Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua ditën e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres. Në nisje të takimit, Presidenti Begaj përgëzoi Sekretarin e Përgjithshëm për përkushtimin dhe vizionin e treguar në drejtimin e OKB-së.
Kreu i Shtetit nënvizoi kontributin e dhënë nga Shqipëria në dy vitet e fundit, për paqen dhe sigurinë, si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Sipas Presidentit Begaj, angazhimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, është konfirmim i rolit të Shqipërisë si faktor stabiliteti jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë.
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm kanë qenë në fokus të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së OKB-së, ndaj në këtë drejtim Presidenti Begaj i shprehu Sekretarit të Përgjithshëm angazhimin maksimal të Shqipërisë në zbatimin e OZHQ-ve dhe Axhendës 2030.
Presidenti Begaj u ndal edhe te zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kreu i Shtetit nënvizoi se Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropain dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që do të mundësonte të dyja vendet si dhe të gjithë rajonin, të vazhdonin me sukses rrugëtimin e tyre integrues në BE.
Në tërësi, Ballkani Perëndimor po kalon një periudhë tejet dinamike, ndaj Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj në forcimin e bashkëpunimit mes shteteve, në funksion të stabilitetit dhe përparimit të tyre.
Lajmi kryesor:
Bajram Begaj në Asamblenë e OKB: Platformë unike për bashkëpunim global! Njihni pavarësinë e Kosovës
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
32.2%
-
Jo
61.9%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6298
Lajme të tjera
-
‘Nisi në terrin e burgut’, ish-kryeministri i Kosovës dhe libri i tij i jetës! Kosumi: Për mua politika ishte ideal, sot mbizotëron diskursi i kundërshtimit!
30 Nëntor, 16:35
-
Bislimi: Nuk do të ketë zgjedhje serbe në Kosovë këtë vit
30 Nëntor, 15:42
-
'Gjykata Speciale nuk ka qëllim drejtësinë', Aktivistja e PSD për Report Tv: Trendafilova refuzoi takimin me ne, ja pse protestuam
30 Nëntor, 14:14
-
Tronditet Prishtina! Dhëndri masakron me thikë vjehrrin e tij, shkak mosmarrëveshje mes tyre! Autori ende në kërkim (Emrat)
30 Nëntor, 10:48
-
Hebrenjtë nuk u shpëtuan në Kosovë - Divizioni 'Skanderbeg' deportoi rreth 530 hebrenj në kampet e përqëndrimit
30 Nëntor, 09:47
-
Kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë: Prokuroria s’ka ngritur asnjëherë aktakuzë për Shtëpinë e Verdhë
30 Nëntor, 08:59
-
'Jo vetëm Serbia' Eksperti i Sigurisë tregon shtetin që po përdoret nga Rusia në Ballkan: Serbia po trajnon 300 persona afër kufirit me Kosovën
29 Nëntor, 17:00
-
VIDEO/ Protestë kundër vizitës së kryetares së Speciales në Prishtinë, arrestohet Dardan Molliqaj dhe 5 aktivistë të PSD-së! Policia përdor gaz lotsjellës
29 Nëntor, 15:07
-
Takim me ministrat e Jashtëm të NATO-s, reagon Blinken: Aleanca atlantike është e bashkuar, diskutuam se si ta ndihmojmë Ballkanin Perëndimor
29 Nëntor, 12:44
-
Ambasadori amerikan në Beograd, Hill: Çështja kryesore është se çfarë marrëdhënie do të ketë Serbia me Rusinë
29 Nëntor, 10:39
-
FOTOT/ Fusnin në treg monedha 2 euro false, arrestohen 6 persona në Kosovë! Sekuestrohen thasët plot me 85 mijë euro
29 Nëntor, 09:34
-
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet shtetasi serb në Kosovë
29 Nëntor, 09:11