Presidenti Begaj viziton varrezat e viktimave të genocidit çam

Presidenti Begaj viziton varrezat e viktimave të genocidit çam

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Bashkinë e Konispolit, skajin më jugor të Shqipërisë.

Gjatë vizitës, Presidenti i Republikës i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, vendosi një kurorë me lule në Varrezën Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer, memorial kushtuar viktimave të eksodit të çamëve gjatë viteve 1944-1945.

Kjo vizitë e Begajt në Varrezën Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë”, është vlerësuar nga PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria”.

"Z .Begaj është Presidenti i parë që nderon kujtimin e 2900 viktimave të gjenocidit dhe spastrimit etnik grek mbi shqiptarët e Çamërisë. Akti i sotëm është një shembull i mirë për të gjitha institucionet dhe shtetarët në respekt të historisë tonë dhe sakrificës së jetëve të humbura nga padrejtesitë e së kaluarës", thuhet në deklaratë. 

Gjatë bashkëbisedimeve me autoritetet lokale, Kreu i Shtetit vlerësoi përpjekjet që po bëhen për agroturizmin në këtë zonë, ndërsa përballë emigrimit i mëshoi idesë së zhvillimit të mëtejshëm të tij.

“Vura re toka të punuara, në lulëzim, peizazhe të jashtëzakonshme dhe bukuri natyrore që përkthehen në një atraksion shumë të rëndësishëm turistik. Bujqësia, agroturizmi dhe blegtoria janë fusha që duhet të kenë një vëmendje të shtuar dhe duhet t’i bëjmë njerëzit të fokusohen tek to, sepse nëpërmjet tyre ne do të arrijmë mirëqenien e qytetarëve tanë”, theksoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohje dhe respekt ndaj banorëve të Konispolit, të cilët vazhdojnë të ruajnë traditat e rritjes së agrumeve, ullinjve e vreshtave, por edhe ato të artizanatit, duke kapërcyer me durim sakrificat.

Kreu i Shtetit përgëzoi fermerët që kanë ngritur këto plantacione përmes mundit, duke këshilluar edukimin e të rinjve me dashurinë për punën.

“Është frymëzuese të shohësh këto plantacione të begata, fryt i djersës dhe punës suaj. Transmetojeni këtë dashuri për tokën tek të rinjtë, që ata të mos largohen! Duhet të transmetojmë tek ta dijen dhe dashurinë për punën”, theksoi Presidenti.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 15/07/2024 18:27

    Ka ardhur koha me i shpall lufte shtetit grek. Duhet te kerkojme me force tokat tona ne Cameri. Mos beni hipokritin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë