"Bëhu prezantuesja ime", Rudina Magjistari merr ofertë pune 'live' në emision

Moderatorja, Rudina Magjistari

Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të ndjekura shqiptare, dhe çdo ditë prezanton emisionin e saj "Rudina", në Tv Klan. Mirëpo këtë rradhë i ka ndodhur një e papritur teksa ka marrë një ofertë punë 'live' në emisionin e saj. I ftuar në emisionin e saj ka qenë producenti Edmond Tullumani së bashku me bashkëshorten e tij dhe kanë folur për familjen dhe për projktet e fundit në karrierë.

Tullumani njihet si producenti i koncertit “Tre tenorët”, e ndërsa ka qenë duke folur për projektin ai ka ftuar Rudinën që të jetë prezantuesja e eventit. Koncerti do të mbahet në datën 7 tetor.

“Rudina po të bëj një ftesë direkte për të qenë pjesë e koncertit. Ne kemi pasur edhe një eksperiencë bashkë, 18 vjet më parë.”- është shprehur producenti. Moderatorja nuk i ka dhënë një përgjigje direkte por i ka thënë se ka kohë për të diskutuar.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës