Presidenti i Republikës priti sot Këshillin Koordinues të Diasporës në përfundim të Samitit të Katërt të tij.

Presidenti vlerësoi kontributin e tyre dhe çdo shqiptari që, siç theksoi ai, përveç sfidave që hasin në një vend dhe kulturë tjetër, i janë përkushtuar promovimit të çështjes shqiptare.

“Atdhedashuria, ruajtja e identitetit dhe gjuha shqipe janë mision i çdo shqiptari.

Mirënjohje për çdo shqiptar që ka misionin e Shqipërisë në zemër!

Jemi bashkë në promovimin e vlerave tona kombëtare.

Diaspora është fuqia dhe forca e kombit”, tha Begaj.

Në takim, anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës falënderuan Presidentin e Republikës për angazhimin e tij institucional dhe qasjen e tij personale në forcimin e lidhjeve të Diasporës me vendin amë dhe me njëri-tjetrin.