PD pa kandidatë në zgjedhjet e 14 majit, Bejko zbulon prapaskenat: Bardhi luajti lojën e Berishës! Vendimin e gjykatës për vulën e pranojmë, sfidojmë dhe Rithemelimin

Nënkryetari i Partisë Demokratike Roland Bejko, hodhi akuzat në drejtim të grupimit të Gazment Bardhit se në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar, ka luajtur lojën e Sali Berishës. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, Bejko tha se Gazment Bardhi do po ashtu që t’i çojë edhe siglën dhe vulën e PD-së te Sali Berisha.

'Ne donim të përfaqësoheshim në 61 bashki. Por pjesa e bardhit nuk donte. Këto po bënin lojën e Sali Berishës. Vazhdojnë misioni. Kanë bërë marrëveshje me Sali Berishës. Këta kanë dashur të shkojnë te Sali Berisha me trofe. Në bazë të trofeut të kishin është pozicionin në rankimin hierarkik. Ende nuk e ka çuar deri në fund amanetin që të çojë kryetarin siglën dhe të zhbëjë jo thjesht një grumbull njerëzish. Sallat tona janë plot.’- tha Bejko.

I pyetur nga gazetarja Marsela Karapanço në lidhje me nëse po i bëhet presion gjykatës së Apelit për seancën e çështjes së vulës së PD-së, Bejkoi mohoi se ato po i bëjnë presion. Sipas Bejkos ata do të pranojnë vendimin e gjykatës dhe madje kanë sfiduar Rithemelimin të bëhë të njëjtën gjë.

‘Ne jo. Jo vetëm ne por të gjithë demokratë. Dhe ju te medias është midis të gjithëve, thonë po kjo gjykata kaq të vështirë e ka të marrë një vendim. Ne jemi më të urtët në këtë. Ishte në tagrin e nënkryetarit. Pushtete të jenë të ndara. Padiskutim që do ta pranojmë, kemi bërë sfidën që edhe pala tjetër ta pranojë.’- tha Bejko.

Nga ana tjetër Bejko tha se Rithemelimi, po u thotë qytetarëve në bazë se opozita e tyre do të jetë për çlirimin e Sali Berishës.

‘Ju kanë thënë që të qëndrojnë fort dhe gjithë strategjinë që duhet të ketë opozita e tyre të jetë për çlirimin e Sali Berishës. Gjithë hallin e kanë të çlirojnë Sali Berishën.’- tha Bejko.

Bejko po ashtu iu rikthye edhe fushatës parlamentare në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku hodhi dyshime për financimin e fushatës së Sali Berishës.

‘Ku i gjeti paratë Sali Berisha. Unë nuk dukesha gjëkundi se nuk e financoja dot. Ku i gjetën këta paratë për ngritjen e skenave gjigande. Këta janë bashkë. Oligarkët janë bashkë. Duan të mos ketë asnjë zë. Duan ta zhdukin PD-në sepse ne përfaqësojmë të ndryshimin e tyre, nëse ata janë oligarkët ne jemi kundër oligarkëve.’- tha Bejko.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër