Ilir Meta ka prezantuar sot logon e Partisë së Lirisë, ish Lëvizja Socialiste për Integrim. Ngjyrat kuqezi dominojnë në logo, si vazhdimësi e politikës nacionaliste që Meta lançoi dje. Ai është pyetur nga gazetarët nëse është parti e djashtë apo e majtë Partia e Lirisë dhe nuk pati një përgjigje por tha vetëm se është parti patriotike. 

"Ne nuk jemi parti nacionaliste por një parti ultra demokratike. Referendumi është garanti i rikthimit të Shqipërisë në Kushtetutën më të mirë që ka pasur ky vend, në atë të vitit 1998", tha Meta. 

Ish Presidenti tha se vendi "ka nevojë për armë lirie. Gjithë kjo arrogancë tallëse dhe përçmuese. Gjithë ky patronazhim për të kontrolluar edhe mendimet edhe idetë e të gjithë shqiptarëve. Partia e Lirisë po vjen si një reagim ndaj kësaj shtypjeje të pabesë dhe të pamerituar ndaj shqiptarëve”. 

Teksa nënvizoi se aleanca e ish-kreut të PD, Lulzim Basha, dhe Kryeministrit Rama sipas tij ka që prej vitit 2014, Meta tha se reforma e kaluar territoriale u bë më konsensus të plotë të Bashës, me qëllim edhe për të luftuar LSI. Pavarësisht se ka më pak se 24 orë në krye të saj, Meta e ka gjetur strategjinë sesi të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti, i cili sipas ish aleatit, e ka zhytur vendin në korrupsion galopant.

Non  grata e Sali Berishës në SHBA dhe Britaninë e Madhe nuk e shqetëson, duke rikonfirmuar edhe një herë bashkëpunimin me ish kryeministrin.

“Mos më pyesni më për Berishën Non Grata sepse këtë përgjigje kam. Këto janë pyetje nga Edi Rama. Për një gjë jam i sigurt se Berisha nuk ka shkelur asnjëherë në ligjet e SHBA-ve. Nuk do bashkëpunoj me asnjë pavarësisht Non gratave ne kemi interesin tone, nuk kemi për të bërë lojërat e Ramës”, tha ai.

Meta zbuloi edhe prapaskenat e një bisede mes tij e Lulzim Bashës, në kohën kur ishte në krye të shtetit, kur i ofronte këtij të fundit pakte dhe leksione sesi të bënte opozitë.

“Ajo që ka ndodhur ka qenë një bashkëpunim i të dyve, që gjoja me një përplasje artificiale ky digjte palmën këtu dhe ai bënte miting në Berat për të shkuar te ai rezultat i zgjedhjeve të 25 qershorit. Kur Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit e kam thirrur Lulushin, hajde këtu ti. Mblidh opozitën ti tani se janë prishur rregullat e lojës, do i dalim përballë. E mos ki merak se i dal unë përball, vetëm ti do i thuash shqiptarëve që ky është Presidenti. Unë do jem prapë President kurse ti do jesh Kryeministër me zgjedhje”, tha Meta.

Në konferencën për mediat, Meta pranoi se nuk ka pasur urime nga ndërkombëtarët për rikthimin në krye të partisë së tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:11
Berisha Non grata nga dy superfuqi, Meta: Mos më pyesni më për këtë! Nuk ka shkelur ligjet e SHBA-ve ndryshe nga Rama

 

Drejtuesi i Partisë së re të Lirisë, Ilir Meta është pyetur sa i përket shpalljes non grata të Berishës. Ai është shprehur se Berisha nuk ka shkelur ligjet e SHBA-ve ndryshe nga Rama.

‘Mos më pyesni më për Berishën Non Grata sepse këtë përgjigje kam. Këto janë pyetje nga Edi Rama. Për një gjë jam i sigurt se Berisha nuk ka shkelur asnjëherë në ligjet eSHBA-ve, ndryshe nga  gruaja e Bilalit i shkeli të gjitha dhe e mbylli me një marrëveshje çështjen e tij. Dhe unë s’kisha ç bëja kur bashkëpunova me PS. Nuk do bashkëpunoj me asnjë pavarësisht Non gratave ne kemi interesin tone, nuk kemi për të bërë lojërat e Ramës.’

Ora 14:06
‘Bëj sikur mërzitesh”, Meta: Aleanca Rama-Basha që prej reformës territoriale në 2014-n, punonin kundër LSI

1658836875_55c22a34fdc54064b49067a6cc14f6d1.jpg

Ilir Meta thotë se aleanca e Bashës me Ramën ka nisur që në reformën territoriale të viti 2014. Sipas tij gjithçka e bënë për të punuar kundër LSI.  

“Harta territoriale e u miratua me konsensus të plotë Rama-Basha. Bashkëpunimi dhe aleanca e tyre është më e hershme se 17 maji. Unë atëherë i kërkova vazhdimisht z. Basha që të përfshihej në këtë reformë sepse nuk do të kalonte asgjë pa miratimin e PD. Unë kam insistuar dhe i kam çuar atij të ndjerin Bashkim Fino dhe Petrit Vasilin dhe të diskutonin, që të sillte edhe një projekt. I kam thënë silleni hartën e re me kritere, dhe do miratohet ajo që doni ju.

Ai kurrë nuk solli një projekt. Kjo sepse kishte rënë dakord me Ramën. I thoshte Rama: “Bëj si i mërzitu ti por pranojë këtë, dhe unë do të mbështes ku do të ketë kandidatë LSI-ja. Ti për të humbur për të humbur ke”. Kështu që marrëveshja ka qenë që në atë kohë”, tha Meta.

Ora 13:58
Meta: Le të punojnë të rinjtë dhe t’ia marrin PD-në Berishës

 

Për Ilir Metën, të rinjtë shqiptarë kanë frikë nga vota e lirë, ndaj edhe pas 30 vitesh në politikë Sali Berisha dhe ai janë protagonistë kryesorë. Duke iu përgjigjur një pyetje të gazetarëve sot, ai folir edhe për largimin e Berishës nga politika. Ai tha se të rinjtë duhet të punojnë më shumë për t'ia marrë partinë Berishës. 

“Problemi është se vidhen, me firmat e të vdekurve merren miliona euro. Ndërkohë që për një kamerier shkon banda e tatimeve dhe i mban peng dhjetëra e mijëra biznese.  Problemi i tyre është së dyfishohen makinat dhe përgjysmohet karburanti dhe që është më i shtrenjtë se në Ukrainë. Problemi i tyre është se shumë të rinj që janë marrë me politikë kanë frikë nga vota e lirë.  Të rinjtë të punojnë më shumë se Sali Berisha dhe t’ia marrin partinë. Ta denoncojnë mafian, krimin, korrupsionin se Sali Berisha. Jo të rrinë si yzmeqarë patronazhistë. Këto janë problemet”, tha Meta.

Ora 13:55
Meta ‘zbulon’ se si e mësonte Bashën për të bërë politikë: I thashë, Lulush hajde këtu ti, e rregulloj unë këtë punë

 

Në konferencën për media Meta sërish ka sulmuar Bashën po kësaj radhe ka zbuluar sesi e mësonte gjatë kohës që ishte president ish kryetarin e PD-së të bënte rolin e opozitës.

Kur Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit e kam thirrur Lulushin, hajde këtu ti. Mblidh opozitën ti tani se janë prishur rregullat e lojës, do i dalim përballë. E mos ki merak se i dal unë përball, vetëm ti do i thuash shqiptarëve që ky është Presidenti. Unë do jem prapë President kurse ti do jesh Kryeministër me zgjedhje.

Por organizimin merre vete në dorë. Se prishja e marrëveshjes së 5 qershorit ishte grusht shteti”, deklaroi Meta.

Ora 13:40
Meta: Nuk është problem kush do jetë partia e parë e opozitës! Nuk kam konkurrencë me Berishën

 

Pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Malokut lidhur me kryesimin e njërës parti në frontin opozitar Meta i është përgjigjur se nuk ka rëndësi dhe se nuk ka konkurrencë me Berishën.

‘Nuk është ky problem se kush do jetë partia e parë e opozitës. Dhe nuk je gjë tjetër veç bishti i mazhorancës. Nuk kam unë konkurrencë me zotin Berisha. Nëse do kemi një është lufta ndaj korrupsionit. Ftoj miq dhe partnerë që çdo informacion ta sjellin te Ilir Meta dhe partia e Lirisë.

Jo thjesht për të dëmtuar qeverinë. Por si Partia e Lirisë do të ndezim flakët e demokracisë, të jemi të gjithë të lirë. ‘- tha Meta.

Ora 13:31
Partia e Lirisë e majtë apo e djathtë? Meta nuk jep përgjigje

 

I pyetur nëse partia e Lirisë është e majtë apoe djathtë Meta numk ka dhënë në përgjigje

 ‘Partia e Lirisë për aq kohë sa unë do të jem asnjë sekondë nuk do bojkotojë zgjedhje asgjë. Unë nuk jam naiv të kem demokraci daneze në Shqipëri. Është e mirëpritur të marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet dhe në të gjithë opozitën e vërtetë.
partia e lirisë është liria, kushtetuta është e majtë apo e djathtë. Është gjithëpërfshirëse.’- tha Meta 

 

Ora 13:29
Meta: Rama vazhdon të japë miliona për koncesionet! Situata është  e rëndë edhe në dogana e tatime

 

Ilir Meta tha sot se edhe pse vendi është në situatë të rëndë ekonomike qeveria vijon jep miliona për koncesionet.

“Qeveria nuk ngurron të vazhdojë të paguajë miliona euro për inceneratorët, koncesionet grabitqare, tenderat me dhjetëfishin e çmimit dhe të marrë borxhe të njëpasnjëshme për të mbështetur oligarkët dhe klientët e saj fitimprurës. Situata tepër e rëndë që ka kapluar shtetin dhe në mënyrë të veçantë sektorët që lidhen me krijimin e të ardhurave, provohet edhe nga skandalet më të fundit në një sektor shumë delikat, siç janë doganat shqiptare ku situata paraqitet realisht skandaloze. Drejtimi i Doganave me kontrabandistë që do të luftojnë gjoja kontrabandën, nepotizimi flagrant në administratën e këtij sektori, me familjarë nga më të afërt, me fëmijë, burra, dhëndurë, në konflikt të hapur interesi, si dhe abuzimi me të ardhurat shtetërore ku sipas raportimeve në media, në çdoganime të caktuara, shtetit i humbasin deri në 80% të të ardhurave, tregon qartë që çdo sektor i qeverisjes është kthyer në një burim abuzimi, përfitimesh private dhe të paligjshme.

Kjo Qeveri që vetëm vjedh dhe grabit qytetarët përditë, duke ja u bën të pashpresë të ardhmen, është edhe arsyeja pse të dhënat më të fundit të EUROSTAT, raportojnë jo vetëm dyfishimin e kërkesave për azilkërkim në vitin 2022, por edhe një rritje prej 108% të kërkesave për periudhën janar-maj, krahasuar me 5 mujorin e parë të vitit të kaluar”, tha Meta.

Ora 13:23
Meta në konferencë për mediat: Armiku kryesor është korrupsioni duhet të fillojmë shpejt punën

 

Ish presidenti Ilir Meta në një konferencë për media ka theksuar se duhet të fillojnë shpejt nga puna pasi vendi ka armik kryesor korrupsionin.

‘Dua të falënderoj gjithë intelektualët si Agim Nesho e të tjerë. Janë të mirëpritur të gjithë ata që mendojnë se nuk mund të qëndrojnë indiferent dhe mënjanë në këtë moment historik. Aleati më i madh i kësaj kriprokracie është indiferenca e popullit dhe intelektualëve.

Mendoj se tani duhet të fillojmë nga puna sepse për fat të mirë tani nuk e kemi më atë kostumit që na sillte atë pyeten a i lejohet presidentit të bëjë gjëra të tilla?

Armiku kryesor i demokracisë është korrupsioni dhe është pikërisht ky që e ka rrënduar situatën e çdo shtetari. ‘- tha Meta.