BE-ja synon vendosjen e rregullave për përdorimin e inteligjencës artificiale

BE-ja synon vendosjen e rregullave për përdorimin e inteligjencës artificiale

Bashkimi Evropian ka shpallur propozimet për të rregulluar përdorimin e inteligjencës artificiale. Propozimet bëjnë thirrje për rregulla të rrepta, dhe masa mbrojtëse për zbatimin e kësaj teknologjie, e cila po shënon zhvillim të shpejtë. Raporti është pjesë e strategjisë më të gjerë digjitale të bllokut, që synon të ruajë pozicionin e tij si përcaktues global mbi standardet teknologjike.

Në bazë të propozimeve, kompanitë e teknologjisë që kërkojnë të futen në tregun e gjerë dhe fitimprurës të Evropës, përfshirë ato nga SHBA-ja dhe Kina, do të duhet të zbatojnë rregullat e reja evropiane.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishte porositur zyrtarët e lartë të Komisionit, që brenda 100 ditësh pasi ajo mori detyrën, në dhjetor, të propozonin një qasje të koordinuar evropiane për inteligjencën artificiale dhe strategjinë e të dhënave.

"Ne do të jemi veçanërisht të kujdesshëm, kur vihen në diskutim të drejtat dhe interesat thelbësore të njeriut", u tha von der Leyen gazetarëve në Bruksel.

"Inteligjenca artificiale duhet t'u shërbejë njerëzve, dhe për këtë arsye inteligjenca artificiale duhet të jetë gjithmonë në përputhje me të drejtat e njerëzve", tha ajo.

Sipas Komisionit Evropian, vendosja e rregullave të qarta për këtë çështje është e nevojshme për të adresuar "sistemet e rrezikut të lartë" si ato në shëndetësi, polici ose transport, të cilat duhet të jenë "transparente, dhe të garantojnë mbikëqyrjen nga ana e njeriut ".

“Teknologjia mund të përdoret për të përmirësuar kujdesin shëndetësor, duke e bërë bujqësinë më efikase ose për të luftuar ndryshimin e klimës. Por, gjithashtu sjell rreziqe të tilla në aspekt të "vendimmarrjes, diskriminimit me bazë gjinore, ndërhyrje në privatësinë ose të përdoret për qëllime kriminale”, thuhet në dokumentin e Komisionit Evropian.

Sipas propozimeve, të cilat janë të hapura për konsultime publike deri më 19 maj, autoritetet e BE-së, dëshirojnë të jenë në gjendje të testojnë dhe vërtetojnë të dhënat e përdorura nga algoritmet që fuqizojnë inteligjencën artificiale./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja