Vajzat janë një burim i pashtershëm krijimtarie dhe idesh për çdo vend, por vajzat shqiptare shquhen veçanërisht. Nxitja që në moshë të re, dhënia e mundësive, është një ëndërr që një ditë bëhet realitet. Eshtë frymëzuese kur ndjek punën e mirë të Këndeve amerikanë në çdo cep të Shqipërisë, që nuk kursehen me gjetjen e ideve origjinale, siç është kjo që po ju prezantojmë.
"Këndi Amerikan Kukës nisi “Bëhu Shefja e Vetvetes”, një projekt kushtuar vajzave të reja. Nëpërmjet një serie prej 16 trajnimesh të posaçme, këto lidere të reja do të mësojnë më shumë rreth startup-eve, planifikimit të biznesit dhe edukimit financiar, ndërkohë që mprehin aftësitë e tyre sipërmarrëse, udhëheqëse dhe vendimmarrëse. Këndi Amerikan Kukës synon të fuqizojë gratë nga Kukësi dhe zonat rurale duke i angazhuar ato vazhdimisht në trajnime të dedikuara dhe sesione ndërgjegjësuese", thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ambasada SHBA në Tiranë