konsideron të padrejtë faktin që miliarda njerëz nuk kanë përfaqësues të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Për shembull, bashkimi afrikan duhet të jetë këtu në mënyrë të përhershme. Azia ka nevojë për një përfaqësi më të gjerë dhe më të përhershme dhe nuk mund të konsiderohet normale kur vende si Japonia, India apo bota islamike mbeten jashtë anëtarësisë  së përhershme në Këshillin e Sigurimit.
Gjermania meriton vend në anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit ndërkohë Amerika Latine dhe Shtetet e Paqësorit duhet të përfaqësohen këtu në mënyrë të përhershme. Duhet të ketë një zgjerim të qasjes në pjesëmarrjen e organizmave të tjera që janë pjesë e Këshillit të Sigurimit." 

Hapi 3 - Kush mbështet agresorin të pezullohet

"Çdo pjesëmarrje në Këshillin e Sigurimit duhet pezulluar për atë shtet që mbështetet tek agresioni kundër shteteve të tjera dhe në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara."

Hapi 4 - Të gjithë vendet e Asamblesë kundër Rusisë! Sanksione të fuqishme kundër agresorit

"Duhet luftuar në fakt, me veprime konkrete, agresioni kundër integritetit dhe sovranitetit të territorit. Duhet të ketë një mekanizëm për të cilën duhet të bien të gjithë vendet dakord, në këtë rast kundër Rusisë.  Pushtimi rus kundër Ukrainës ka treguar se për çfarë mund të shërbejë një mekanizëm i tillë dhe kur ka sanksione të fuqishme kundër agresorit, jo vetëm në fazën kur ka ndodhur lufta, por gjithashtu edhe në fazat e tjera, pra, duhet që të gjithë të shohin se çfarë mund të humbasin në qoftëse nisin luftë. Këto sanksione duhet të paraqiten në mënyrë automatike për t’u marrë parasysh nga Këshilli i Sigurimit në rast se çdo anëtar i Këshillit të Sigurimit raporton apo paraqet kërcënimin për agresion.

Gjithashtu shprehu gatishmërinë të bashkëpunojmë me anëtarë të Kombeve të Bashkuara që janë dakord me këtë formulë paqeje për të hartuar ndryshimet e reformimet e Kartës dhe të Kombeve të Bashkuara.

Volodymyr Zelensky: Jemi gati të bashkëpunojmë me anëtarë të Kombeve të Bashkuara që janë dakord me këtë formulë paqeje për të hartuar këto ndryshime e reformime të Kartës dhe të Kombeve të Bashkuara.

Në fjalën e tij si kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama tha se lufta e Rusisë është një agresion në zemër të Europës që minoi, në mënyrë mizore të gjitha parimet që i dhanë jetë Kombeve të Bashkuar dhe se OKB duhet të pozicionet qartë krah viktimës.

Edi Rama: Një agresion në zemër të Europës nuk mund të jetë vetëm problemi i Europës, siç disa mendojnë, thonë apo pëshpëritin. 

Kjo luftë agresioni duhet të jetë një punë për të gjithë, e më lini t’iu kujtoj me një parafrazim, rrëfimin tragjik të Martin Niemöller. “Së pari erdhën të merrnin Gjeorgjinë, e nuk bëra  zë. E më pas erdhën për Krimenë, nuk ishte vendi im, kështu që nuk fola. Më pas erdhën për të gjithë Ukrainën, por nuk isha ukrainas, e kësisoj nuk thashë asnjë fjalë. E më pas erdhën për të marrë mua, por askush nuk kish mbetur për të më mbrojtur”. Ndërkohë që flasim, më shumë se 26 mijë civilë kanë vdekur. Nesër numri do të jetë më i lartë, e do të rritet, çdo ditë që kalon për aq kohë sa do të vazhdojë kjo luftë.

Duke pasur parasysh vringëllimën e pajustifikuar bërthamore, që vjen hera-herës nga nivele të ndryshme të Kremlinit, kemi të drejtë të trembemi që një ditë kjo çmenduri  të shndërrohet edhe në diçka më të keqe. E mos harroni që po është po aq e imagjinueshme sot, sa ishte një luftë dje e tillë dje.

Rama ftoi anëtarët e KS të ndihmojnë Ukrainën dhe ukrainasit të mbajnë qëndrim të drejtë ndaj agresorit. 

Edi Rama: "Do të ishte një fyerje për inteligjencën e kësaj organizate në qoftëse nuk pranojnë njëzëri dhe nuk themi me zë të lartë, kush është agresori dhe kush është viktima e agresionit. Është i njëjti dallim i mprehtë midis luftës e paqes, siç do t’iu kujtonte Tolstoi. Kthehuni dhe lexojini edhe njëherë. Nëse nuk pranojmë këtë të vërtete të qartë si kristali, jo vetëm që po zhgënjejmë Ukrainën dhe popullin e saj, po gjithashtu edhe nuk po përmbushim përgjegjësinë tonë, po komprementojmë të ardhmen dhe po tradhtojmë të gjithë fëmijët tanë. Lufta e Ukrainës është një luftë e gjithkujt që aspiron të jetojë në një   botë ku kombet janë të lira e të barabarta, ku tërësia  territoriale është e patjetërsueshme, dhe e drejta për të jetuar në paqe e padiskutueshme. E kundërta jo vetëm është ditë shkurtër, por tejet e rrezikshme për të gjithë që janë në këtë çati"

Rama ishte i një mendimi me Zelenskyn për veton ruse.

Edi Rama: Abuzimi i përdorimit të vetos për fat të keq e ka mbajtur peng këtë këshill këtë Këshill Sigurimi, e ka paralizuar atë, por nuk e ka bërë të heshtë. Ashtu siç mund të dëshmojnë këtu në këtë takim. Në fakt vlerat dhe rregullat që na sjellim  bashkë, nuk duhet të zëvendësohen nga rregulli i forcës. Bota po kalon në mënyrë të rrezikshme në një pikë ku mund të kthehet tragjedi për të gjithë ne.

Kryeministri Shqiptar u ndal dhe tek Kosova dhe përpjekjet e Rusië e të tjerë ta përdorin si pretekst për agresionin ndaj Ukrainës.

Edi Rama: "Në fakt Rusia e të tjerë janë përpjekjet ta përdorin, apo më shumë ta keqpërdorin, realitetin për të ndryshuar Ballkanin Perëndimor, sidomos lindjen e Republikës së Kosovës, për të justifikuar ëndrrat e tyre imperiale apo makthet e tyre që kanë eksportuar në Ukrainë.

Pavarësisht sa përpiqeni, Kosova, pavarësia, e së cilës është sanksionuar nga gjykata ndërkombëtare e penale, kreu 14-të i kësaj karte të Kombeve të Bashkuara. Gjykata ndërkombëtare penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm. Nëse paqja që zgjat në rajonin tonë sot është e prekshme, kjo ka përsëri të bëjë me mësimet e nxjerra në mënyrë efikase për të tejkaluar të shkuarën dhe për të formësuar një të ardhme të përbashkët pemës bashkëpunimit, jo përmes përçarjes, duke nxitur lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, e kapitaleve, jo duke rritur pengesa artificiale, barriera artificiale, por duke ndërtuar ura për fëmijët tanë, për të shijuar lirinë dhe begatinë, pavarësisht cila është gjuha e tyre, a raca e tyre, pavarësisht kombësisë së tyre. E jo të ngremë mure për fantazmat e së shkuarës. Që të fshihen pas lojërave të pafundme të fajit.

Presidenti i KE thirrje Kinës: Ndale Rusinë
Edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që theksoi se vendet e fuqishme nuk duhet t’i mbyllin sytë përpara krimeve të Rusisë në Ukrainë dhe të veprojnë në mënyrë të ndërgjegjshme për t’u dhënë fund.

Charles Michel: Vendet e fuqishme dhe të përgjegjshme nuk mund të mbyllin sytë përpara këtij krimi, sepse ndajmë të gjithë një përgjegjësi për t’i dhënë fund luftës dhe për të ndërtuar një paqe të drejtë, e cila nuk do të zgjasë kurrë nëse krimet nuk ndëshkohen. Si vende të përgjegjshme, ne kemi të gjitha një rol.“, theksoi Michel.

Një thirrje kishte edhe për Kinën, për të cilën tha se duhet të ndihmojë të bindë Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Charles Michel :"Dua t’i flas përfaqësuesit kinez, ju keni paralajmëruar Rusinë kundër përdorimit të armëve bërthamore por tashmë po iu kërkojmë të shkojmë më tej. Le të bashkojmë forcat për ta bindur Rusinë për t’i dhënë kësaj lufte kriminale që po lëndon shumë njerëz, Le të bashkojmë forcat për të bindur Rusinë të respektojë parimet e e Kartës së Kombeve të Bashkuara"

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken u shpreh se OKB nuk do lejojë kurrë që një fatin e një populli ta shkruajë një vend tjetër.

Anthony Blinken:"Në këtë luftë ka një agresor dhe ka një viktimë. Njëra palë po sulmon parimet thelbësore të Kartës së OKB-së; tjetri lufton për t'i mbrojtur. Vetë pushtimi i Rusisë shkel shtyllën qendrore të Kartës së OKB-së – respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha kombeve. Së dyti, kryerja e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit nga Rusia në Ukrainë pothuajse çdo ditë. Së treti, Rusia vazhdon të angazhohet në një goditje të pamatur bërthamore, duke njoftuar se po vendos armë bërthamore në Bjellorusi dhe vazhdon të përdorë termocentralin më të madh bërthamor në Evropë dhe punonjësit e saj si mburojë për agresionin e saj, duke rrezikuar pasoja katastrofike. Rusia po përdor urinë si armë.  Po përdor dronët iranianë për të sulmuar civilët ukrainas, drone që Rusia i bleu nga Irani në kundërshtim me Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit." 

Kjo është hera e dytë që Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit dhe pasojat e agresionit rus të Ukrainës tek paqja dhe siguria në botë, janë në qendër të axhendës së saj. 

Edi Rama: "Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj që të ngrihet e të qëndrojë për paqen, zhvillimin e përparimin. Të qëndrojë në krah të agresuarit dhe jo agresorit. Të qëndrojë përkrah dhe me Ukrainën"

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:28
VIDEO/Përplasja në OKB, reagim viral në Itali për qëndrimin e Ramës ndaj ambasadorit rus

Një jehonë ka pasur polemika e Edi Ramës me ambasadorin rus në OKB, edhe në rrjetet sociale italiane. Në këtë vend, ku ka një impakt të rritur me zhvillimet në Shqipëri, debate i sotëm ka qenë mjaft i mbuluar.

Gazetat kryesore si Correre della Sera dhe La Repubbica i kanë dhënë një hapësirë të plotë të gjithë debatit në Këshillin e Sigurimit që u drejtua nga kryeministri shqiptar, ndërkohë në rrjetet sociale ka një impakt të shtuar për reagimin ndaj Rusisë.

Ora 07:21
Zëri Amerikës: Rama iu përgjigj ashpër komenteve të ambasadorit rus rreth pranisë së Zelenskyt

Në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit të Sigurimit mbi Ukrainën drejtuar nga kryeministri Edi Rama i Shqipërisë, Rusia shprehu pakënaqësinë për pjesëmarrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe faktin që ai foli para anëtarëve të Këshillit.

Këtij debati mes Ramës dhe ambasadorit rus, i ka kushtuar një shkrim edhe Zëri i Amerikës, i cili shkruan se Rama iu përgjigj ashpër komenteve ambasadorit. 

Por edhe para se Zelenskyy të merrte fjalën, ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia dhe kryeministri Rama, këmbyen polemika të ashpra. Rusia shprehu pakënaqësinë për pjesëmarrjen e presidentit Zelenskyy dhe faktin që ai foli para se të flisnin anëtarët e Këshillit. Ambasadori Nebenzia tha se Shqipëria kishte shkelur gjithashtu rregullat, duke ftuar një numër të madh përkrahësish (të Ukrainës) nga vende te NATO, si edhe ministin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, si kreun e radhës së OSBE-së.

Kryeministri Rama u përgjigj me ironi se “ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare”, një referencë ndaj emërtimit të Rusisë për ofensivën e saj kundër Ukrainës.

“Na vjen keq që Presidenca shqiptare po tregon një shpërfillje të hapur për praktikat për konsensus të Këshillit të Sigurimit. Ata po vendosin bindjet e tyre politike dhe ideologjike të NATO-s, mbi detyrimet e Këshillit të Sigurimit, që përcaktojnë procedurat dhe duhet të mbajë një qëndrim të paanshëm. Për fat të keq Shqipëria nuk arriti ta bëjë një gjë të tillë sot”, tha ambasadori Nebenzia.
Kryeministri Rama reagoi ashpër, duke thënë se i dukej interesante që Rusia jepte leksione për shkeljen e rregullave.

“Por duke qenë se ju përsëritët shumë herë se shkelja ka të bëjë me faktin që Presidenti Zelenskyy të flasë më parë se anëtarët e Këshillit, ka një zgjidhje për këtë, nëse ju bini dakord. Ju ndalni luftën dhe presidenti Zelenskyy nuk e merr fjalën. Ajo që e bën atë të rëndësishëm këtu dhe ajo që e bën të rëndësishme për të gjithë ne që ta dëgjojmë atë fillimisht dhe pastaj të diskutojmë, është shkaktuar nga ju, jo nga ne”, tha ai.

 

Ora 23:02
Nga Reuters te The Washington Post, Mediat e huaja jehonë debatit të Ramës me përfaqësuesin e delegacionit rus në KS

 

Fjala e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është bërë jehonë në të gjitha mediat kryesore të huaja.

Rama, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasditen e së mërkurës, ku duke iu përgjigjur kritikave të delegacionit rus, tha se nëse duan që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mos flasë, Rusia duhet të ndalojë luftën.

Në artikuj vihet theksi edhe tek fakti që pas seancës, Zelensky falenderoi Ramën duke thënë se “i tregoi botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj”. Sakaq, gjatë fjalës, Zelensky kërkoi që Rusisë t’i hiqet e drejta e vetos si një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Nw lajmet kryesore tw mediave si Retuers, New York Times, The Washington Post, The Guardian si dhe Il Post përmendet momenti kur kryeministri Rama është përplasur me përfaqësuesin e delegacionit rus në çeljen e debatit në Këshillin e Sigurimit.

Ambasadori rus Vassily Nebenzia kundërshtoi që në fillim të takimit që lideri ukrainas të mos e merrte fjalën ndërsa kryeministri Rama iu përgjigj: “…duke qenë se e përsëritët shumë herë se shkelja këtu ka të bëjë me faktin që Zelensky do të flasë përpara anëtarëve të Këshillit ka një zgjidhje për këtë. Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do të mbajë fjalën”.

Kryeministri shqiptar Edi Rama iu përgjigj me një batutë Moskës, e cila prej kohësh thotë se pushtimi nuk është luftë, por një “operacion ushtarak special”.

”Dua të siguroj kolegët tanë rusë dhe të gjithë këtu se ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare”, tha Rama, i njohur për një sens humori shpotitës duke shkaktuar të qeshura nën zë në sallë.

”Ka një zgjidhje për këtë”, vijoi Rama.

”Nëse jeni dakord, ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do ta marrë fjalën”, tha Rama, vendi i të cilit shërben si president i radhës i këshillit.

Nebenzya vazhdoi duke thënë se seanca ishte një shfaqje dhe kritikoi Ramën për atë që ai tha se ishte një qëndrim politik dhe jo një akt i një mbrojtësi neutral të procedurës. Në përpjekje për të justifikuar pushtimin e saj, Moska ka thënë se ambiciet e Ukrainës për t’u integruar me Perëndimin – duke përfshirë NATO-n – përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë.

Ora 22:38
Ambasadorja e Britanisë në OKB publikon fjalën e Ramës: Rusia dështoi

1695229914_rama.jpg

Ambasadorja Barbara Woodward, përfaqësuese e Mbretërisë së Bashkuar në Kombet e Bashkuara shkruan se “Rusia dështoi të ndalojë fjalimin e Presidentit ukrainas”.

Ambasadorja citon fjalët e Ramës kur thotë se “Zelenskyy nuk do të fliste në Këshill, nëse Rusia nuk do të bënte luftë në Ukrainë.”

“Rusia u përpoq sot të ndalonte presidentin Zelensky të fliste para tyre në Këshillin e Sigurimit.

Ata dështuan!

Siç theksoi Edi Rama, Presidenti Zelenskyy nuk do të fliste në Këshill, nëse Rusia nuk do të bënte luftë në Ukrainë.”- shkruan ajo.

Ora 21:17
VIDEO/ Rama takohet me Scholz në New York

Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në New York është takuar edhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz në selinë e OKB-së.

Ora 19:06
Blinken në KS: S’do lejojmë që rregullat që kemi nënshkruar së bashku të thyhen! Populli ukrainas e ka vetë në dorë ta shkruajë fatin e tij, jo Rusia

1695228732_blinken.jpg

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken ka dhënë sot një mesazh inspirues për popullin ukrainas nga salla e këshillit të Sigurimit. Blinken u shpreh se OKB nuk do lejojë kurrë që një fatin e një populli ta shkruajë një vend tjetër.

“Dy javë më parë ish anë Hitni, në një qytezë ukrainase dy orë nga Kievi. Forcat ruse i kishin pushtuar duke arrestuar, duke i torturuar banorët. Ushtarët i përdornin si mburojë për 28 orë derisa forcat ukrainase t’i lironin. Kur iu bënë thirrje ndaluesve të tyre që njerëzit ishin të sëmurë, ata thanë lërini të vdesin. Nga distance komode e kësaj salle është e thjeshtë të flasësh për Ukriainën, por kjo ka ndodhur vetëm në një lagje, në një qytezë…
Kjo është ajo që po përjetojnë çdo ditë familjet ukrainase, ajo që kanë përjetuar prej 571 ditë pushtimi, për aq kohë sa Rusia vijon me këtë luftë. Një luftë që Putin kërkon të kthejë ‘Rusinë e Madhe’. Prej një viti e gjysmë, ka shkatërruar parimet e kombeve të bashkuar dhe ka vënë veto në më shumë se një rezolutë e kombeve të bashkuara vetë pushtimi i Rusisë shkel shtyllën e sovranitetin e një vendi. Rusia po përdor urinë si armë. Transporti mund të ulet me 2m2 tonë që është me 5 miliardë e gjysmë feta buke në botë.

Sa më e uritur të jetë bota, aq më shumë përfiton Rusia. Dronë iranianë për të sulmuar Ukrainën. Rusia në fakt, bëri një takim me Kim Jong Un, i cili u shpreh se do kishte ,mbështetje të plotë dhe pa kushte për luftën dhe agresionin e Rusisë. Nëse vazhdon me dhunën, bota do të heqë dorë nga parimet dhe Ukrainë do ndalë së mbrojturi veten. As ne nuk heqim dorë. Ne do të ngrihemi. Nuk do rrimë pa bërë gjë, kur rregullat që kemi bërë të gjithë thyhen. E hapa duke ndarë me ju tmerret në Hitni, por atë ditë pashë vullnetarë që po përpiqeshin ta ringrinin vendin. Pashë një komb që po rindërtohej dhe po merrte në dorë fatin e vetë. Këtë mbrojmë kur ngrihemi për rendin ndërkombëtar, për të shkruar të ardhmen e tyre. Populli ukrainas dhe jo vetëm, kanë të drejtë të shkruajnë të ardhmen e tyre, nuk do lejojmë ta shkruajnë të tjerët.”- tha Blinken.

Ora 19:03
FOTO/ Mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit nën drejtimin e Ramës, në takim edhe Yuri Kim

1695229020_kim.jpg

Në selinë e OKB-së në New York, kryeministri i vendit Edi Rama po drejton diskutimin e nivelit të lartë mes përfaqësuesve të shteteve anëtare në Këshillin e Sigurimit. Në sallën e mbledhjeve janë udhëheqësit e shteteve pjesëmarrëse ku SHBA e përfaqëson Presidenti Joe Biden e Rusinë ministri i jashtëm Lavrov. Ndër ekipin diplomatik të nivelit të lartë të SHBA, merr pjesë edhe  Yuri Kim, e cila është emëruar në një post të lart në Departamentin e Shtetit.

Ora 18:59
Edi Rama: E drejtë të trembemi për kërcënimin bërthamor rus! Duket po aq e paimagjinueshme sa ç'ishte lufta në Ukrainë dje

1695229914_rama.jpg

Në fjalën e mbajtur në cilësinë e drejtuesit të debatit të Hapur të Nivelit të lartë, në Këshillin e Sigurimit në OKB kryeministri Edi Rama tha se kufta e Ukrainës është një luftë e gjithëkujt që aspiron të jetojë në një botë ku kombet janë të lira e të barabarta.

Teksa theksoi se një agresion në zemër të Europës nuk mund të jetë vetëm problem i Europës, Kryeministri Rama tha: “Duke pasur parasysh vringëllimën e pajustifikuar bërthamore, që vjen hera herës nga nivele të ndryshme të Kremlinit, kemi të drejtë të trembemi që një ditë, larg qoftë, kjo çmenduri të shndërrohet në diçka edhe më të keqe. E mos harroni, që është po aq e paimagjinueshme sot sa ishte një luftë e tillë dje”.

Ora 18:24
Përfaqësuesit rus me rezerva për praninë e Bujar Osmanit në KS, Rama e ironizon: Po, është shqiptar, ku është problemi?

 

Krahas kundërshtisë që patën për të marrë fjalën presidenti ukrainas më përpara se anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përfaqësuesi rus ka shprehur pakënaqësi lidhur edhe nga fakti që ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut do t’i jepet fjala në mbledhjen e kryesuar nga Shqipëria.

Rama ka thënë se nuk e kupton se cili është problemi me Bujar Osmanin që si Përfaqësues i OSBE-së të flasë në këtë takim, duke thënë se pjesëmarrja e tij është vlerësuar si bazike.

“Kam vështirësi për të kuptuar se cili është problemi, sepse OSBE ka një rol të rëndësishëm dhe ai është këtu për shkak të kontributit në këtë takim, duke u konsideruar si bazik. Po ai është një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, por nëse jeni më eksplicit se cili është problemi, jam i gatshëm t’iu ndihmojë”, ka thënë Edi Rama.

Ora 18:17
VIDEO/ Debati në Këshillin e Sigurimit, Zelensky falenderon Ramën: I tregove botës, si duhet të trajtohet Rusia

1695224768_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama drejtoi sot debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit me fokus luftën në Ukrainë. Mesazhi i Ramës në mbledhjen e OKB e ka mbështetur Presidenti Zelensky i cili u shpreh se kryeministri ka dhënë mesazhin e qartë dhe të duhur sesi duhet trajtuar Rusia. Ai e falenderoi për mënyrën kaq parimore në drejtimin e Presidencës.

“I dashur @EdiRamaal , sot në KS të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore.”- shkroi Zelensky ndërsa ndan edhe fjalën e Ramës në OKB.

Dear @EdiRamaal, today at the UNSC you showed the world how to correctly handle Russia, its lies, and its hypocrisy. I thank you for steering the Presidency in such a principled manner. pic.twitter.com/0wKca8xZon

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 20, 2023
Ora 18:01
Rama përmend edhe Kosovën në OKB: Gjykata ndërkombëtare s’mund të shërbejë për rrëmbim territoresh! Shqipëria është me Ukrainën

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur fjalën e tij në në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, me një apel për paqe.Ai përmendi edhe Kosovën, ndërsa në fund tha se Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, të qëndrojë krah Ukrainës.

“Pavarësisht sa përpiqeni Kosova pavarësia e të cilës është sanksionuar nga gjykata ndërkombëtare penale. Kjo gjykatë s’mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh. Pavarësisht gjuhës racës dhe kombësisë dhe jo të ngremë mure për fantazmat e të shkuarës. Dua ta përmbyll me këtë parathënie te kartës së okb që na bën thirrje të praktikojmë tolerancën të jetojmë në paqe me njëri tjetrin. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e  saj të qëndrojë e të ngrihet për paqen. Të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe jo agresorit. Tani do marr detyrën si kryetar i këshillit”, tha Rama.

Ora 17:50
Dëshmitë tronditëse të krimeve ruse në Ukrainë, Guterres: Rusia ka shkelur të drejtat e njeriut, le t’i rikthehemi objektivave të Kartës së OKB

1695223366_sekretari.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha në një samit të liderëve të klimës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të mërkurën se pushtimi rus në Ukrainë ka shkelur të drejtat e e njeriut, duke përfshirë dhunën seksuale, ndalimet arbitrare, ekzekutimet dhe transferimin me forcë të civilëve ukrainas.

“Është dokumentuar dëshmi e shkeljeve të përhapura dhe tronditëse të të drejtave të njeriut, duke përfshirë dhunën seksuale të lidhur me konfliktin, ndalimet arbitrare, ekzekutimet e shkurtra, kryesisht nga Rusia, dhe transferimin me forcë të civilëve ukrainas, përfshirë fëmijët, në territorin nën kontrollin rus ose në Rusi”, tha Guterres.

Ai tha se ata po kërkonin paqe, të cilët kanë kontribuar shumë gjatë këtyre viteve për të parandaluar luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

"Pushtimi rus i Ukrainës u pasua nga sulme të pamëshirshme dhe sistematike kundër civilëve, infrastrukturës dhe shërbimeve civile, duke përfshirë kujdesin shëndetësor dhe objektet arsimore. Sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturës civile duhet të ndalen menjëherë", tha Guterres.

Guterres tha se lufta po çon në përshkallëzim globalizmin dhe se ata duhet të bëjnë diçka patjetër për të shpëtuar njerëzit në mbarë botën.

“Ne po kërkojmë paqe, ku ne kemi kontribuar gjatë këtyre viteve për të parandaluar luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, e cila ka përshkallëzuar globalizmin, ku duhet të shpëtohen miliona jetë njerëzish. Numri i vdekjeve që rriten me konfliktet thuajse u dyfishua vitin e shkuar. Operacionet paqëruajtëse të Kombeve të Bashkuara janë në një trysni të jashtëzakonshme. Ç’armatimi bërthamor ka mbetur në vend dhe nuk ka kuadër global të përshtatshëm për të trajtuar kërcënimet që paraqiten nga teknologjia e re. Iu bëj thirrje qeverive që të ecin përpara, të bëjnë më mirë për t’u riangazhuar ndaj objektivave të tyre në kuadër të kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha Guterres.

Ai gjithashtu tha se këto dokumente ishin jetike për thirrjen e përgjegjësisë ndaj abuzimeve të të drejtave të njeriut.

“Këto dokumente janë jetike për thirrjen e përgjegjësisë, e cila është thelbësore për të gjitha abuzimet e të drejtave të njeriut”, tha Guterres.

Ora 17:40
Zelensky i kërkon OKB të pezullohet vetoja ruse: Rusia kërkon të zbehë gjenocidin në Ukrainë

1695224429_zelensky.jpg

Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka folur për herë të parë fizikisht në debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit në OKB. Zelensky u shpreh se duhen riparë me shumë vëmendje reformimi i vetove pasi e dobëson rolin e Kombeve të Bashkuara duke mos i dhënë peshë, por duke i dhënë vetëm një shteti, siç është Rusia. Zelensky tha se është pikërisht vetoja ajo që po i jep superfuqi Rusisë e cila me dashakeqësi kërkon të zbehë gjenocidin që po bën në Ukrainë.

“Qysh prej nisjes së agresionit në shkallë të gjerë, nisur nga shteti që për disa arsye është sërish këtu në KS, ka shkaktuar 2 vite luftë. Rusia ka vrarë me mijëra dhe ka shkatërruar mijëra familje. Është një agresion i paprovokuar që synon të aneksojë, burimet dhe territorin tonë. Përveç këtij agresioni kërkon të minojë çdo institucion që kërkon të mbrojë vendet që preken nga lufta.

Është një situatë që ka ndryshuar gjithçka për kombet e bashkuara. OKB e gjejnë vetën të bllokuar kur vjen puna për situatën e agresionit rus. Nuk do të isha kërtu nëse Ukraina mos të kishte zgjidhje konkrete. Formula e paqes së Ukrainës është baza për të përmirësuar arkitekturën ekzistuese në arenën ndërkombëtare.

Në këtë KS, ku Rusia ulet në mënyrë të paligjshme ulet në tavolinë për të zbehur gjenocidin që po ndodh në Ukrainë. Vetoja e agresionit e ka çuar në një situatë bllokimi Kombet e Bashkuara.

Sistemi aktual i OKB ju bën me me pak ndikim sesa pushteti i vetove nga komandohet e shpërdorohet nga disa, siç po bën Rusia. Reformimi i OKB duhet të kthehet në proces dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me përfaqësimin por reformimin e vetos. Kjo do i rikthente fuqinë OKB.”- tha Zelensky

 

Ora 17:38
Zelensky në tryezë me Ramën, Shqipëria firmos! Mbështet integrimin e Ukrainës në NATO

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Volodymyr Zelensky patën një takim më vete gjatë qëndrimit në New York ku Shqipëria drejton seancën e Këshillit të Sigurimit.

Në një postim në twitter Zelensky falnderoi Shqipërinë për mbështetjen që i jep Ukrainës për integrimin në NATO. 

“I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO.”

Ora 17:23
DEBATI I PLOTË në KS në OKB! Përfaqësuesi rus: Prania e Zelenskyt për show! Të flasë pas vendeve anëtare! Rama: Nëse ndalni luftën, nuk flet! Mos provoko

Ka nisur me debate mbledhja në Këshillin e Sigurimit në OKB në New York, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Teksa ka hapur diskutimin e nivelit të lartë mes përfaqësuesve të shteteve anëtare në Këshillin e Sigurimit Rama theksoi se fjala do jepet në bazë të rregullave dhe axhendës së Këshillit të Sigurimit, ku në fokus do jetë sigurisht ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. 

Delegacioni rus i drejtuar nga ambasadori Vasily Nebenzya, u shpreh i indinjuar nga prania e liderit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe mbi të gjitha për faktin që ai të flasë përpara përfaqësuesve të vendeve anëtare. Nebenzya tha se takimi i sotëm është një spektakël. Pas fjalës së tij, kryeministri Rama tha se zgjidhja do të ishte që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, në mënyrë që edhe Zelensky të mos mbajë fjalën e tij. Pikërisht, nisja e luftës nga ana e Rusisë në Ukrainë, shtoi Rama, është arsyeja pse Zelensky është në atë mbledhje. Këto përgjigje të Ramës sipas ambasadorit rus janë qëndrime politike. 

DEBATI I PLOTË

Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit drejtoi sot një nga sesionet më të rëndësishme me temë "Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës".

Debati i Nivelit të Lartë, i cili u drejtua nga Kryeministri Edi Rama  u zhvillua me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, si dhe, më gjerë, të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, përfshi Ukrainën, të cilët shprehën pikëpamjet e tyre dhe shkëmbyen ide, jo vetëm rreth luftës që po zhvillohet dhe pasojave mbi Ukrainën e popullin e saj, por edhe për ndikimin që po prodhon lufta mbi paqen e sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe veprimin shumëpalësh.

Për herë të parë, që prej fillimit të luftës, Presidenti Zelensky ishte në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit. Takimi i nivelit të lartë synon të nxisë nevojën e bashkëpunimit mes vendeve për të parandaluar shkeljet e së drejtës ndërkombëtare dhe për të promovuar zgjidhjen paqësore të konflikteve përmes mjeteve diplomatike dhe dialogut.

* * *

Kryeministri Edi Rama: Ky është takimi i Këshillit të Sigurisë, i cili thirret të fillojë. Agjenda e përkohshme e këtij takimi është sa vijon: Ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, respektimi i qëllimeve, parimeve të Kombeve të Bashkuara, kartës së saj përmes aksionit shumëpalësh efektiv, ruajtjes së paqes dhe sigurisë së Ukrainës.

Rendi i ditës miratohet.

Do të doja që t’ju uroja mirëseardhjen Sekretari i Përgjithshëm, të nderuar Presidentë, Kryeministra,  ministra dhe të tjerë përfaqësues të lartë këtu të pranishëm në Këshillin e Sigurimit.

Prania juaj sot thekson rëndësinë e çështjes që është në diskutim.

Në përputhje me rregullin 37, rregullat e përkohshme të procedurës së Këshillit të Sigurimit ftoj përfaqësuesit e Argjentinës, Australisë, Austrisë, Bjellorusisë, Bosnjë-Hercegovinës, Belgjikës, Bullgarisë, Kanadasë, Kroacisë, Kilit, Çekisë, Danimarkës, Estonisë, Gjermanisë, Greqisë, Guatemalës, Hungarisë, Indisë, Indonezisë, Irlandës, Italisë, Kuvajtit, Letonisë, Lihtejnshtejnit, Lituanisë, Meksikës, Malit të Zi, Mbretërisë së Hollandës, Maqedonisë së Veriut, Panamasë, Polonisë, Portugalisë, Katarit, Republikës së Koresë, Rumanisë, Sierra Leones, Sllovakisë, Sllovenisë, Afrikës së Jugut, Spanjës, Turqisë, Ukrainës dhe Republikës të Venezules për të marrë pjesë në takim.

Në përputhje me rregullin 39 të dispozitave të përkohshme të Këshillit të Sigurimit, ftoj po kështu raportuesit në vijim të marrin pjesë në këtë takim, Shkëlqesia e tij zoti Charles Michel, President i Këshillit Evropian; Shkëleqesia e tij Zoti Bujar Osmani, kryetar në detyrë i Oranizatës për Siguri e Bashkëpunim në Europë dhe Shkëlqesinë e tij Kancelarin e madh Paterno di Montecupe të Urdhërit Sovran të Maltës.

Pra u vendos. 

Po kështu propozoj që Këshilli të ftoj Shkëlqesinë e tij Arqipeshkvin Gallagher, Sekretar për marrëdheniet shtetërore dhe oranizatat ndërkombtare të Selisë së Shenjtë të marrë pjesë në takim.

Në përputhje me dispozitat e përkohshme procedurore dhe praktikat e mëparshme në këtë drejtim. Duke qenë se nuk ka asnjë kundërshtim  u vendos.

Delegacioni i federatës ruse ka kërkuar fjalën. Ju lutem, fjala është për ju.

Përfaqësuesi i delegacionit rus:  Zoti President, u nxituat të thoni ‘’pra, u vendos’’. Kemi dy pyetje. Së pari e mbi të gjitha dua t’ju pyesim mbi ç’bazë propozoni që t’i jepnit presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy fjalën përpara se të flasin anëtarët e Këshillit të Sigurimit, shumica e të cilëve përfaqësohen po kështu në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive. Pyetja e dytë që dua të bëj është  mbi ç’bazë ftoni ju ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut  në takimin e sotëm në cilësinë e kryetarit të OSBE-së?

Kryeministri Edi Rama: Mora shënim komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigjgje do të doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të Këshillit u është dërguar lista e personave qe do të flasin në rendin e caktuar. Në këndvështimin tim do të kishte qenë e preferueshme që kjo çështje procedurore të ishte zgjidhur në nviel teknik përpara çeljes së këtij debati të hapur në mënyrë që ne të kishim patur mundësi të procedonim menjëherë tek thelbi i diskutimeve tona sot.

Dua t’ju kujtoj se paragrafi 33 i dokumentit presidencial S/2017/507, dakordësuar njëzëri shprehet dhe citoj: Kur anëtarë të rinj ftohen të flasin në Këshillin e Sigurimit, ata që kanë interes të drejtpërdrejtë në çështjet në diskutim, mund të flasin përpara anëtarëve të Këshillit, nëqoftëse ky është rasti dhe mbyll citimin. Duke patur parasysh temën e debatit të sotëm të hapur, ne besojmë se ftesa për Presidentin Zelenskyy që të flasë përpara anëtarëve të Këshillit është një konfirmim i plotë i paragrafit 33 dhe po kështu dhënia e fjalës për presidentin Zelenskyy do t’i japë mundësi anëtarëve të këshillit, dhe anëtarëve të tjerë që marrin pjesë në numra kaq mbresëlënës, t’u përgjigjen komenteve të tij. Më parë, në shkurt të ktij viti, delegecaioni rus ngriti të  njëjtën çështje dhe u garantua nga Presidenti asokohe i Këshillit se ka precedentë të vendeve jo anëtare të Këshillit që marrin fjalën përpara anëtarëve të Këshillit.

U cituan asaj kohe një sërë rastesh, të tjera mund të përmenden. Do të shtoja se në secilën prej pesë takimeve të mëparshme të Këshillit të Sigurimit në cilat zoti Zelensky është ftuar, ai ka folur përpara antarëve të Këshillit. Dua të siguroj kolegët tanë rusë se të gjithë ata që janë këtu, se ky nuk është një operacion special i Presidencës Shqiptare, por një vijimësi e një praktike kohëgjatë e të konsoliduar të këtij Këshilli, për rrjedhojë është në përputhje të plotë me udhëzimet dhe praktikat e Këshillit.

Sa i përket pyetjes së dytë, kam pak vështirësi të kuptoj se cili është problemi sepse OSBE luan një rol të rëndësishëm dhe gjendet këtu falë kontributit të saj  në këtë takim, i cili konsiderohet si thelbësor. Po, përfaqsuesi i OSBE-së këtu është shqiptar nga Maqedonia e Veriut por nëse do të ishit më i qartë se cili është problemi, do të isha i lumtur t’ju ndihmoja.

Përfaqësuesi i delegacionit rus: Me kënaqësi zoti Kreytar. Ne nuk besojmë që argumentet që na paraqitët, janë bindëse. Ka një sërë anëtarësh të Këshillit të Sigurimit që do të përfaqësojnë apo përfaqësojnë sot në nivel të krerëve të shteteve, kështu që duhet të na shpjegoni pse i është dhënë përparësi Presidentit ukrainas e megjithatë kjo nuk ka të bëjë me procedurën e Këshillit të Sigurimit, ne mund ta kuptojmë logjikën. Kur diskutuam Somalinë këtu për shembull, Presidenti i Somalisë foli i pari, por ishte i vetmi President mes atyre që ishin të pranishëm. Ndërkohë a ka precedent të tjerë  natyrisht të lidhur me atakimet jashtë  Këshillit të Sigurimit, dhe natyrisht ka  edhe praktikë specifike në përputhje me specifikat e rajoneve të ndrysme qe nuk kanë të bëjnë me situatën në Ukrainë. Do doja t’ju paraljmëroja se nëse sot, në fakt ju miratoni vendime duke i rënë çekiçit, atëherë presidenca shqiptare do të  përballët me një praktikë të shkeljes së dukshme të praktiktave të KS dhe natyrisht i bie që të tregoni që se rregullat nuk vlejnë për ju.

Në fakt anëtaret e KS e kanë dëgjuar këto fjalë të Presidentit Zelensky nëpërmjet videomesazheve ndërkohë që këtu ka një shkelje vërtetë flagrante sepse udhëtimi i vetë Presidentit për të ardhur në Neë York dhe për të folur këtu  në KS, gjatë 75 vjetëve të ekzistencës së KS shihet si një privilegj  në vend të të cilit gjatë seancës së fundit, seancës së posaçme përfaqësuese i Kievit vendosi të fliste nëpërmjet lidhjes në video dhe po këhtu delegacioni rus u shpreh që Volodimir Zelensky nuk mund të largohej nga vendi vitin e kaluar për shkak të rrethanave të posaçme.  Natyrisht kjo nuk e ka ndaluar atë që të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës por aso kohe ai nuk denjoi që të udhëtonte vet personalisht në Kombet e bashkuara duke shkelur praktikën dhe kjo shkelje praktike në fakt është e mbushur me rreziqe sa i përket kësaj praktike të sigurimit që rrezikon të kthehet në një shfaqje me një person. Për këtë arsye presidenca shqiptare hapi debat të pafund mes një grupi anëtarësh që janë dhe anëtarë të NATO-s. Kjo e sotmja do të jetë jo më shumë, por një spektakël. Ne nuk kundërshtojmë pjesëmarrjen e presidentit të Ukrainës në këtë takim por duhet bërë në përputhje me rregullat, procedurat e praktikat ekzistuese sipas të cilave vendet në përputhje të rregullit 37 për ato që nuk janë anëtare flasin pas vendeve anëtare. Dhe në këtë përputhje në bazë të rregullit 37 është radha e atyre që janë krerë shtetesh anëtare. Ndërkohë që sa i përket pjesëmarrjes së kryetarit të OSBE që është shqiptar nga Maqedonia e Veriut kjo nuk ka të bëjë me shtetësinë e tij. Ne kundërshtuam praninë apo përfaqësinë në këtë nivel dhe këtë në fakt e bëri me dije presidenca shqiptare dhe dje. Me aq sa kuptojmë nuk ka pasur diskutime apo diskutime të hapura për këtë gjë në këtë ndërtesë apo në selinë në Vienë, sipas parimeve të miratuara nga këshilli i përhershëm i OSBE. Çdo kryetar në detyrë i OSBE apo përfaqësues të autorizuar prej tyre do të jenë në përputhje me mandatin e tyre dhe nuk duhet të devijojë nga mesazhi i rënë dakord nga OSBE. Nëqoftëse kryesia shqiptare këmbëngul që të lejojë zotin Osmani që të flasë në takimin e sotëm. Ne besojmë se ai mund ti jap zë vetëm zërit konsensual të  kësaj organizate. Pra për shkak të qasjes shkatërruese nga delegacionet perëndimore, kjo nuk ka kontribuar në asnjë moment për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë por ka shërbyer për të përkeqësuar situatën. Shohim përpjekje për të çuar më përpara praktika të tilla. Pjesëmarrja e zotit Osmani shërben për të çuar përpara rregullat e njëanshme të lojës. Iu bëjmë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të mbajnë një qëndrim parimor në këtë drejtim dhe të flasin kundër këtyre qasjeve. Presidenca shqiptare ka treguar në fakt mospërfillje flagrante ndaj këtyre praktikave dhe ka vendosur bindjet ideologjike dhe të NATO-s mbi të gjitha mbi praktikat e Këshillit të Sigurimit i cili është një rojtar i qëndrimeve objektive. Për fat të keq Shqipëria nuk ka mundur ta menaxhojë një gjë të tillë sot. Faleminderit!

Kryeministri Edi Rama: Më duhet të them se duke ardhur nga ju gjithë ky leksion i shkeljes së rregullave në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse,  por duke qenë se e përsëritët shumë herë që shkelja këtu ka të bëjë me faktin që presidenti Zelenski do të flasë përpara anëtarëve të Këshillit, ka një zgjidhje për këtë. Nëse bini dakord. Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelenski nuk do të mbajë fjalën. Ajo çfarë e bëri të rëndësishëm atë për të gjithë ne ta dëgjojmë e mbase diskutojmë vjen nga diçka që e keni bërë ju, jo ne. Faleminderit shumë. Mbaj shënim dhe do të vijojmë me seancën tonë. Doni sërish fjalën? Mirë.

Përfaqësuesi i delegacionit rus: Zoti president, dua të tërheq vëmendjen tuaj se ju sot po veproni si kryetar i Këshillit të Sigurimit, nuk po flisni në cilësinë tuaj kombëtare si përfaqësues i Shqipërisë. Objektivi juaj është të zhvilloni një takim, siç sanksionohet në rregulloren e Këshillit të Sigurimit, në vend që të jepni vlerësime politike ne cilësinë tuaj si kryetar i këshillit të sigurimit. Faleminderit!

Kryeministri Edi Rama: Sapo iu përgjigja pasi mu drejtuat si kryeministër shqiptar e pasi vazhduat të thonit gjëra të pa sakta lidhur me atë çka është procedura këtu. Nëse nuk doni të përgjigjem në cilësinë  e kryeministrit shqiptar mos më provokoni si i tillë. Megjithatë, le të vazhdojmë tanimë sërish.

Përfaqësuesi i delegacionit rus: Zoti kryetar, ju drejtohem vetëm si kryetar i Këshillit të Sigurimit. Në asnjë moment nuk ju drejtova si kryeministër i Shqipërisë. Edhe një herë e theksoj. Jemi të angazhuar në një dialog proceduror me ju, jo në një dialog thelbësor. Ju lutem përmbahuni nga vlerësimet politike në deklaratat tuaja fillestare për Këshillin.

Kryeministri Edi Rama: Ishit ju që folët për NATO-n, që folët për faktin që Shqipëria është në NATO, për vendet e NATO-s që vijnë këtu. Kjo nuk ka të bëjë fare me rolin tim si kryetar i këshillit. Megjithatë a mundemi tanimë me lejen tuaj të vijojmë normalisht seancën? Faleminderit shumë!

Këshilli i sigurimit fillon tashmë vlerësimin e zërit 2 të rendit të ditës. Dua të tërheq vëmendjen e anëtarëve të Këshillit të dokumentojnë një letër të shtator 2023, një letër që i është drejtuar kryetarit të Këshillit të Sigurimit. I jap tashmë fjalën sekretarit të përgjithshëm, shkëlqesisë së tij, zotit António Guterres. 

Ora 17:22
Delegacioni rus pakënaqësi ndaj Ramës: I dhatë përparësi Zelenskyt, s’duhet të flasë përpara nesh! Përgjigjet Rama

 

Delegacioni rus ka shprehur pakënaqësi pasi ndaj kryeministrit shqiptar pasi sipas tyre i është dhënë përparësi Zelenskyt për të folur i pari në Këshillin e Sigurimit. Rama u shpreh se folësit janë caktuar në përputhje me rregulloren e Këshillit të Sigurimit dhe Kombeve të Bashkuara.

Pjesë nga debati:

Përfaqësuesi rus: U nxituat. Kemi dy pyetje. Mbi çbazë propozoni t’i jepni presidmnetin Zelenskyn fjalën përpara anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Pyetja e dytë, me bazë ftoni ju në takim ministrine Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, në takimin e sotëm në cilësinë e kryetarit të OSB-së.

Rama: Mora shënim komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të këshillit u është dëguar lista e personave që do të flaisn në rendin e caktuar. Kjo çështje procedurore do duhej zgjidhur me teknikën para se të çelej debati.

Duke patur parasysh temën e debatit sot, ne besojmë se ftesa e Zelenskyt që të flasë është në përputhje me paragrafin 33. Dhënia e fjalës së Zelenskyn i japin mundësi anëtarëve t’u përgjigjen pyetjeve të tij.

Ai ka folur në 5  takimet i pari saherë ka qenë i shtuar. Ky s’është vendim i Presidencës shqiptare por si praktikë e gjatë e KS, në përputhje të plotë me rregulloren. Në lidhje me pyetjen e dytë kam vështirësi ta kuptoj sepse OSBE ka një kontribut të madh dhe gjendemi këtu falë kontributit të saj. Po përfaqësuesi i OSBE është shqiptar, por nëse do ishit i qartë se cili është problemi më thoni.

Përfaqësuesi rus: Ne nuk besojmë që argumentet që sollët janë bindëse. Do duhet të na sqaronit pse i dhanë prioritetin Zelenskyt.

Ora 16:51
Rama para mbledhjes së KS në Nju Jork: Do të shfrytëzojmë takimin që Rusia të pranojë marrëveshjen për grurin, të ndihmojmë Ukrainën

 

Kryeministri Edi Rama ka folur sot përpara mbledhjes së Këshillit të Sigurimit e cila po mbahet në kuadër të luftës së Ukrainës. Rama thotë se kjo luftë, nuk po cenon thjesht territorin e Ukrainës e Evropën, por të gjithë globin. Kreu i qeverisë thekson se kjo mbledhje do t’i dedikohet thirrjes për paqe si dhe do vihet theksi që Rusia të rinisë marrëveshjen e grurit, për hir të qindra miliona njerëzve që vuajnë për ushqim dhe kërkojnë mbështetje nga Kombet e Bashkuara.

“Një luftë e paprovuar e padrejtë ka sjell një konflikt vdekjeprurës në mes të Evropës. Siç jemi të vetëdijshëm, efektet e dëmshme të luftës nuk kufizohen vetëm në Ukrainë e te Evroa por në mbarë botën. Kjo është arsyeja se pse duhet të jemi të përkushtuar për të sjellë në KS të vërtetën. E duke bërë këtë, të kundërshtojmë atë mesazh të shëmtuar që kërkon të pushtojë e të mbështesë agresimin.

Është provuar edhe njëherë kundër profecisë se i fuqishmi ka të drejtë. Duhet të gjejmë zgjd9hje të përbashkëta për  çdo zgjidhje të ngutshme. Të ndihmosh Ukrainën sot të vetëmbrohet për të ndalur Rusinë sot përcjell mesazhin më të mirë, jep garancinë që ata që kërkojnë paqe e bashkëpunim. Do ta shfrytëzojmë këtë takim, për t’i ribëre thirrje Rusisë për të nisur marrëveshjen e grurit për hir të atyre qindra milionëve që kërkojnë ndihmë për ushqim e ndihmë nga Kombet e Bashkuara.”- tha Rama.

Ora 08:09
Drejton sot seancën e nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit, Rama ndan foton nga OKB: Më e rëndësishmja e dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga oborri i OKB-së, teksa ditën e sotme do të drejtojë një seancën në Këshillin e Sigurimit me temë “mirëmbajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”. Kryeministri ka ndarë një foto nga oborri i OKB-së, ndërsa shkruan se kjo seancë është ndër më të rëndësishmet e dekadës së fundit. I pranishëm në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë do jetë fizikisht edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

MIRËMËNGJES dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë", shkruan Rama.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 21/09/2023 09:33

    EDI RAMA ~ STRATEG KOLLOS

    Përgjigju
  • odiooo: 21/09/2023 09:01

    Enver djali çohu se rilinde...ti ne 1960 kunda Krushovit dhe djali tani kundta lavrovit...

    Përgjigju
  • Ben: 21/09/2023 08:59

    Ahaha,lideri global ram.. ti I mbaroi hallet e vendit te vet dhe po merret me te botes.

    Përgjigju
  • Servili: 21/09/2023 08:31

    Populll pa karakter , sahanlepires mjafton qe te dukemi mire para padroneve amerikane . Nese lexon ketren qe ta kane shkruajtur te tjere je nje mjeran qe nuk vlen asgje , ajo lufte eshte provokuar nga amerika dhe nato prandaj duhet te denohet me ashpersi dhe jo tju shkosh mbas avaIt ketyre krimineleve qe kane shkaterruar dhe vrare me miliona te pafajshem ne bote

    Përgjigju
  • XHEI: 21/09/2023 08:05

    SHUME E SAKET

    Përgjigju
  • ERMAL LUFO: 21/09/2023 08:04

    BRAVO JA KE BO RRUP SUP, VETEM PENSIONET E PLEQVE TNA I KISHE RRIT NEVE DO ISHTE MIR

    Përgjigju
  • A. N.: 21/09/2023 07:47

    Si Enveri qe ia beri zap Bashkimit Sovjetik dikur. Rusi mjafton te leshoje nje rakete gabimisht dhe na fshin nga faqja e dheut. Ndoshta do kishte bere mire sepse do pastronte edhe korrupsionin tek ne. Por me siguri nuk do ia mbante pasi tashme kemi edhe rezervistet ne gatishmeri. :)

    Përgjigju
  • Beso: 21/09/2023 06:40

    Vetem Amerikanet dhe Shqipetaret mund ti flasin Rusit keshtu. Amerikanet se jane me te fortit ne bote...

    Përgjigju
  • Iris: 21/09/2023 03:06

    Performance e shkelqyer nga Rama.Bravo!

    Përgjigju
  • Dordolec: 21/09/2023 01:10

    Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur. Albanian Census 2023

    Përgjigju
  • Sufllaqexhiu,: 20/09/2023 22:19

    Dobet sot, vetem 7 sufllaqe deri tani...ku jeni o komentuesat e Rilindur. Filloni ore te beni levdata psykyministrit se me ngelen sufllaqet pa shitur....

    Përgjigju
    • Ti ..: 21/09/2023 09:44

      Merr sufllaqen tim

    • Or tej: 20/09/2023 23:26

      Du ene une nji sufllaqe or teeeejjjjj

  • Aldo: 20/09/2023 21:14

    Ti rregullo vendin tend me pas merru me boten e zhvilluar

    Përgjigju
  • Flori: 20/09/2023 19:33

    Keni folur shume fjale te sakta zoti kryeminister,se nga lufta asgje nuk fitohet

    Përgjigju
  • Klea: 20/09/2023 19:33

    Ju lumte qe jeni gjithmone ne kerkim te paqes

    Përgjigju
  • Flori: 20/09/2023 19:17

    Suksese ne drejtimin e Samitit zoti Rama Pergezime per perballjen me ambasadorin rus Paqe dhe vetem paqe Suksese lider

    Përgjigju
  • Alion: 20/09/2023 18:54

    Shqiperia si asnjeher me pare ne historin e saj ne nje role shume te rendesishem ne krye te saj si President i OKB-se duke e perfaqsuar zoti Rama denjesisht.

    Përgjigju
  • Alesio: 20/09/2023 18:52

    Zoti Edi Rama po e perfaqeson sic duhet Shqiperin dhe replikat ishim shume te sakta dhe konkrete per tu duartrokitur .

    Përgjigju
  • Soni: 20/09/2023 18:40

    Presim lajme te mira

    Përgjigju
  • Roni: 20/09/2023 18:39

    Urojme te ndodhe me e mira per ukrainen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'