'Charter-i’/ Balla padit Salianjin: 1 mln lekë dëmshpërblim! Deputeti: 'Pagova' Alizotin më shumë

'Charter-i’/ Balla padit Salianjin: 1 mln lekë dëmshpërblim! Deputeti: 'Pagova' Alizotin më shumë

Deputeti socialist Taulant Balla, padia në gjykatë dhe deputeti demokrat Ervin Salianji

TIRANË - Kryetari i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla ka paditur në gjykatë deputetin demokrat Ervin Salianji. Padia e Ballës vjen pas akuzave që deputeti demokrat ka lëshuar ndaj tij, lidhur me çështjen Babale, si edhe për udhëtime me charter me biznesmenin Edmond Bego.

Balla kërkon 1 milionë lekë dëmshpërblim nga Salianji, si edhe njofton se ditën e nesërme do të paditet në Gjykatë edhe deputeti Luçiano Boçi, i cili përsëriti akuzat sot për Ballën, në një konferencë për mediat. Pas padisë së Ballës, reagoi edhe Salianji i cili ka zgjedhur të bëjë ironi me padinë e Ballës.

Padia e Taulant Ballës për deputetin Ervin Salianji

Padia e Ballës për Salianjin, vjen pas akuzave që deputeti demokrat lëshoi dje nga foltorja e PD. Salianji akuzoi Ballën se ka udhëtuar 25 herë me biznesmenin e dënuar për trafik droge në Itali, Edmond Bego. Salianji tha dje se nga 25 herë udhëtim së bashku, 18 herë, Balla ka udhëtuar me charter me Begon.

Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi Balla, i cili paralajmëroi këtë padi. Në reagimin e tij për mediat, në faqen e tij në Facebook, Balla sqaron se çdo shpifje e PD, opozitës apo dhe e medieve do të paditet në gjykatë. Në padinë e dorëzuar në gjykatë, thuhet se deputeti është i rënduar moralisht, dhe se kjo situatë ka ndikuar mbi familjen e tij dhe rrethin shoqëror.

Shkruan Balla:

”Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP-it, e që kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.

TË ARDHURAT NGA ÇDO SHPIFJE PËR FONDIN E EDUKIMIT.

Shenim: Sipas ligjit papagalli mban pergjegjesi per ate qe thote. Keshtu qe edhe papagalli Luciano do te paditet neser per shpifjen e sotme. Ndersa pyetja qe kam per ata qe e publikojne kete shpifje: Cfare ju kushton te vertetoni se numrat e fluturimeve te shpifjes ne fjale, jane avione linje, jane fluturime zyrtare? Apo ndonje ka merak se mos i bie audienca po nuk beri papagallin e papagajve, duke shperndare “fake-neës”?”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:55
Balla e paditi për shpifje, Salianji bën ironi: 10 mln janë hiç, unë i dhashë Alizotit 200 mijë euro!

Deputeti demokrat, Ervin Salianji i është përgjigjur socialistit Taulant Balla, pas padisë që numri 2 i PS, dorëzoi sot në Gjykatë për Salianjin. Demokrati shkruan me ironi se 10 milionë lekë nuk janë asgjë, në krahasim me paratë që i ka dhënë Fredi Alizotit. Salianji thotë se paratë, nuk duhet të shkojnë për fondet e edukimit, por për ato të riedukimit.

Reagimi i plotë:

Unë që “ i dhashë” Alizotit 200.000 Euro, për Ballën 10 milion lek janë hiç

Tē gjtha paratë që kemi të shkojnë për fondet e riedukimit, të ndihmojmë PS nga shoket e krimit!

Sapo ka filluar! 

Të fala departamentit të shpifesave!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 15/10/2018 16:19

    Si ste han nje mortje o vegel qorre e Lulzim Bashes e Berishe Kriminelit.

    Përgjigju
  • Demokrati: 14/10/2018 22:48

    Te hengri e krrojte tani o salihanj ha hune ay ku te ha .je bebush kalama vetem sex di te besh qe te prishi nga fiqiri dhe ato dy tru qe kishe t i mori ajo bukurania .E di ti se per ke themi .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë