Mblidhet OKB për aneksimet ruse, Kievi: Rusia do të na kthejë në kohën e Hitlerit! Hakmarrja e Putin për urën e Krimesë, 84 raketa godasin Ukrainën (VIDEO)

UKRAINË- 84 raketa vërshuan në disa qytete të Ukrainës mëngjesin e kësaj të hënë si kundërpërgjigje e sulmit të urës së Krimesë së të shtunës, për të cilën Rusia akuzon Ukrainën. Numri i viktimave nga bombardimet ka shkuar nga 11 në 17, ndërsa 97 të tjerë janë plagosur.

Agjencia ruse Ria Novosti thekson se një nga raketat e lëshuara nga forcat e armatosura ruse në Kiev këtë mëngjes ka rënë në rrugën ku ndodhet shërbimi ukrainas i sigurisë dhe pranë zyrës së presidentit Volodymyr Zelensky.

Në një deklaratë në rrugët e Kievit, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka folur mbi situatën në terren duke thënë se mëngjesi i sotëm ishte i vështirë dhe se dhjetëra raketa kanë goditur Ukraninën.  Zelensky pretendoi se Moska kishte përdorur armë të prodhuara nga Irani, duke shtuar se Rusia kishte dy objektiva. Objektivat ruse sipas Zelenskyt ishin shkatërrimi i sistemit energjetik të Ukrainës dhe shfarosja e civilëve.  Ukraina do të ndalojë eksportin e energjisë elektrike në Evropë duke filluar nga nesër për shkak të sulmeve me raketa ruse në infrastrukturën e saj energjetike.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme. Ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Sergiy Kyslytsya e filloi fjalimin e tij duke u thënë vendeve anëtare se familja e tij në Ukrainë kishte qenë në një zonë të banuar kur u sulmua nga raketat më të fundit ruse dhe ata nuk ishin në gjendje të shkonin në një strehë për bomba. Raketat ruse kanë vrarë tashmë disa nga të afërmit e ti.

OKB po shqyrton propozimin e një rezolute rezolutë që dënon 'referendumet' ruse dhe aneksimin e paligjshëm të rajoneve të okupuara të Ukrainës. Votimi për rezolutën pritet gjatë javës. Rusia ka kërkuar që votimi të jetë i fshehtë. Moska kohët e fundit vuri veton ndaj një rezolute të ngjashme në Këshillin e Sigurimit. Asambleja e Përgjithshme nuk lejon veton, por rezolutat e saj nuk janë ligjërisht të detyrueshme.

Teksa duket se çdo detaj ka dalë në dritë falë raportimeve të shpejta më zë e figurë nga Ukraina, për agresorin e gjithë kësaj lufte, gjithçka është një përgjigje e ashpër nëse cenohet Rusia. Putin në një lidhje direkte, pranoi që sulmet vijnë si hakmarrje nga shpërthimet në urën e Krimesë ndërsa paralajmëroi përgjigje të ashpër ndaj çdo provokimi. Nga ana tjetër, të gjithë liderët evropiane janë bërë bashkë duke dënuar sulmet e paprovokuara të Ukrainës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Zelensky bisedë telefonike me Biden: Mbrojtja ajrore është prioriteti numër 1

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Twitter.

 “Bisedë produktive me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joseph Biden. Mbrojtja ajrore është aktualisht prioriteti numër 1 në bashkëpunimin tonë të mbrojtjes. Ne gjithashtu kemi nevojë për udhëheqjen e SHBA-së me qëndrimin e ashpër të G7-ës dhe me mbështetjen për rezolutën tonë të GA-së të OKB-së”, tha Zelensky.

Ora 22:59
Ukraina shpall në kërkim Dmitry Medvedev

Shërbimet e sigurisë ukrainase kanë përfshirë nënkryetarin e Këshillit të Sigurimit dhe ish-kreun e shtetit rus Dmitri Medvedev në listën e tyre të të kërkuarve. Kjo është raportuar nga Tass , duke cituar informacionin e zbuluar nga qeveria e Kievit .

Ora 22:54
Bombardimet ruse, shkon në 14 numri i viktimave në Ukrainë, 97 të plagosur

Numri i sulmit masiv me raketa të nisur sot nga Rusia në territorin e Ukrainës është rritur në 14 të vdekur dhe 97 të plagosur. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrskyi ,

"Në fakt, ky është sulmi i dytë masiv me raketa pas 24 shkurtit dhe ndoshta bombardimi më i madh në histori për sa i përket infrastrukturës së rëndësishme energjetike. Tani mund të quhet terrorizëm energjetik, një vazhdim i terrorizmit bërthamor dhe po i referohem Zaporizhzhisë qendrore . bombarduar vazhdimisht nga rusët”, tha ai.

Ora 22:50
Rusia në OKB: NATO synon të mposht ose dobësojë Moskën

“NATO synon të mposht ose dobësojë Rusinë.” Kështu deklaroi në Asamblenë e Përgjithshme ambasadori i Moskës në OKB Vassily Nebenzia.

Ora 22:44
Mbledhja urgjente e OKB-së, Ukraina: Rusia dëshiron të na kthejë në kohën e Hitlerit

Ambasadori ukrainas në OKB, Sergiy Kyslytsya ka akuzuar Moskën se po përpiqej ta kthejë botën në vitet '30, kur Hitleri shkatërroi vendet me pushtime të paligjshme dhe referendume.

“Sot Moska "ka lëshuar të paktën 84 raketa kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës civile. Objektet energjetike, ndërtesat e banimit, universitetet, shkollat ​​dhe muzetë kanë qenë ndër objektivat ruse. Synimi i qëllimshëm i civilëve është një krim lufte dhe Rusia ka dëshmuar edhe një herë se ajo është një shtet terrorist”. Kështu deklaroi ambasadori ukrainas në OKB, Sergiy Kyslytsya , duke akuzuar Moskën se po përpiqej të "na kthente në vitet '30, kur Hitleri shkatërroi vendet me pushtime të paligjshme dhe referendume".

Ora 22:40
Pas bombardimeve ruse në Ukrainë, Asambleja e OKB-së mblidhet në seancë urgjente! Do të votojë rezolutë për dënimin e ankesimit të territoreve ukrainase

Pas bombardimeve ruse, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme. Ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Sergiy Kyslytsya e filloi fjalimin e tij duke u thënë vendeve anëtare se familja e tij në Ukrainë kishte qenë në një zonë të banuar kur u sulmua nga raketat më të fundit ruse dhe ata nuk ishin në gjendje të shkonin në një strehë për bomba. Raketat ruse kanë vrarë tashmë disa nga të afërmit e ti.

Ai e vazhdoi fjalimin duke e quajtur Rusinë "një shtet terrorist" dhe tha se ajo duhet të frenohet në mënyrat më të forta të mundshme për të parandaluar mizoritë e mëtejshme.

Kuvendi po shqyrton propozimin për një rezolutë që dënon 'referendumet' ruse dhe aneksimin e paligjshëm të rajoneve të okupuara të Ukrainës. Votimi për rezolutën pritet gjatë javës. Rusia ka kërkuar që votimi të jetë i fshehtë. Moska kohët e fundit vuri veton ndaj një rezolute të ngjashme në Këshillin e Sigurimit. Asambleja e Përgjithshme nuk lejon veton, por rezolutat e saj nuk janë ligjërisht të detyrueshme.

Ora 21:39
Foto e rrallë që prej luftës/ Ushtarët rusë dhe amerikanë pozojnë së bashku të buzëqeshur

1665431066_52.JPG

Në luftën në Ukrainë, ka disa fronte “lufte”, ku armiq nuk janë vetëm 2 shtete e përfshira në mënyrë të drejtpërdrejtë, por një rol të rëndësishëm luan edhe Amerika, e cila është pozicionuar hapur krah Kievit. Mirëpo, një panoramë krejt ndryshe është paraqitur në Siri, ku ushtarët rus dhe amerikan kanë dalë së bashku duke qeshur.

Ora 20:37
Sulmet masive të rusëve në qytetet ukrainase, Kievi: Nesër ndalojnë eksportet e energjisë elektrike në Evropë

Ukraina do të ndalojë eksportin e energjisë elektrike në Evropë duke filluar nga nesër për shkak të sulmeve me raketa ruse në infrastrukturën e saj energjetike. Kjo u njoftua nga Ministria e Energjisë Kiev , siç raportohet nga agjencia UNIAN . 

“Sulmet e sotme me raketa, të cilat goditën gjeneratorët dhe termocentralet, e detyruan vendin të pezullojë eksportet e energjisë elektrike në Bashkimin Evropian nga 11 tetori 2022, në mënyrë që të stabilizojë sistemin e tij energjetik”, tha Ministria.

Ora 20:34
Rusia bombardoi disa qytete ukrainase, Biden: Brutalitet absolut! Kanë shkatërruar objektiva jo ushtarake  

Presidenti Joe Biden ka dënuar sulmet ajrore të Rusisë ndaj qendrave civile ukrainase, duke i bërë sërish thirrje Rusisë “të përfundojë menjëherë këtë agresion të paprovokuar dhe të largojë trupat e saj nga Ukraina”.

"Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmet me raketa të Rusisë sot në Ukrainë . Këto sulme kanë vrarë dhe plagosur civilë dhe kanë shkatërruar objektiva joushtarake dhe tregojnë edhe një herë brutalitetin e plotë të luftës ilegale të Putinit ndaj popullit ukrainas. Këto sulme vetëm e forcojnë më tej angazhimin tonë për të qenë me popullin ukrainas për aq kohë sa është e nevojshme,", tha Biden.

"Së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, ne do të vazhdojmë t'i imponojmë Rusisë kosto për agresionin e saj, do të mbajmë Putinin dhe Rusinë përgjegjëse për mizoritë dhe krimet e luftës dhe do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për forcat ukrainase për të mbrojtur vendin dhe lirinë e tyre", tha presidenti amerikane.

“I bëjmë thirrje edhe një herë Rusisë që të ndalojë menjëherë këtë agresion të paprovokuar dhe të largojë trupat e saj nga Ukraina”, përfundoi Biden.

 

Ora 18:17
Frikë nga një sulm raketor nga Rusia, Polonia ‘rikthehet’ te bunkerët: Kontrolle nëse janë në gjendje për t’u përdorur

Polonia po kontrollon gjendjen e bunkerëve që t’i kenë në dispozicion në rast se vendi do të preket nga lufta dhe do të bombardohet nga Rusia. Zëvendësministri i Brendshëm Macej Vovcik tha se aktualisht po bëhet një inventar dhe për parë se në çfarë kushtesh ndodhen.

"Ne kemi 62,000 objekte të tilla në të gjithë vendin. Zjarrfikësit kontrollojnë gjendjen e këtyre objekteve, nëse janë të pajisura dhe të përshtatshme për përdorim. Nëse jo, ne do të marrim masa për t'i rregulluar ato. Polonia nuk është nën kërcënim, por po përgatitet për skenarin më të keq. Ky aksion ishte planifikuar shumë kohë më parë. Procesi i kontrollit në bunkerëve do të zgjasë dy muaj.

Polonia anëtare e NATO-s, prandaj Vovcik ka siguruar qytetarët se anëtarësimi i saj në Aleancë garanton sigurinë e tyre nga një sulm i mundshëm rus, mirëpo theksoi se ngjarjet në Ukrainën fqinje kanë sjellë në fokus nevojën e vendit për t'u përgatitur për mundësinë e një sulmi raketor.

Ora 18:17
Sulmet ajrore ruse në Kiev, vritet Kreu i Policisë Kibernetike të Ukrainës

Sulmet ajrore ruse në Ukrainë, të konsideruar si më fuqishmet që prej nisjes së luftës kanë shkaktuar vdekje e 11 personave deri më tani, ndërsa 64 kanë mbetur të plagosur. Raportohet se nga sulmet ka humbur jetën dhe kreu i departamentit të policisë kibernetike të Ukrainës, Yuri Zaskoka ,raporton Nexta.

Ora 17:53
Në listën e ‘zezë’ të Kievit futet edhe zëdhënësja e Lavrov, Maria Zakharova

Sipas Ria Novosti, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova u vendos gjithashtu në listën e të kërkuarve nga Kievi. Në listën e zezë është edhe zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Moskës, Igor Konashenkov.
 

Ora 17:13
Presidenti i Emirateve të Bashkuara nesër në Rusi, takon Presidentin Putin

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan do të shkojë nesër në Rusi dhe do të takohet me Presidentin Vladimir Putin.

Këtë e raporton Agjencia e Lajmeve e Emirateve të Bashkuara Arabe ËAM, ku shkruan se gjatë vizitës së tij, Sheikh Mohamed do të diskutojë me presidentin rus për marrëdhëniet mes dy vendeve së bashku me një sërë çështjesh dhe zhvillimesh të përbashkëta rajonale dhe ndërkombëtare.

Takimi i mëparshëm mes tyre është zhvilluar në tetor 2019, kur presidenti rus shkoi në Abu Dhabi për një vizitë shtetërore në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi bëri një ndalesë në Arabinë Saudite.

Ora 17:08
Blinken: Do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën

1665245898_dd.jpg

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken thotë se do të vijojnë të mbështesin Ukrainën pas sulmeve të tmerrshme të Rusisë.

"Sapo fola me ministrin Kuleba për të përsëritur mbështetjen amerikane për Ukrainën pas sulmeve të tmerrshme të Kremlinit këtë mëngjes. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë ekonomike, humanitare dhe sigurie në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet dhe të kujdeset për popullin e saj". Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e ka postuar në Tëitter .

Ora 16:57
Sulmet ruse në qytetet ukrainase, Shefi i OKB-së: Të papranueshme

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dënoi bombardimet e sotme ruse në Ukrainë si një "përshkallëzim të papranueshëm të luftës".  Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i tij Stephane Dujarric .

 “Sekretari i Përgjithshëm është thellësisht i tronditur nga sulmet me raketa në shkallë të gjerë të kryera sot nga forcat e armatosura të Federatës Ruse në qytetet në Ukrainë, të cilat thuhet se shkaktuan dëme të gjera në zonat civile dhe shkaktuan dhjetëra vdekje dhe lëndime. Kjo përbën një tjetër përshkallëzim të papranueshëm të luftës dhe, si gjithmonë, civilët po paguajnë çmimin më të lartë," vuri në dukje Guterres.

Ora 16:17
VIDEO/Pamje apokaliptike në qytetin ukrainas! Momenti kur raketa godet ndërtesën në Dnipro  

 

Ushtria ruse ka filluar sulmet mbi qytetet ukrainase, ku 84 raketa kanë goditur qendrat e banuara. Një kamer e vendosur brenda një makine e cila ishte në lëvizje ka kapur momentin kur një raketë godet një objekt në qytetin ukrainas Dnipro.

Ora 16:10
Bilanci/ 84 raketat që u hodhën në Ukrainë goditën infrastrukturën në 8 rajone! 11 të vdekur

Një total prej 84 raketash u hodhën në Ukrainë të hënën së bashku me një numër dronësh sulmues. Që nga ora 14:00. me orën lokale (06:00 ET,) "Federata Ruse ka përdorur 84 raketa lundrimi dhe 24 UAV, duke përfshirë 13 drone iranian Shahid-136", tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë, duke shtuar se 56 nga armët ruse u shkatërruan - 43 raketa lundrimi dhe 13 UAV, ku përfshiheshin 10 dronë kamikaze.

Objektet kritike të infrastrukturës – kryesisht objektet e furnizimit me energji – u goditën në tetë rajone dhe në qytetin e Kievit, ku shpërthyen më shumë se 30 zjarre. Si rezultat i sulmit terrorist, 11 persona vdiqën dhe 64 u plagosën.

Nuk kishte furnizim me energji elektrike në katër rajone: rajonet Lviv, Poltava, Sumy dhe Ternopil, vuri në dukje SES. “Në pjesën tjetër të territorit të Ukrainës furnizimi me energji elektrike u ndërpre pjesërisht.

Ora 15:54
VIDEOLAJM/ Këmbësori po kalonte, momenti kur në Kiev hidhet në erë ura

 

Në këtë video duket momenti kur ura e qelqtë në Kiev hidhet në erë nga forcat ruse.  Gjatë momentit të sulmit, shihet se si një raketë goditi shumë afër vendit po kalonte një këmbësor.

Putin urdhëroi bombardimin e Ukrainës si hakmarrje për shkatërrimin e urës që lidh Krimenë me Rusinë.

Ora 15:54
Sulmet ruse në disa qytete, Kievi: Kanë goditur infrastrukturën, disa rajone pa energji elektrike 

Njëmbëdhjetë infrastruktura të rëndësishme në tetë rajone të Ukrainës dhe në Kiev u dëmtuan, një pjesë e rajoneve janë pa energji elektrike, të gjitha shërbimet po përpiqen të rivendosin infrastrukturën. Këtë e raporton Suspilne , duke cituar zëdhënësen e policisë kombëtare të Ukrainës, Maryana Reva.

Ora 15:42
Sulmet me raketa në qytetet ukrainase, Zelensky: E gjithë bota pa dhe një herë fytyrën e vërtet të një shteti terrorist, Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është i bindur se pas sulmit masiv me raketa të Rusisë në qytetet ukrainase, e gjithë bota ka parë edhe një herë fytyrën e vërtetë të një shteti terrorist që mbulon thelbin e tij kriminal me bisedime për paqen.

Ai tha këtë në një deklaratë në Telegram, raporton "Ukrinform".

"Sot, e gjithë bota pa përsëri fytyrën e vërtetë të një shteti terrorist që po vret popullin tonë. Jo vetëm në fushën e betejës, por edhe në qytete paqësore. Një vend që mbulon thelbin dhe qëllimin e tij të vërtetë gjakatar dhe kriminal vetëm me biseda për Dhe për të gjitha ofertat e paqes reale ajo përgjigjet me sulme raketore”, tha Zelensky.

 

Ora 14:55
Harta/ Ofensiva ruse në Ukrainë, raketa të nisura nga Moska kundër qyteteve kryesore

Forcat ruse lëshuan mbi 83 raketa dhe përdorën 17 drunë iraniane për të sulmuar Ukrainën. Në mëngjesin e së hënës, 10 tetor, Moska nisi sulmet me raketa në Kiev, Lviv, Pryluky, Khmelnytskyi, Dnipro, Nizhyn, Zhytomyr dhe Kharkiv nga rajonet e Detit Kaspik dhe Nizhny Novgorod, siç raportoi zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar.

Presidenti rus Vladimir Putin ka premtuar një "përgjigje të ashpër" ndaj sulmeve ndaj Rusisë. Në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror rus, ai për këtë arsye "justifikoi" bastisjet e kryera sot kundër disa qyteteve në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin Kiev, si një hakmarrje për atë që ai e quajti një "aksion terrorist" kundër territorit rus, përkatësisht urës Kerç në Krimea.

“Nëse sulmet kundër Rusisë vazhdojnë, përgjigja do të jetë e ashpër”, tha ai, duke deklaruar se “përgjigjet do të jenë të përmasave të njëjta me kërcënimet ndaj Rusisë”.

Ora 14:42
Gjermania do të dërgojë në Ukrainë sisteme të mbrojtjes ajrore

Gjermania tha se do të dërgojë në Ukrainë katër sistemet e para të mbrojtjes ajrore të llojit IRIS-T SLM. Këto sisteme do të arrijnë në Ukrainë “brenda ditësh”. Ky njoftim i Berlinit erdhi në ditën kur Rusia sulmoi disa qytete ukrainase, duke vrarë civilë.

“Sulmet e reja me raketa në Kiev dhe në qytete të tjera të mëdha, e kanë bërë të qartë se sa e rëndësishme është që në Ukrainë të dërgohen shpejt sisteme të mbrojtjes ajrore”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, përmes një deklarate më 10 tetor.

Ky njoftim erdhi disa orë pas sulmeve në Ukrainë.

“Sulmet me raketa dhe dronë rusë fillimisht terrorizojnë popullatën civile. Prandaj, ne po i mbështesim ata me armë kundërajrore”, shtoi ajo.

Ora 14:38
Rifillojnë sirenat e sulmit ajror në Kiev, rritet numri i të vdekurve

1665405595_lcimg12253644e59e46c6b69e1787e5ac08cf.jpeg

Alarmet për sulm ajror po kumbojnë sërish në kryeqytetin ukrainas, pasi u ndaluan disa orë më parë.

Alarmi fillimisht filloi në orën 6:47 të mëngjesit me orën lokale dhe përfunduan përkohësisht në 12:15. 

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 64 të tjerë janë plagosur.

Ora 14:28
Shefi i NATO-s dënon sulmet ruse në Ukrainë: Pranë popullit ukrainas për sa kohë të duhet

1665404934_99ef63081a2b4417aaef9835c6e822b6.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka njoftuar sot përmes nju postimi në Twitter se kishte folur me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Ai shtoi se NATO “do të vazhdojë të mbështesë popullin e guximshëm ukrainas për të luftuar kundër agresionit të Kremlinit për aq kohë sa të duhet”.

Më herët Aleatët evropianë dënuan ashpër sulmet ajrore ruse që goditën Kievin dhe qytetet e tjera të mëdha të Ukrainës të hënën në mëngjes.

Ora 13:58
Kremlini: Putin mund të takohet me Erdoganin për të diskutuar idenë e bisedimeve Rusi-Perëndim

1665406205_thumbsbc6f6029a2a430e831e2b6ea530b0ddb16.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin mund të takohet me presidentin turk Tajip Erdogan këtë javë për të diskutuar një propozim turk për të pritur bisedimet midis Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën, deklaroi të hënën Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Rusia nuk kishte marrë asnjë sinjal rreth perspektivës së negociatave me Perëndimin në Turqi, por nuk përjashtoi që Putini mund ta diskutonte këtë me Erdogan.

Putin dhe Erdogan pritet të vizitojnë Kazakistanin këtë javë. Tensionet midis Perëndimit dhe Rusisë për pushtimin e saj shtatë-mujor të Ukrainës janë ende në rritje, me Moskën duke nisur sulmet me raketa anembanë Ukrainës të hënën në përgjigje të një shpërthimi të fundjavës që dëmtoi rëndë një urë të ndërtuar nga Rusia në Krime.

Turqia, e cila ka marrëdhënie të ngushta me Moskën dhe Kievin, është parë si një ndërmjetës i mundshëm në konflikt dhe në korrik ndihmoi ndërmjetësimin e një marrëveshjeje për eksportin e grurit ukrainas të bllokuar në portet e Detit të Zi.

Erdogan i ka kërkuar Putinit të ulë tensionet dhe në shtator i bëri thirrje Moskës që t'i japë negociatave të paqes një tjetër shans. Shtëpia e Bardhë tha të dielën se të dyja palët duhet të gjenin një mënyrë për të negociuar përfundimin e luftës.

Ora 13:50
Shpërthimet ruse/ Medvedev: Ky është episodi i parë, do ketë dhe të tjerë! Do shpërbëjmë regjimin politik të Ukrainës

1665402662_ILHK4XH5DNPE7HE7M6YOQFOK6E.jpg

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmirty Medvedev ka reaguar për shpërthimet e njëpasnjëshme në Ukrainë.

Duke shkruar në Telegram, ai përsëriti shumë nga rreshtat që kemi dëgjuar nga Moska gjatë gjithë konfliktit për të justifikuar brutalitetin e tij.

 "Episodi i parë është luajtur. Do të ketë të tjerë. Unë do të shpreh qëndrimin tim personal. Nuk mund të mos e përmend tani. Shteti ukrainas në konfigurimin e tij aktual me regjimin politik nazist do të përbëjë një kërcënim të  vazhdueshëm, të drejtpërdrejtë dhe të qartë për Rusinë.

"Përveç mbrojtjes së popullit tonë dhe mbrojtjes së kufijve të vendit, qëllimi i veprimeve tona të ardhshme, për mendimin tim, duhet të jetë  shpërbërja  e plotë e regjimit politik të Ukrainës."

Ora 13:33
Lufta/ Ambasada e SHBA në Kiev thirrje amerikanëve të largohen nga Ukraina

1665401677_040200000aff0242d7d708daaa8d59bbw1597nst.jpg

Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve amerikanë të strehohen atje dhe të largohen nga Ukraina tani, duke përdorur opsionet e transportit tokësor të disponueshëm privatisht nëse kjo është e mundur në mënyrë të sigurt."

“Rusia ka nisur sulme ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës dhe strukturave qeveritare në Kiev dhe gjetkë. Sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për civilët dhe infrastrukturën civile”.

Ambasada amerikane në Kiev shkruan në një postim në Twitter, duke ftuar qytetarët e saj të vizitojnë faqen e internetit të Departamentit të Shtetit për menaxhimin e krizave.

Ora 13:28
Liderët evropianë reagojnë për luftën e përgjakshme në Ukrainë, Macron: Shqetësim ekstrem për viktimat! Scholz: Takim urgjent të G7

1665401333_lcimg6c872eb9c4994e7d80766b289ea0d7d3.jpeg

Kievi dhe qytete të tjera të Ukrainës janë zgjuar nga raketat ruse të cilat i kanë bombarduar vendin në saj të një hakmarrjeje nga Presidenti Vladimir Putin pas sulmit në urën e Krimisë.

Në orët që kur ushtria ruse filloi të godasë qytetet rreth Ukrainës, reagimet kanë vërshuar nga e gjithë Evropa. Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një telefonatë urgjente me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai ripohoi mbështetjen e tij për Ukrainën dhe shprehu “shqetësim ekstrem” për raportet e viktimave civile.  Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz , ka folur gjithashtu me Zelenskyn, duke e siguruar atë për mbështetjen e Berlinit dhe nga shtetet e tjera të G7, ka konfirmuar një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Ministri i Jashtëm i Polonisë Zbignieë Rau i quajti sulmet me raketa “një akt barbarizmi dhe një krim lufte”, duke shtuar: “Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë. Ne qëndrojmë me ju Ukrainë!”

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly u bëri jehonë këtyre mendimeve, duke deklaruar se sulmet ruse ndaj liderëve civilë ishin “të papranueshme” dhe një “demonstrim dobësie nga Presidenti Vladimir Putin, jo forcë”.

Ministri i Jashtëm i Moldavisë , i cili ndan një kufi me Ukrainën perëndimore dhe ka zonën e vet të tokës të aneksuar nga Rusia (Transnistria), ka thënë se disa raketa lundrimi ruse që synonin Ukrainën kishin kaluar hapësirën e saj ajrore. Moldavia thirri të dërguarin e Moskës në vend për të kërkuar një shpjegim për shkeljen, konfirmoi Nicu Popesku.

Kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo shkroi në Twitter se "bombardimi i Kievit dhe objektivave civile në shumë qytete të tjera është një akt i dënueshëm nga Rusia. Është një përshkallëzim i papranueshëm i dhunës që forcon vendosmërinë e Belgjikës për të mbështetur popullin e Ukrainës dhe luftën e tyre të guximshme për një komb i lirë dhe sovran.”

Ora 13:17
Rusia publikon imazhin e lëshimit të një rakete

1665400660_lcimg24830e3fc76642198773cb5d34404b8c.jpeg

Ky imazh është publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes pak kohë më parë, duke treguar atë që pretendon se është një anije luftarake ruse që gjuan raketa në një vend të panjohur.

Rusia ka mbushur me bomba qytetet ukrainase, në të cilat janë raportuar viktima dhe të plagosur, goditje kritike të infrastrukturës, imazhe të shtëpive dhe një shesh lojrash të shkatërruar.

Mëngjesi i përgjakshëm vjen pasi një urë që lidh Rusinë dhe territorin ukrainas të aneksuar të Krimesë u godit të shtunën, për të cilën Rusia fajësoi Kievin.

Ora 12:50
Putin pranon hakmarrjen ndaj sulmeve në Krime: Përgjigja do të jetë e ashpër nëse vazhdojnë sulmet kundër Rusisë

1665399073_putin.JPG

Vladimir Putin ka thënë se sulmet me raketa vdekjeprurëse të së hënës që synonin qytetet në Ukrainë ishin në hakmarrje për "aksionin e tij terrorist" kundër territorit rus.

Në komentet televizive, presidenti rus tha se Moska kishte nisur sulmet me raketa me rreze të gjatë kundër infrastrukturës energjetike, ushtarake dhe të komunikimit të Ukrainës të hënën.

Ai tha se ishte një hakmarrje ndaj një sulmi në urën që lidh Rusinë me gadishullin e aneksuar të Krimesë gjatë fundjavës.  Ai gjithashtu u  tha se Rusia do kundërpëgjigjet ashpër.

 “Nëse sulmet vazhdojnë kundër Rusisë, përgjigja do të jetë e ashpër.“Përgjigjet do të jenë të së njëjtës shkallë si kërcënimet ndaj Rusisë. “Në rast të përpjekjeve të mëtejshme për të kryer akte terroriste në territorin tonë, përgjigja e Rusisë do të jetë e ashpër”.- tha Putin.

Ora 12:45
BE-ja dënon sulmet me raketa në qytetet e Ukrainës nga Rusia: Janë të neveritshme

1665398908_KievUkrain.jpg

Komisioni Evropian dënoi si "sulme të neveritshme" sulmet me raketa ruse në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës të hënën që vranë civilë dhe dëmtuan infrastrukturën civile.

"Ata janë sulme barbare dhe frikacake", tha Peter Stano, një zëdhënës i krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian në një konferencë të rregullt për shtyp.

Ai i përshkroi sulmet si një shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe tha se kjo përbën një "përshkallëzim të mëtejshëm" të luftës në Ukrainë që ishte krejtësisht e papranueshme.

Duke iu referuar një ankese nga Moldavia se tre raketa të lëshuara nga Rusia kishin shkelur hapësirën e saj ajrore, ai tha se përdorimi i hapësirës ajrore të vendeve fqinje për të sulmuar Ukrainën ishte gjithashtu i papranueshëm.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, shkroi në Twitter: "Akte të tilla nuk kanë vend në shekullin e 21-të. Unë i dënoj ato në termat më të ashpër të mundshëm. Ne qëndrojmë me Ukrainën. Mbështetja ushtarake shtesë nga BE është në rrugën e saj”.

Ora 12:40
Goditet nga raketa konsullata gjermane në Kiev

Ndërtesa ku ndodhet konsullata gjermane në kryeqytetin ukrainas është goditur nga një sulm raketor rus, raporton ministria e jashtme gjermane.

Një numër raketash goditën qendrën e Kievit herët të hënën, me shpërthimet e para të shënuara në një shesh lojërash dhe pranë Universitetit Kombëtar të Kievit.

Të paktën tetë persona janë konfirmuar se kanë vdekur në sulme, por mendohet se ky numër mund të rritet.

Ora 12:34
Shpërthimet ruse në Ukrainë, Meloni: Situata është serioze, kemi nevojë për një Evropë më të guximshme përballë sfidave të mëdha

1665398114_thumbsbcfbe33e368c40ce57e1861297f3c6eb34.jpg

‘Në Ukrainë situata është serioze pas agresionit rus dhe përpjekjes së papranueshme të Putinit për të aneksuar rajone të reja në Rusi.’ Kështu deklaroi udhëheqësja e FdI-së, Giorgia Meloni në përshëndetjen e saj për Viva 22, eventi Vox duke theksuar nevojën për një Evropë më të guximshme përballë sfidave të mëdha.

"Ne kemi nevojë për një Evropë që është më e guximshme përballë sfidave të mëdha kur bëhet fjalë për adresimin e çështjeve më lokale në lidhje me ato kombëtare Ne shpresojmë se Evropa do të jetë në gjendje të demonstrojë solidaritetin që presim. Por tani ne e kemi rizbuluar veten si të dobët. Detyra e madhe është të luajmë një rol strategjik. Prej vitesh na është thënë se tregtia globale ishte përgjigja, por nuk ndodhi.’- tha Meloni.

Sa i përket krizës energjetike, Meloni u shpreh se fakti që ka detyruar Italinë të dërgojë fatura të paqëndrueshme për familjet e bizneset duhet të marrë fund menjëherë.

“Kriza energjetike po bën që Italia të dërgojë fatura të paqëndrueshme për familjet dhe bizneset, gjë e cila duhet të marrë fund menjëherë."

Ora 12:20
Putin hakmerret me bombardime ndaj Ukrainës/ Fëmijët këndojnë himin kombëtar pas shpërthimeve në Kiev (VIDEO)

 

Një park lojërash për fëmijë ishte në mesin e vendeve të goditura nga një sulm me raketa në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev mëngjesin e kësaj të hëne. 

Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, postoi në Twitter një foto të asaj që duket të jetë një park lojërash:

“Parku i lojërave për fëmijë në qendër të Kievit pas sulmit”.

Ndërkohë në një video tjetër të postuar në rrjetet sociale, shihen fëmijët ukrainas këndojnë në kor himnin kombëtar në një strehimore. Videoja është postuar në Twitter shoqëruar me pyetjen:

“A janë këto kërcënimet nga të cilat ka frikë Putini?”

Ora 12:17
Kreu i zyrës së Presidentit Zelensky, Andrii Yermak: Rusët do të përgjigjen me breza për sulmin e sotëm në Ukrainë

1665397162_AndriiYermak.jpeg

Kreu i zyrës së Presidentit Zelensky, Andrii Yermak deklaroi se rusët do të përgjigjen me breza për sulmin që ka ndodhur të hënën dhe ditën e sotme në Ukrainë. 

Në një postim në Telegram kreu i zyrës së Presidentit Zelensky, Yermak shkroi:

"Rusët janë humbës të turpshëm. A kishit ndërmend të na trembni? Do të ketë një përgjigje të ashpër për çdo goditje. Ju do të mbani përgjegjësi për çdo vdekje dhe vuajtje. Dhe jo vetëm ju. Gjenerata të tëra rusësh do të përgjigjen. Ne do të vazhdojmë të shkatërrojmë të gjithë ata që vijnë në Ukrainë me armë. Këto goditje na bëjnë edhe më të zemëruar. Këto goditje vetëm do të përshpejtojnë përparimin tonë. Ne nuk kemi frikë. Ne vetëm po bëhemi më të zemëruar dhe më të saktë”.

Sulmi i së hënës mund të jetë bombardimi më i rëndë i sulmeve me raketa në pjesën më të madhe të Ukrainës që nga shkurti, duke synuar termocentralet, urat, infrastrukturën civile dhe vendndodhje të tjera.

Ora 11:56
Kuleba: "Putini është një terrorist që flet me raketa"

1664948889_a7255da75548bf4bfb154395f5c299bck0NEU337019471213941DC656x492CorriereWebSezioni.jpg

Pas raportimeve për sulmet me raketa ruse në të gjithë Ukrainën të hënën në mëngjes, ministri i Jashtëm i Kievit Dmytro Kuleba shkruan në Twitter se presidenti rus Vladimir Putin "nuk do ta shkatërrojë Ukrainën".

"Taktika e vetme e Putinit është terrori mbi qytetet paqësore të Ukrainës, por ai nuk do ta shkatërrojë Ukrainën. Kjo është gjithashtu përgjigja e tij ndaj të gjithë qetësuesve që duan të flasin me të për paqen: Putini është një terrorist që flet me raketa," shkroi Kuleba në Twitter.

Ora 11:48
Zelensky bie dakord me Scholz për takimin urgjent të G7

1665154519_gfg.jpg

Presidenti Volodymyr Zelensky ra dakord me kancelarin federal gjerman Olaf Scholz për thirrjen urgjente të takimit të G7 dhe diskutoi me të rritjen e presionit ndaj Rusisë dhe rivendosjen e infrastrukturës së dëmtuar në të gjithë Ukrainën.

Këtë gjë e ka bërë të ditur Zelensky përmes një shkrimi në Twitter, i cili ka shkruar:

“Unë pajtohem me kancelarin @OlafScholz për mbajtjen e presidencës #G7 në një takim urgjent të Grupit. Fjalimi im është planifikuar, në të cilin do të tregoj për sulmet terroriste nga RF. Ne diskutuam gjithashtu çështjen e rritjes së presionit mbi RF dhe ndihmën në rivendosjen e infrastrukturës së dëmtuar”.

Ora 11:28
Lukashenko ‘nuk zhgënjen’: Trupat e Minskut, krah atyre ruse

1665394208_LukashenkoandPutinshakehands.jpg

Presidenti Bjellorusi Aleksandr Lukashenko akuzon Ukrainën se dëshiron të përgatisë një sulm ndaj Bjellorusisë dhe njofton se Minsku do të vendosë trupat e tij së bashku me ato ruse "në rajon".

Ora 11:18
Zelensky: Rusia synon infrastrukturën energjetike dhe njerëzit

1664876893_300516volodymyrzelensky2.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur së fundmi mbi situatën në terren duke thënë se “mëngjesi i sotëm ishte i vështirë, dhjetëra raketa kanë goditur Ukrainën”.

Zelensky pretendoi se Moska kishte përdorur armë të prodhuara nga Irani, duke shtuar se Rusia kishte "dy objektiva". E para që ai vuri në dukje ishin objektet energjetike në të gjithë vendin.

Presidenti ukrainas më pas dha një listë të rajoneve që kanë pësuar sulme.

"Rajoni i Kievit dhe rajoni i Khmelnytsky, Lviv dhe Dnipro, Vinnytsia, rajoni i Frankivit, Zaporizhzhia, rajoni Sumy, rajoni i Kharkiv, rajoni Zhytormyr, rajoni Kirovohrad, në jug", tha Zelensky.

Ai shtoi: “Ata duan panik dhe kaos, duan të shkatërrojnë sistemin tonë energjetik. Ata janë të pashpresë. Objektivi i dytë janë njerëzit. Një kohë e tillë dhe objektiva të tillë janë zgjedhur posaçërisht për të shkaktuar sa më shumë dëme”.

Ora 11:06
Ministri i Jashtëm indian Jaishankar refuzon të zbulojë planet për votim në OKB për aneksimet ruse

1665392837_f6d79d8f14bd4de0986234acb823da96.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar të hënën refuzoi të deklaronte nëse Nju Delhi do të votojë për të dënuar aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia në një seancë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë javë.
"Si çështje maturie dhe politike, ne nuk i parashikojmë votat tona paraprakisht", tha Jaishankar në një konferencë shtypi me Ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Penny Wong në Canberra. 
Ministri i Punëve të Jashtme të Indisë, Jaishankar po viziton Australinë për Dialogun Kuadër vjetor të Ministrave të Jashtëm.
OKB-ja pritet të votojë të mërkurën mbi një rezolutë që dënon aneksimin e fundit të provincave të Ukrainës nga Rusia, për të cilin thotë se shkel ligjin ndërkombëtar.
Jaishankar tha të hënën: “India ka qenë shumë e qartë kundër konfliktit në Ukrainë dhe se vendi beson se lufta nuk i shërben interesave të askujt, as pjesëmarrësve dhe as të komunitetit ndërkombëtar”.

Ora 10:55
Sulmet ruse në kryeqytet, evakuohet ambasada amerikane në Kiev

1665392227_Fer438TX0AUddg5.jpg

Ambasada amerikane në Kiev po evakuon stafin e saj pasi kryeqyteti ukrainas është nën bombardim nga forcat ruse si hakmarrje pas shpërthimit në urën e Krimesë.

Ora 08:28
Sulmet në Kiev, raportohet për të vrarë dhe të plagosur

 

Një numër njerëzish u vranë dhe u plagosën në sulmet në Kiev këtë mëngjes, thonë shërbimet e urgjencës ukrainase. Gazetari i njohur Andriy Tsapliyenko thotë se një nga raketat shpërtheu në rrugën Volodymyrska pranë monumentit Hrushevskyy në qendër të Kievit.

Ai postoi një video që tregon makinat në flakë pranë monumentit dhe tha se të paktën një civil u vra në sulm. Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko tha se shpërthimet goditën lagjen Shevchenkivsky në qendër të qytetit.

Ora 07:47
Shpërthime me raketa në ‘zemër’ të Kievit

1665380875_lcimg3d961c6cd9d24e9f964d56bcfa267f30.jpeg

Kryebashkiaku i Kievit ka konfirmuar në momentet e fundit se në kryeqytet janë shënuar "disa shpërthime" herët në mëngjesin e së hënës.

Vitali Klitschko tha në Telegram: "Disa shpërthime në lagjen Shevchenkiv - në qendër të kryeqytetit.

"Të gjitha shërbimet vijojnë në vend. Detajet më vonë."

Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se tym i zi u pa që dilte nga një ndërtesë në qendër të qytetit pas zhurmës së një shpërthimi. Të tjerë në mediat sociale postuan imazhe që pretendonin se ishin nga qyteti, me disa që pretendonin se një "sulm me raketa" ishte "goditur" nga forcat ukrainase. Kievi ka qenë kryesisht i qetë që nga fillimi i luftës, me vijën e frontit që lëviz në lindje dhe jug pasi Moska nuk arriti të rrëzonte qeverinë.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 10/10/2022 15:04

    Deri dje degjuam qe ushtria ruse eshte shpartalluar Tani na del qe rusi te godet kur te doj dhe si te doj Zhelenski duhet te pranoj bisedimet urgjent ne raste se do qe shteti ukrainas te ekzistoj

    Përgjigju
    • Hako: 10/10/2022 18:17

      Si urdheron.

  • Babi: 10/10/2022 13:49

    Ukraina po perdoret nga Amerika per shkaterrimin e ekonomise Ruse dhe Europiane por do te kete pasoja akoma shume te renda nese nuk ulen per dialog , keta perdite flasin per ndihme me arme dhe jo per bisedime paqeje zoti i ndihmofte njerezit e pafajshem

    Përgjigju
  • Berthamorja: 10/10/2022 13:47

    Ka ardhur koha që Rusise ti dergohet predha në vrimë të b*thes ndryshe nuk ka me zgjidhje ! Me pak fjale duhet të sulmojne perpara NATO , ti futen Rusise Kines dhe kush Ju del perpara sepse Kjo bote keshtu e ka bote e dhunës dhe e shtypjes! Po ashtu miku I Putin sot Vucic duhet të ndeshkohet shume shume rende ! Nese Kjo nuk ndodh Kjo tregon që fuqite e medha jane bashke dhe tallen me popujt me te vegjel!

    Përgjigju
    • Turi: 10/10/2022 15:41

      Po te ishte aq e thjeshte nuk do rrinin pa e bere jo por nuk jua mban se ceza atje nuk eshte Gedafi dhe Sadami

    • Or tej: 10/10/2022 14:23

      Ti dashke gernetenmu ne b**** or tej.

  • LESHKO I BULES REXHEP BULE [ LEKA] E: 10/10/2022 12:55

    O të mjerët popull Ukrainas çfar po heqin po fajet i ka karagjozi i Ukrainës zhelenski. Se Putini dihet që është kriminel. Po ça do Zhelenski që bëhet me Amerik kurvën Rusët dhe Ukrainasiz jan vllezër ça kërkojn kta. Pse nuk ulen në tavolin e të diskutojn si njërëz. Sa jan vrar nga populli Ukrainas çfar po i ndodh ekonomis Ukrainase a i llogarit karagjozi Zhelenski apo gjë e madhe se populli Ukrainas paguan familja ti bën bisnese. O Zot çfar është kjo Bot.

    Përgjigju
    • Robi: 10/10/2022 18:20

      Mendimi tipik i atij qe gjith jeten nenshtrohet gjithkujt.

  • Beni: 10/10/2022 12:40

    E cfare duhet te beje nje popull ne vitin 2022 mos valle duhet ti dorzojne vendin ketyre kafsheve ? Ukraina shpetoi vendin e saj,por shpetoi dhe shume shtete te tjera qe ishin vene ne liste nga nazistet per ti pushtuar

    Përgjigju
  • Shqiptar: 10/10/2022 10:07

    Ukrahina godet ushtaraket, logjistiken dhe infrastrukturen, ndersa Rusia masakron popullsine civile. Sidoqofte, fitorja e ukrahinasve eshte e sigurte. Eshte vetem ceshtje kohe.

    Përgjigju
    • Lali: 10/10/2022 12:53

      Kush e di se cfare vrasin Ukrainasit, ne lexojme ato qe na shkruajne mediat pro tyre keshtu qe mashtrime dhe propaganda ka nga te gjitha anet

    • @shqiptar: 10/10/2022 11:29

      Po o shqiptar po fitore thua ti por ne kuriz te kujt? Ne kuriz te mijra te vrareve te popullit te tij. Mijra te pastreheve. Ne kuriz te europianeve qe po vuajne tmeredisht krizen e cimimeve te energjse, karburanteve, cmimeve te ushqimeve etj. Lufta duhej shmangur dhe jo nxitur. Ky president karagjoz qe ks Ukraina nuk ndryshon me shume se Putini. Amerika shet arme ne rregull eshte. Europa po ha pataten.

  • Alb: 10/10/2022 09:58

    Kjo ashte Demokracija

    Përgjigju
  • Beni: 10/10/2022 08:11

    Tani filloj lufta e vertete qr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente