BE-ja kërkon zgjidhje për krizën e parregullt të emigrantëve në Mesdhe

BE-ja kërkon zgjidhje për krizën e parregullt të emigrantëve në Mesdhe

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas tha se ministrat e Brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropian kanë propozuar 20 plane veprimi për zgjidhje të qëndrueshme ndaj krizës së emigrantëve të parregullt në Mesdhe e cila shkaktoi një krizë mes Francës dhe Italisë, raportojnë mediat e huaja.

Ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së u mblodhën në një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar propozimet për zgjidhje të përhershme ndaj migracionit të parregullt që është rritur kryesisht në rrugën e Mesdheut Qendror dhe i cili u ndez me krizën mes Francës dhe Italisë që shkaktoi anija "Ocean Viking" e cila shpëtoi 234 emigrantë në Mesdhe.

Në një deklaratë për media pas takimit, Schinas vuri në dukje se diskutuan situatën në të gjitha rrugët e migrimit dhe se kërkuan përgjigje për të gjitha sprovat urgjente.

Schinas tha se në takim kishte "frymë të ndryshme nga thelbi në krahasim me periudhën e krizës së anijes Ocean Viking". Ai theksoi se është i gabuar perceptimi se "nuk mund të gjendet zgjidhje për problemin e migracionit në Evropë". Schinas mbrojti idenë e tij se ministrat e dëshmuan këtë në takimin e mbajtur.

Ai tha: "Në takim u paraqitën 20 propozime specifike veprimi", duke shtuar se operacionet në Mesdhe dhe në vendet e tjera nuk mund të bëhen në mënyrën "Wild, Wild West" (Perëndimi i egër, i egër) dhe se nevojitet zgjidhje e vazhdueshme dhe e përhershme.

"Si rezultat i këtij diskutimi, me qëllimin për të përmirësuar koordinimin e përgjithshëm në Evropë do të rifillojmë sërish ‘grupin evropian të kontaktit të kërkim shpëtimit‘. Në Mesdheun Qendror vetëm këtë vit kanë humbur jetën ose janë zhdukur 1.300 persona. Kjo është e papranueshme. Evropa do të mbesë gjithmonë një vend strehues për ata që largohen nga lufta dhe persekutimit", tha Schinas i cili nënvizoi se në të njëjtën kohë se duhet të ketë një politikë migracioni. Ai iu referua propozimit të KE-së për paketën e migracionit dhe azilit mbi të cilin nuk është arritur dakordim prej dy vitesh.

Schinas vuri në dukje se në takim u konfirmua edhe rëndësia e marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion