Komisioni Evropian ka miratuar paketën e re të ndihmës për Ukrainën, me një vlerë totale prej 6.1 miliardë eurosh.
Ky financim do të mbulojë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore, raketat, municionet dhe radarët, duke riafirmuar angazhimin e Evropës për të mbështetur mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm rus.
"Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Evropa po demonstron se mbështetja e saj është e palëkundur dhe konkrete. Sot, ne kemi miratuar 6.1 miliardë euro për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore, raketat, municionet dhe radarët që Ukraina ka nevojë urgjente. Ndërsa Rusia intensifikon sulmet e saj, ne po rritim angazhimin tonë për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë popullin e saj dhe qiellin e saj. Evropa qëndron me Ukrainën dhe ne do t'i ofrojmë asaj që i nevojitet, kur të ketë nevojë", tha Ursula von der Leyen , Presidente e Komisionit Evropian.
Ky njoftim erdhi teksa Ukraina shënoi 35-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë nga ndarja me Bashkimin Sovjetik. Më 24 gusht 1991, Verkhovna Rada, parlamenti ukrainas i kohës, miratoi Aktin e Pavarësisë, duke shpallur krijimin e një shteti sovran dhe të pavarur pas dështimit të grushtit të shtetit në Moskë.
Ndërkohë një alarm për sulme ajrore është lëshuar në Kiev, ndërsa Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Presidenti finlandez Alexander Stubb janë ende në kryeqytetin ukrainas, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. ANSA konfirmoi situatën në vendngjarje. Të dy udhëheqësit janë evakuuar në një strehë.
Një alarm për sulme ajrore është lëshuar në Kiev mbrëmjen e sotme, ndërsa Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Presidenti finlandez Alexander Stubb janë ende në kryeqytetin ukrainas.
ANSA konfirmoi situatën në vendngjarje, ndërkohë që mësohet se të dy udhëheqësit janë evakuuar në një strehë.








