TIRANE- Ministri i Drejtësisë informon nëpërmjet profilit të tij social në facebook se një grup ekspertësh të kësaj ministrie kanë përfunduar draftin e ligjit për reformën e pagave në sistemin gjyqësor. Sipas ministrit Eduard Halimi “reformimi i sistemit të pagave do të përmirësoje dhënien e drejtësisë dhe reduktojë nivelin e korrupsionit.
Sipas draftit të ri, i cili brenda muajit prill do paraqitet në parlament, një gjyqtar do të ketë pagë jo më pak se 100 mijë lekë të reja në muaj.
”Një gjyqtar i Shkallës së parë do të ketë pagë jo me pak se 100 mijë lekë të reja ne muaj. Një gjyqtar i Krimeve të Rënda, jo me pak se 120 mijë lekë të reja në muaj dhe një gjyqtar në Apel jo më pak se 140 mijë lekë të reja në muaj”.
Po kështu një gjyqtar i shkallës së parë me 25 vjet punë do të ketë një pagë të barabartë me gjyqtarin e Apelit, ndërsa një gjyqtar ne Gjykatën e Apelit me 25 vjet punë do të ketë pagën baraz me një gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Halimi duke postuar këtë deklaratë në facebook fton komentuesit të paraqesin propozimet apo vërejtjet e tyre.
POSTIMI I MINISTRIT HALIMI NE FACEBOOK
Dua te ndaj me ju nje lajm te rëndësishme.
Një grup ekspertesh ne Ministrinë e Drejtësisë, kanë përfunduar draftin e ligjit për reformën e pagave në sistemin gjyqesor. Në strategjinë e reformës se sistemit te drejtësisë përveç rritjes së eficensës së sistemit gjyqësor nëpërmjet rishpërndarjes se gjyqtareve sipas ngarkesës, rritjes se trasparencës se sistemit me fokus rritjen e përgjeshmërisë dhe llogaridhënies, padyshim që përmirësimi i statusit të gjyqtareve është një nga çështjet kryesore të reduktimit të korrupsionit në sistemin gjyqësor. Rritja e pagave është element thelbësor i përmirësimit të statusit.
Një rrogë më e mirë për gjyqtarët kam bindjen se do të ndikojë në reduktimin e korrupsionit. Paketa ligjore e hartuar për këtë çështje përfshin një set nenesh të cilat jane duke u publikuar në faqen e Ministrisë së Drejtesisë.
Cdo gjyqtar që fillon punën ditën e parë nuk mund të ketë një pagë më të vogël se 100.000 leke/muaj. Është e rëndësishme që gjyqtarët që dalin nga bankat e shkollës, të filojnë karrierën e tyre me një pagë dinjitoze, si një element më shumë në rezistencën ndaj tundimit për të devijuar. Një pagë më e mirë, do ta bëjë atë më të pavarur nga vektorët ekonomike, por dhe të përgjegjshëm nga çdo sanksioni. Gjyqtari i Krimeve të Rënda do të paguhet jo më pak se 120.000 lekë/muaj.
Një gjyqtar në Gjykatën e Apelit (minimalisht 7 vjet gjyqtar karriere) nuk mund të ketë pagë më të ulët se 140.000 lekë/muaj)
Ne duam të rregullojmë njëherë e mirë statusin e gjyqtarit. Një sistem karriere i qartë, transparent dhe i besueshëm, po instalohet në KLD nga presidenti Nishani, por ky proces padyshim që duhet të shoqërohet dhe me përmirësimin e sistemit te pagës.
Një gjyqtar i Shkallës së Parë mund të qëndrojë gjithë jetën në atë gjykatë dhe të mos ketë mundësi për të shkuar në një Gjykate Apeli edhe për faktin se numri i gjyqtarëve të Apelit është sa 1/5 e numrit të atyre të Shkallës së Parë, por ai duhet të përfitojë pagën e gjyqtarit të Apelit nëse ka një vjetërsi deri 25 vjet në karrierë.
Një gjyqtar në Gjykatën e Apelit mund edhe të mos shkojë në Gjykatën e Lartë, sepse numri i gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë është sa 1/5 e atyre të Apelit por ai duhet të përfitojën pagën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë nëse qëndron në këtë detyrë për më shumë se 25 vjet.
Reforma e sistemit të drejtësisë është një proces i pandalshëm por ne jemi të vendosur që të ecim përpara, për ta bërë sistemin gjyqësor, më të pavarur, më të paanshëm, me transparent e llogaridhënës, më të besueseshëm dhe më eficent.
Drafti ligjor i rritjes së pagave do të kalojë brenda muajit prill në Parlament.
Ndërkohë, mendimet tuaja janë shumë të rëndësishme dhe unë ju ftoj te merrni pjesë në diskutimin e kësaj reforme duke ju garantuar se bashke me stafin që ka draftuar paketën do lexojmë me vëmendje çdo koment.
Eduard
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com