TIRANË- “Frymëmarrje për Shqipërinë” ishte slogani i prezantuar sot nga kandidati i PD-së për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko dhe kryetari i komanduar Alibeaj. Bejko garantoi se ka një plan të qartë sesi do arrijë të marrë bindjen e qytetarëve dhe mënyra efektive sipas tij është “derë më derë”.
Bejko dhe Alibeaj u munduan edhe sot të ‘spastrojnë’ PD-në me ish kryeministrin Sali Berisha, madje “lufta” mes dy kampeve të përçara të selisë blu duket se do të shihet si betejë e ashpër. Roland Bejko e pa hyrjen e tij si kandidat i demokratëve si revanzh të 1 viti e gjysmë përulje të selisë blu. Bejko u shpreh se rezistenca i ka bërë demokratët të kenë vullnetin për të hyrë e sipas tij edhe për të fituar zgjedhjet.
Ata u kërkuan demokratëve besnikë të jenë racionalë në ditën e votimit. Bejko u prezantua edhe si i vetmi nga alternativat që kishte ideologji të djathtë dhe se kandidatët e primareve kërkojnë të hutojnë demokratët, pasi sipas tij, strehimi tek Meta (që është një parti e majtë), nuk ka sesi t’i idetifikojë si demokratë.
“Qëllimi im kryesor është bashkëpunimi me mendjet më të mira që ka Tirana në këto fusha, duke profilizuar një program të djathtë, me identitet të djathtë. Kjo fushate nuk do jetë e vështirë për mua, do jetë e lehtë. Stili më i mirë është të shkosh derë më derë. Por kjo s’do të thotë se do lëmë pjesë të tjera të Tiranës edhe pse koha na kufizon. Ata që e quajnë veten të djathtë të votojnë, të mos hutohen nga ata që dikur ishin të djathtë po sot janë strehuar tek e majta. E kam fjalën për koalicionin në të cilin një pjesë e mirë e demokratëve janë strehuar në ombrellën politike të Ilir Metës. Vota, shkon tek Meta jo te PD. Kështu që, i ftoj demokratët të jenë racional.”- tha Bejko.
Bejko u shpreh se për sloganin mori spunto nga kritika e një qytetari për qeverinë. Në vijim të planeve të tij për Bashkinë, Bejko ka prezantuar edhe një libër ku rendit të gjitha qëllimet dhe synimet e PD-së zyrtare.
“Në diskutim e sipër çohet një zotëri e thotë na u zu fryma në këtë Tiranë. Thotë na u zu fryma në qarkullimin e ajrit, sot me ndërtimet që janë bërë, janë bllokuar rrymat e ajrit. Në planin ekonomik na u zu fryma se e kanë 3-4 firma të preferuara dhe bizneset e tjera ngrohen në diell e mezi paguajnë rrogat e punëtorëve.”- tha ai.
Sa u takon numrit të pakët të kandidatëve për zgjedhjet vendore, kryetari i komanduar Enklejed Alibeaj pretendon se po shkon në zgjedhjet e 14 majit me vetëm 14 nga 61 kandidatë për shkak të agresionit nga Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Roland Bejko është kandidati i PD-së zyrtare dhe është në këtë garë me Belind Këlliçin e ‘Rithemelimit dhe Erion Veliajn e PS.
Kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Indrit Hoxha ka reaguar në lidhje me deklaratën e Enkelejd Alibeajt për arsyen se pse nuk kanë dalë me kandidat në të gjitha bashkitë e vendit për shkak të bandave majtas djathtas. Hoxha thotë se kandidatura e tij është pikërisht për të luftuar bandat që kanë zaptuar qytetin.
‘Sot Enkelejd Alibeaj është shprehur se në Vorë nuk paska nxjerrë kandidat, për shkak të bandave majtas dhe djathtas. E vërteta është se kandidatura ime në Vorë është pikërisht për të luftuar bandat që kanë zaptuar Vorën dhe e kanë kthyer në simbol të krimit të pushteti lokal të Edi Ramës. E vërteta është se në Vorë të gjithë demokratët janë bashkuar si kurrë më parë për të larguar krimin nga Bashkia Vorë. E vërteta është se demokratët, të cilët dua ti falenderojë nga zemra, u bashkuan dhe lanë interesat individuale për një qëllim: Largimin e krimit dhe bandave nga Vora. E vërteta është se kandidatura ime ka shqetësuar bandat e Vorës sepse e kanë shumë të qartë se pushteti i tyre më 14 maj merr fund dhe bashkia i kthehet qyetetarëve. Unë jam kandidati i të gjithë demokratëve dhe njerëzve të ndershëm e punëtorë të Vorës. Kurrë në jetën time s’kam pasur të bëjë me krimin. Përkundrazi, e kam denoncuar dhe akuzuar në çdo dalje time publike, madje me fakte, dhe kam ngritur akuza penale kundër tyre. Gjëja e parë që do të bëj më 15 maj është kthimi në ligjshmëri dhe dekriminalizimin e Bashkisë Vorë, në të mirë të njerëzve të Vorës dhe interesit të përbashkët. Unë do të kem vetëm banda muzikore në fushatë dhe në qeverisjen e Vorës, asnjë lloj bande tjetër. Të gjithë bashkë më 14, për të larguar korrupsionin dhe krimin nga Bashkia Vorë.’- shkruan Hoxha.
Në konferencën për media ku ka prezantuar strategjinë e fushatës për zgjedhjet e 14 majit, Enkelejd Alibeaj ka sulmuar Edi Ramën dhe Sali Berishën për paratë që përdorin. Për Ramën thotë se shpërdorin paratë e buxhetit të shtetit ndërsa për Berishën i kërkon gazetarëve ta pyesin ku i gjen paratë për mitingjet.
“Fushata e Ramës është me shpërdorime masive parash të buxhetit të shtetit. Llogarisni atë që e pretendon si shtesë të pensioneve. I gënjen me nga një karamele vetëm në funksion të zgjedhjeve, po shpenzon para për aktivistin, për rritjen e pagave e del sikur po mbjell pemë. Pyeteni Berishën, ku gjenden paratë. Në dijeninë time vetëm për të marrë stadiumin duhen 50 mijë euro. Jo vetëm atë por të gjithë sallat e tjera. Pyeteni si e paguan selinë e zaptuar të PD.
Ne do u flasim njerëzve. Do flasim në mënyrë të vërtetë e do japim ide dhe zgjidhje që janë të matshme, konkrete, s’janë magji e hipokrizi, janë të shkuara dhe do ua çojmë shqiptarëve derë më derë me cdo lloj mjeti duke u dhënë dorën. Kemi 1 vit e pak që jemi në fushatë. Gjithçka ka ndodhur deri tani me PD është fushata”, tha Alibeaj.
Enkelejd Alibeaj thotë se demokratët duhet të votojnë PD vetëm në 14 bashkitë që kanë kandidatë ndërsa nuk jep përgjigje konkrete se cila duhet të jetë vota për bashkitë e tjera. Në konferencën për media i vë theksin faktit që shkojnë në zgjedhje pa koalicion vetëm për të ngritur të djathtën.
“Kandidatët e tjerë që janë të së majtës apo të majtës. Janë të PS apo PL, kaq e thjeshtë. Qëndrimi politik i PD është ky. Votohet vetëm PD në këshilla dhe kandidatë atje ku i kemi. Kjo qëndron në frymën, orientimin, rregullat staturore të PD. Jo, PD nuk ka bërë koalicion. Ne dalim të vetëm sepse duam të tregojmë e testojmë dhe ringremë të djathtën e vlerave, jo ‘non grata-ve’, të djathtën që nuk pret me ankth çfarë do dalë nga SPAK, të djathtën e vlerave euro-atlantike”, tha Alibeaj.
Kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës nga PD-ja, Roland Bejko e pa hyrjen e tij si kandidat i demokratëve si revanzh të 1 viti e gjysmë përulje të selisë blu. Bejko u shpreh se rezistenca i ka bërë demokratët të kenë vullnetin për të hyrë e sipas tij edhe për të fituar zgjedhjet.
“Nëse në politikë do ishte siç thatë ju i bindur që çdo herë ai që do humbiste, do humbiste dhe ai që do fitonte do fitonte. Ne kemi fjalën dhe fjala është ajo që do na çojë tek qytetarët. Nuk kemi prapa as krimin, as patronazhistë apo aktivistë. Se vazhdimisht na shpiken fjalë të tilla që kanë nga mbrapa romane për të shkruar.
Ne, do u drejtohemi qytetarëve, të cilët na presin se duan të largojnë oligarkinë, duan frymëmarrje. Ne e kemi për detyrë se jemi organizatë politikë dhe kemi një ideologji politike.
Garancia është integriteti ynë, që dimë ti rezistojmë çdo lloj tundimi. Jemi vetvetja, njerëz të lirë, ne s’kemi parti kryetari, kemi parti politike. Edhe pse hoqëm shumë ketë vit, me shantazhe, bullizim e joshje, kemi rezistuar. Kemi rezistuar më tepër se ishte parashikuar. Nga daljet e terrenit konstatuam se sallat ishin plot. Do ishim më mirë nëse s’do ishte futur brenda si bombë egoizmi personal i Berishës që e trajtoi partinë si pronë. PD ka mision të rëndësishëm, është parti që përcjell në Shqipëri frymën dhe vizionin tonë Evropian. Për ne është historike që kemi duruar një vit e gjysmë dhe tani kemi revanzh, pozitiv për qytetarët. Ne do kemi një PD për qytetarët. Për herë të parë shqiptarët do e shohin se çfarë do të thotë të jesh në Parti Demokratike. Kjo është oferta jonë.”- tha Bejko.
Kandidati i PD për bashkinë Tiranë, Roland Bejko ka treguar se si lindi slogani ‘Frymëmarrje për Shqipërinë’ që nisi nga kryeqyteti ku qytetarët ankohen se iu është zënë fryma nga ndërtimet, taksat e trafiku.
“Në diskutim e sipër çohet një zotëri e thotë na u zu fryma në këtë Tiranë. Thotë na u zu fryma në qarkullimin e ajrit, sot me ndërtimet që janë bërë, janë bllokuar rrymat e ajrit. Në planin ekonomik na u zu fryma se e kanë 3-4 firma të preferuara dhe bizneset e tjera ngrohen në diell e mezi paguajnë rrogat e punëtorëve. Na u zu fryma në aspektin e qarkullimit në qytet, na duhet 1 orë e gjysmë për të shkuar në punë nga Liqeni i Thatë në Kinostudio ndërkohë që për 1 orë shkon në Fier. Na u zu fryma nga taksat, ndaj duhet të ulim taksat. Na u zu fryma nga cmimet e larta të banesave. Na u zu fryma nga gënjestrat e pafundme”, tha Bejko.
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj pretendon se po shkon në zgjedhjet e 14 majit me vetëm 14 nga 61 kandidatë për shkak të agresionit nga Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
“Nuk e fsheha në konferencën që pata këtu vështirësitë që kaloi PD nga agresioni që iu bë nga PS, nga Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta e kushdo tjetër. Targeti i vetëm ka qenë PD. Këta burra e gra, njerëz serioz kanë një veçori, janë të pakapur. Është e kuptueshme dhe normale që në një situatë të tillë anormale, zvarritje në gjyqe me luftë të bërë në institucione si KQZ, me seli të zaptuar që ne të bënim prezantimin. Të gjithë ata kandidatë synimin e kanë për t’i dhënë frymëmarrje Shqipërisë duke iu drejtuar pushtetit të Edi Ramës por s’është normale që një pjesë tjetër kanë synimin t’i ngulin thikë pas shpine këtij grupi të nderuar. Synimi i PD është prezantimi serioz dhe marrja e një rezultati dinjitoz. Serioze është beteja që është bërë deri tani, qëndresa në kushte aspak të favorshme, prezantimi për t’i dhënë një alternativë”, tha Alibeaj.
Roland Bejko, kandidati i PD për bashkinë Tiranë në zgjedhjet e 14 majit ka përgatitur programin për fushatën që duket si një libër. Bejko thotë se çdo pikë të programit që shkruhet në ‘libër’ do të prezantohet te grupet e interesit.
“Qëllimi ynë është të çlirojmë Tiranën nga kthetrat e grabitqarëve. Ne programin e kemi gati. Tezat e këtij program do bëhen publike ditën e çeljes dhe çdo pikë e këtij program do të prezantohet te grupet e interesit, banorët e zonave rurale dhe atje do flitet qartë, do thuhet e vërteta që është aleati ynë më i madh në këtë zgjedhje. Do kemi një rrugëtim intensiv por së bashku do ia dalim”, tha Bejko.
Në nisje të fushatës zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka dalë në konferencë për mediat bashkë me kandidatin për bashkinë Tiranë Roland Bejkon dhe prezanton strategjinë e PD për zgjedhjet e 14 majit. Ai thotë se do të punojnë që të ecin me vlera si mosbërja e kompromisit, integriteti, koherenca e idealizmi.
Alibeaj thotë se PD do të jetë alternativa qeverisëse ndërsa betejën për Tiranën e konsideron të një rëndësie të veçantë.
“Jemi sot për përpilimin dhe artikulimin e programit. Rëndësia e këtyre zgjedhjeve, është bërë e ditur tashmë, për Partinë Demokratike dhe veçanërisht për Tiranën. Megjithëse e pranoj që janë zgjedhje në kushte të komplikuara, për Partinë Demokratike, për gjithë kalvarin që PD ka kaluar vitin e kaluar. Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për shqiptarët. Ky është moment për të bërë dallimin e madh. Falë rezistencës së demokratëve, PD do të ndihet më e fortë, do të jetë alternativa qeverisëse në të ardhmen sepse është kontributi i njerëzve të lirë.
Jemi më të bindur që vlerat tek të cilat besojmë te një PD perëndimore, vlerat e demokracisë dhe parimet e shtetit të së drejtës janë thelbi kryeesor i lindjes dhe ekzistencës së PD. Këto parime i kemi mbrojtur gjithmonë, e drejta, e vërteta edhe mund të vonojë.
Beteja që kemi për Tiranën merr një rëndësi të vecantë, është kryeqyteti it ë gjithë shqiptarëve, qendra ekonomike, politike, konferenca e të gjithë Shqipërisë, ndaj mbështetja jonë për Roland Bejkon është për PD, për të ardhmen e PD. Jam i bindur që kandidatura dhe profili i Roland Bejkos është esenca e asaj çfarë në këto 30 vite PD do të duhej të ishte e cfarë duhet të jetë nesër.
Vlera si integriteti, koherenca, idealizmi, kontributi historik, mosbërja kompromis janë vlera që duhet t’i bëjmë së bashku. Kjo është baza me të cilën do të ecim gjatë kësaj fushate në shërbim të Tiranës jo vetëm tani por edhe në të ardhmen”, tha Alibeaj.
O Bejko o zari Lali Erit !!
PërgjigjuPra krietari i komanduar nga deshtaket e Washingtonit paska marre nje detyre te re nga dallkauku Escobar qe te shtoje gazin politik per mender publicitet ne sinkron te mafies ramiste.
PërgjigjuHahaha pse paskan kandidat kta .... me te marumit qekan mbledh bashk
Përgjigju