BE-ja dënon sulmet me raketa në qytetet e Ukrainës nga Rusia: Janë të neveritshme

BE-ja dënon sulmet me raketa në qytetet e Ukrainës nga Rusia: Janë të neveritshme

1665398908_KievUkrain.jpg

Komisioni Evropian dënoi si "sulme të neveritshme" sulmet me raketa ruse në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës të hënën që vranë civilë dhe dëmtuan infrastrukturën civile.

"Ata janë sulme barbare dhe frikacake", tha Peter Stano, një zëdhënës i krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian në një konferencë të rregullt për shtyp.

Ai i përshkroi sulmet si një shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe tha se kjo përbën një "përshkallëzim të mëtejshëm" të luftës në Ukrainë që ishte krejtësisht e papranueshme.

Duke iu referuar një ankese nga Moldavia se tre raketa të lëshuara nga Rusia kishin shkelur hapësirën e saj ajrore, ai tha se përdorimi i hapësirës ajrore të vendeve fqinje për të sulmuar Ukrainën ishte gjithashtu i papranueshëm.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, shkroi në Twitter: "Akte të tilla nuk kanë vend në shekullin e 21-të. Unë i dënoj ato në termat më të ashpër të mundshëm. Ne qëndrojmë me Ukrainën. Mbështetja ushtarake shtesë nga BE është në rrugën e saj”.


Lajmi kryesor:

Mblidhet OKB për aneksimet ruse, Kievi: Rusia do të na kthejë në kohën e Hitlerit! Hakmarrja e Putin për urën e Krimesë, 84 raketa godasin Ukrainën (VIDEO)


K.T./G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?