Masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës mund shtohen, nëse Qeveria vazhdon me vendime që bashkësia ndërkombëtare po i konsideron si të njëanshme e të pakoordinuara.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka përmendur masat kundër Kosovës si përgjigje të BE-së ndaj këtyre vendimeve - mbyllja e nëntë zyrave të Postës së Serbisë në Kosovë dhe hapja e Urës së Ibrit.
“Masat u vendosën vjet për faktin se shumëçka po ndodhte çonte në përshkallëzim dhe në vend të hapave që çonin drejt depërshkallëzimit janë ndërmarrë edhe më shumë hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim nga ata njerëz. Ne e kemi thënë atëherë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen pavarësisht zhvillimeve të situatës. Pra, çfarë do të bëjmë? Kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse aktorët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen”, ka thënë ai në konferencën e së enjtes.
Stano ka deklaruar se shpreson që Qeveria e Kosovës ta marrë mesazhin dhe ta ndalojë BE-në nga marrja në konsideratë e shtimit të masave.
“Ua kemi bërë të qartë qëndrimin tonë Kosovës, në shumë nivele, në shumë mënyra dhe përmes shumë partnerëve. Nuk është vetëm BE-ja, të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë Qeverisë në Prishtinë që të mos angazhohet në këto seri hapash të pakoordinuar, negativ dhe të njëanshëm. Shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalojnë të marrim në konsideratë se çfarë masash do të konsiderojmë të marrim nëse situata nuk ndryshon”, ka thënë Stano. /Koha.net/
A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
87.8%
-
Jo
7.1%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1578
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbretëria e Bashkuar do të rrisë çmimin e lejeve të udhëtimit për vizitorët nga BE me 60%
18 Janar, 10:17
-
Komisionerja e BE-së për Zgjerim: Mali i Zi i pari në radhë për anëtarësim! Opozita të mos pengojë reformat
17 Janar, 15:31
-
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 11:17
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
Komisioneri për të Drejtën e Informimit takim me ambasadorin Gonzato, në fokus mbrojtja e të dhënave personale
16 Janar, 20:14
-
‘Vendi më i përparuar në negociatat e pranimit’, Marta Kos misionin e parë në Ballkanin Perëndimor e nis me vizitë në Mal të Zi
16 Janar, 13:40
-
NATO dhe BE me patrullime në Baltik për shkak të shqetësimeve të sigurisë
14 Janar, 19:03
-
Komisionerja për Zgjerimin: Presim lëvizje në Kosovë pas zgjedhjeve
14 Janar, 13:15
-
Augustin Palokaj: BE-ja vazhdon të improvizojë me Kosovën
13 Janar, 17:35
-
Gjermani/ Zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, ekstremi i djathtë: Nxjerrim vendin nga BE! Weidel e AfD dhe Scholz i SPD kandidatë për kancelarë
13 Janar, 15:19
-
Lajçak: Këtë javë pritet të mbahet takimi i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur
13 Janar, 15:13
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05