
Ilir Meta thotë se aleanca e Bashës me Ramën ka nisur që në reformën territoriale të viti 2014. Sipas tij gjithçka e bënë për të punuar kundër LSI.
“Harta territoriale e u miratua me konsensus të plotë Rama-Basha. Bashkëpunimi dhe aleanca e tyre është më e hershme se 17 maji. Unë atëherë i kërkova vazhdimisht z. Basha që të përfshihej në këtë reformë sepse nuk do të kalonte asgjë pa miratimin e PD. Unë kam insistuar dhe i kam çuar atij të ndjerin Bashkim Fino dhe Petrit Vasilin dhe të diskutonin, që të sillte edhe një projekt. I kam thënë silleni hartën e re me kritere, dhe do miratohet ajo që doni ju.
Ai kurrë nuk solli një projekt. Kjo sepse kishte rënë dakord me Ramën. I thoshte Rama: “Bëj si i mërzitu ti por pranojë këtë, dhe unë do të mbështes ku do të ketë kandidatë LSI-ja. Ti për të humbur për të humbur ke”. Kështu që marrëveshja ka qenë që në atë kohë”, tha Meta.
Lajmi kryesor:
Partia e Lirisë është e majtë apo e djathtë? Ilir Meta pa përgjigje: Është patriotike dhe ultra demokratike! Lulushi, aleancë me Ramën që në 2014-n











