Akuzat e Salianjit për Ballën, reagon drejtoresha e Albcontrol: S’kemi të dhënat e pasagjerëve, deputeti të gjejë tjetër burim

Akuzat e Salianjit për Ballën, reagon drejtoresha e Albcontrol: S’kemi të dhënat e pasagjerëve, deputeti të gjejë tjetër burim

Belinda Balluku, drejtoresha e Albcontrol

Pas akuzave të deputetit demokrat Ervin Salianji, drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, se ky i fundit ka udhëtuar disa herë me Charter me biznesmenin Edmond Bego, ka ardhur reagimi edhe nga drejtoresha e Albcontrol. Belinda Balluku, drejtoresha e Albcontrol, në një status në Twitter, sqaron se Albcontrol nuk ka disponuar dhe nuk disponon të dhënat e pasagjerëve. Balluku shkruan se Salianji duhet të gjejë një tjetër burim për të vërtetuar deklaratën e tij për Ballën.

Reagimi i plotë:

#Albcontrol ofron navigimin ajror ne RSH. Albcontrol nuk ka disponuar ndonjehere e as nuk disponon te dhenat e pasagjereve, sepse ky informacion nuk eshte ne tagrin dhe interesin e operimeve qe kryejme. Deputeti Salianji te gjej burim tjeter per vertetesine e deklarates se tij.

Ditën e djeshme, deputeti nën hetim i PD, Ervin Salianji, akuzoi Taulant Ballën se kishte udhëtuar rreth 25 herë jashtë Shqipërisë, me biznesmenin Edmond Bego, i dënuar më parë në Itali për disa vepra penale.

Kush është Edmond Bego, biznesmeni që trazoi gjatë verës politikën shqiptare

Bego ishte në qendër të debatit politik në vendin tonë, në muajin gusht. Ai u ndalua nga policia greke kur po kthehej nga pushimet e tij në Korfuz, për llogari të shtetit italian. Menjëherë pas ndalimit të tij, opozita akuzoi numrin dy të PS se ka njohje miqësore dhe familjare me Begon. Balla nuk e mohoi njohjen me Begon, por theksoi se nuk e ka mbrojtur atë nga drejtësia.

Më 22 gusht, ai u la i lirë, pas një letre që Interpol Roma i dërgoi Interpol Athinës. Në këtë letër thuhej se Bego nuk ka asnjë dosje gjykimi në Itali dhe se nuk kërkohej nga autoritetet italiane.

Edmond Bego rezulton se ka kryer dënimin e shtetit italian për akuzat e pjesëmarrjes dhe krijimit të organizatave kriminale, kontrabandës dhe trafikimit të drogës, heroinë dhe kokainë, në Shqipëri. Ai u arrestua në vendin tonë në vitin 2009 dhe në 15 shtator 2010, gjyqtari i Gjykatës së Lartë Fatos Lulo vendosi ta dënojë me 4 vite e 4 muaj burg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr