BE-ja në vështirësi për ta furnizuar Ukrainën me municionin e premtuar

BE-ja në vështirësi për ta furnizuar Ukrainën me municionin e premtuar

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë pranuar të martën se mund të dështojnë ta furnizojnë Ukrainën me municionin që ia kishin premtuar për ta luftuar pushtimin rus dhe për ta çliruar territorin e vet të uzurpuar.

Në fillim të këtij viti, liderët e BE-së u zotuan se do t’ia dërgonin frontit të Ukrainës një milion copë municion deri në pranverë të vitit 2024. Kjo do të nënkuptonte rritje të jashtëzakonshme të prodhimit. Por, blloku i përbërë nga 27 vende, thotë tani se e ka të vështirë ta bëjë një gjë të tillë.

“Shifra një milion nuk do të arrihet, duhet ta hamendësojmë këtë”, tha ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistrius, para një takimi të ministrave të Mbrojtjes dhe të Jashtëm të Be-së në Bruksel.

Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Hanno Pevkur, tha se është jetike rritja e furnizimit me municion.

“Shikojeni Rusinë. Ata po prodhojnë sot më shumë se kurrë më parë. Ata po marrin predha nga Koreja e Veriut. Evropa nuk mund të thotë...’Rusia dhe Koreja e Veriut mund ta bëjnë e ne nuk mundemi”, tha ai.

Rreth 300.000 copë municion i janë dërguar asaj nga depot ekzistuese të BE-së deri më tani.

Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Spruds, nguli këmbë se caku fillestar nuk duhet të merret si diçka e saktë.

“Epo, natyrisht, një milion copë janë simbolike. Mendoj se të rëndësishme janë aspirata dhe ambicia”, tha ai.

Në fushëbetejë, megjithatë, prania e municionit është gjëja e vetme që ka rëndësi.

Në luftën e Ukrainës me Rusinë, predhat e artilerisë 155mm luajnë rol vendimtar. Harxhimi i 6.000 deri në 7.000 predhave në ditë tregon për rëndësinë strategjike të tyre.

Nëse i merr një milion copa municion të tillë, Ukraina do ta siguronte stabilitetin për të paktën gjashtë muaj, sipas ekspertëve.

Komisionari i BE-së, Thierry Breton, nguli këmbë se industria e prodhimit mund ta arrijë cakun e një milioni copash municion.

“Por, tani u takon shteteve anëtare t’i bëjnë porositë”, theksoi ai.

Megjithatë, shtetet anëtare i fajësuan prodhuesit.

“Të gjithë ne kemi nënshkruar kontratat. Ne e kemi bërë prokurimin e përbashkët. Prandaj, industria duhet ta kryejë punën. I duhet ta përshpejtojë punën për të prodhuar më shumë”, tha ministrja e Mbrojtjes e Holandës, Kajsa Ollongren./REL

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit