Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës së lisë kundër lisë së majmunëve, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale, tha prodhuesi i ilaçeve nga Danimarka.
“Komisioni Evropian ka zgjatur autorizimin e vaksinës së kompanisë për linë, Imvanex, për ta përfshirë në mbrojtjen kundër lisë së majmunëve”, në linjë me rekomandimin e vëzhguesit shëndetësor të BE-së, tha kompania Bavarian Nordic.
“Miratimi vlen për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe në Islandë, Litenshtajn dhe Norvegji”, tha kompania.
Të shtunën, më 23 shkurt, OBSH-ja e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale. Nga lia e majmunëve deri më tani janë prekur 16.000 persona në 72 shtete të botës. Në BE që prej vitit 2013 vaksina Imvanex ka marrë miratimin për përdorim kundër lisë.
Edhe më herët ishte shqyrtuar përdorimi i vaksinës kundër lisë për shkak të ngjashmërisë së virusëve që shkaktojnë linë dhe linë e majmunëve. Lia e majmunëve është më pak e rrezikshme dhe më pak e infektuese sesa lia, e cila u zhduk më 1980.
Simptomat e lisë së majmunëve janë temperatura, kokëdhimbja, dhimbja e muskujve dhe shpinës. Simptomat zgjasin për pesë ditë. Po ashtu, personat e prekur kanë skuqje në fytyrë, duar dhe këmbë, si dhe puçrra.
Shpërthimi i ri me linë e majmunëve u raportua në fillim të majit në shtetet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, ku kjo sëmundje për një kohë të gjatë ka qenë epidemi./REL
S.C/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
Kush e ka shpikur kete vaksinen pastaj mjere ato qe Jan homo se ato e trasmetokan qenka njeri me norma te shendetshme ai qe e paska shpikur... Ta bejne ato me probleme ngjyrash emocionale mos infektohen...
Përgjigju