Kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës nga PD-ja, Roland Bejko e pa hyrjen e tij si kandidat i demokratëve si revanzh të 1 viti e gjysmë përulje të selisë blu. Bejko u shpreh se rezistenca i ka bërë demokratët të kenë vullnetin për të hyrë e sipas tij edhe për të fituar zgjedhjet.
“Nëse në politikë do ishte siç thatë ju i bindur që çdo herë ai që do humbiste, do humbiste dhe ai që do fitonte do fitonte. Ne kemi fjalën dhe fjala është ajo që do na çojë tek qytetarët. Nuk kemi prapa as krimin, as patronazhistë apo aktivistë. Se vazhdimisht na shpiken fjalë të tilla që kanë nga mbrapa romane për të shkruar.
Ne, do u drejtohemi qytetarëve, të cilët na presin se duan të largojnë oligarkinë, duan frymëmarrje. Ne e kemi për detyrë se jemi organizatë politikë dhe kemi një ideologji politike.
Garancia është integriteti ynë, që dimë ti rezistojmë çdo lloj tundimi. Jemi vetvetja, njerëz të lirë, ne s’kemi parti kryetari, kemi parti politike. Edhe pse hoqëm shumë ketë vit, me shantazhe, bullizim e joshje, kemi rezistuar. Kemi rezistuar më tepër se ishte parashikuar. Nga daljet e terrenit konstatuam se sallat ishin plot. Do ishim më mirë nëse s’do ishte futur brenda si bombë egoizmi personal i Berishës që e trajtoi partinë si pronë. PD ka mision të rëndësishëm, është parti që përcjell në Shqipëri frymën dhe vizionin tonë Evropian. Për ne është historike që kemi duruar një vit e gjysmë dhe tani kemi revanzh, pozitiv për qytetarët. Ne do kemi një PD për qytetarët. Për herë të parë shqiptarët do e shohin se çfarë do të thotë të jesh në Parti Demokratike. Kjo është oferta jonë.”- tha Bejko.
Lajmi kryesor: